Pse flisni për partitë politike dhe harroni kahet e zhvillimit të shtetit të Kosovës?!

0
412
Skënder Karaçica

Në këndin e debateve

Në të gjitha TV emisionet informative (debate lidhur me zgjedhjet paralemantare në Kosovë), tërë programi shkon përmes çështjes së partive politike dhe rreshtimi i tyre për të marrë sa më shumë vota të lira të sovranit, ndërkaq asnjë fjalë për temën kryesore kahet e zhvillimit ekonomik, të reformave në arsimin fillor, të mesëm dhe universitar, sigurimi shëndetsor, investimet nga jashtë, dhe për të shkuar tutje në relacionet e shtetndërtimit demokratik dhe ligjor.

Kujtoj se është e tepërt të flitet për korpusin e partive politike, që, nëpër këto vite ato në pozitë dhe opozitë, e kanë sjellë shtetin në gjendje të përkulet për toke…(!). Debatet pa kalojnë në krah të partive politike, sipas përmasës së analistëve dhe të përcaktimit të tyre si (militantë, – nënvizimi im), ndonëse gazetarët nuk duhet sipas kodit të gazetarisë të jenë anëtarë të partive politike, por gjithnjë të pavarur.

Shteti i Kosovës nuk ka nevojë për numra të politikës se kush do të fitojë dhe kush të humbë votën e lirë të sovranit…?! Koha kërkon ndryshimin në të gjitha fushat e jetës dhe të kaheve të shtetndërtimit të Kosovës. Më pak fjalë dhe partitë politike duhen të flasin më programet e veta dhe, duke afruar përgjegjësinë kushtetuese ndaj shtetit dhe ndaj sovranit, që, kodet kushtetuese të shtetit të Kosovës të marrin të mbarën, pa politizime, pa klane në “pentagramin” e nepotizimit, por me kuadro të reja dhe rrafshe të reja politike për Kosovën sot dhe nesër…!

Në TV analistët duhet të kërkojnë të lexojnë nga afër programet e partive politike dhe, më pak fjalë shpatit përpjetë(sic!) dhe më shumë debate që afrojnë para sovranit të Kosovës, synimet e kaheve të zhvillimit të Kosovës.

Mos të vonohemi për shtetndërtimin e Kosovës…!

Çikago, janar të motit 2021


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]