Pse gricet Gjergj Meta me Europën?

0
474

Nga KOLEC TRABOINI

Aludimet e paraqitura në shtyp të priftit Gjegj Meta se kinse nuk pranon të hyjë në Europë pa myslimanët janë populiste dhe një spekulim i gjithë. Askush në Europë nuk e ka shtruar alternativën që shqiptarët të hynë në BE me apo pa myslimanët. Madje po ju them se mua katolik në vitin 1990-1991 nuk më dha asnjëherë vizë shteti italian (europian, o Gjergj Meta), kur ndërkohë lexoja në ambasadë lista me emra myslimanë të pafund. Ma gjej shkakun se je prift e mbase di më shumë se unë i nderuar prift.

E pra im atë, Palok Traboini, kishte mbaruar shkollën teknike italiane në Shkodër, Dada ime Katrinë ka qenë italiane nga babai i vet Andrea Skanjeti, i vjetri (burri i Motrës Tone). Të gjithë këto lidhje të krishtera nuk më pinë ujë në ambasadën italiane europiane ku shqiptarët myslimanë ishin të mirëpritur. A nuk tregon kjo se europa e krishterë pavarësisht se me mua u soll keq, në të vërtetë nuk kishte paragjykime?

Por gjithashtu myslimanët tanë, nëse aspirojnë Europën, duhet të kenë parasysh se nuk hyhet në Europë me mentalitete anadollake. Flas për disa sigurisht. Veçmas ata që jetojnë në Shqipëri dhe dalin me turra për tu falur nëpër sheshe publike. Tumllas sheshi “Skënderbe” me myslimanë që falen. Një sfidë e revansh ky. E turpshme kjo shfaqje, sepse secili mund të falet në faltore e jo të imponojë popullin, apo më tepër ato zërat mesjetare të muzeinëve, të krijohet përshtypja se nuk je në Europë por në Arabi dhe ta neveritin Tiranën, Shkodrën e qytetet e tjera ku buçasin në altoparlantë arabisht.

Europa është me themele në krishtërim, të mos tregojmë përralla kinse jo, dhe çdo përpjekje për ta sfiduar me islamizim është e destinuar të dështojë. E bënë në Spanjë me shekuj, po ku i ke sot…Spanja është katolike. Jo se duam apo nuk duam ne me Gjergj Metën por se ky është realiteti. Ashtu si Arabia është vend islamik dhe të krishterët i ekzekutojnë pa mëshirë. Ne nuk kemi ndërmend të krishterizojmë e konvertojmë botën arabe, o Gjergj Meta. Janë ata që duan të bëjnë të kundërtën me popujt e Europës.

Nuk e ndjen revanshin e islamit politik që duan kalifat në Europë dhe Ballkan. Por, të na lënë rehat këtu në trojet tona zullapëria e Orjentit me Erdogan m. e Edrenesë që e ka si flamur atë platformë ogurzezë. Ne jemi pjesë e Europës edhe pa qenë në BE. Kështu të kishe shkruar o Gjergj Meta. Jemi bijtë e Gjergj Kastriotit e jo të Sulltan mutrave të Orjentit. Kështu! E jo ndryshe!

Po Gjergj Meta për vete, personalisht, është pjesë e strukturës fetare të Vatikanit e Vatikani është zëmra e Europës. Nuk e di këtë Gjergj Meta? Nuk ja kanë thënë këtë në Universitetet Fetare Katolike në Europë? Ai është në Europë sepse mund të shërbejë si fetar në çdo kënd të Europës pa asnjë pengesë. Themelet e Europës janë ngritur mbi kristianizmin e jo mbi islamizmin. Përkundrazi, turko-arabët kanë pushtuar Kostandinopojën dhe kishën e Shën Sofisë e ka kthyer në xhami, nuk e di këtë Gjergj Meta që me sfidon Europën duke e konsideruar të krishterë fanatike?

Ne jemi në Europë me ose pa Gjegj Metën dhe miqtë e tij, kushdo qofshin ata, çfarëdo feje e kombësie të kenë. Por nuk kemi as punë as lidhje me sulltan Muratat e Mahmutat, apo Sulejmanët e Bajazitët në qofshin. Në djall vafshin të gjithë! Këto atavizma historike nuk kanë të bëjnë me ne shqiptarët etnikë. Kurrë dhe asnjëherë.

Ne e kemi një Gjergj e ai është Gjergj Kastrioti! Ne ecim pas shëmbëllesës së tij. Më gjeni dot në Europë një europian më të madh se ky Gjergji ynë i Kastriotëve? Nuk besoj. Janë hije përpara tij. Ai luftoi në emër të Oksidentit kundër Orjentit, ishte kultura e qytetërimi përballë egërsisë, të njëjtën gjë do bëjmë edhe ne shqiptarët e pas Kastriotit e vazhdimësia e tij. Nuk kemi rrugë tjetër. Dhe asnjë kushtëzim!

Dhe për ta mbyllur, i nderuar Gjergj Meta, ka një fjalë në popull: në je hoxhë mbaj çallmë, në je prift, mbaj raso. Të tjerat i di populli vetë.