9 Maji – Dita e Europës
Shkruan: Engjëll KOLIQI, 9 maj 2019
9 Maji, që në kohën e monizmit komunist festohej si Dita e Ngadhnjimit mbi Fashizmin, sot shënohet si Dita e Paqes dhe e Lirisë – Dita e Europës. Në vendet anëtare të Bashkimit Europian dhe në vendet e tjera aspirante, por që lëvizin lirshëm nëpër Europë, në vendet e Zonës së Shengenit dhe gjetiu, kjo festë vetëm shënohet, thuaja se formalisht në kalendatin historik, por nuk kremtohet me ndoj manifestim e as që është në kalendarin e festave të atyre vendeve.
Ndërkaq, populli i vendit tim, kosovarët e festojnë këtë Ditë të Europës njerkë, të Europoës që të vetmin popull të një shteti europian e mba të izoluar popullin tim, duke na e ndaluar lëvizjen e lirë. Athua e festojmë për ta “falënderuar” Europën për izolimin që na e ka bërë?! Athua e festojmë për ta “falënderuar” Europën për miliona EURO që po i na i plaqkitë nëpër ambasada e konsullata, duke paguar viza për të shkuar n’Europë, për ndoj punë, apo për t’i vizituar njerëzit tanë që janë mërgimtarë në të gjitha vendet europiane?! Pse e festojmë këtë ditë?!
Publikisht i thërras institucionet tona që ta heqin këtë ditë nga kalendari i festave tona. Këtë ta bëjnë menjëherë, që të jetë dita e sotme e fundit që e festojmë këtë festë të atyre që na mbajnë të izoluar dhe që as vetë nuk e festojnë.
Pse ta festojmë Ditën e Europës, e cila me dorën e përfaqësueses së lartë të politikës së jashtme, po i ngreh frenjtë e presidentit tonë, udhëve dhe traseve të shtruara nga krimineli radikalo-sheshelian, me petkun e presidentit të Serbisë – Aleksandar Vuçiq, asaj rruge që çon kah cungimi i territoreve tona të pasura dhe të zbehjes së sovranitetit tonë shtetëror.
Nëse duhet zbehur sovraniteti kosovar, unë do ta ftoja popullin tim për një referendum për rikthimin e emrit historik – Dardani dhe për hyrjen nën umbrellën e SHBA-ve, si shtet ekstraterritorial. Kështu edhe i japim fund izolimit sepse udhëtojmë pa viza me pasaportat USA dhe zhvillohemi ekonomikisht, si çdo shtet tjetër i SHBA-ve. Kështu më nuk do të kemi president të Kosovës, por guvernator të Dardanisë e mbase një ditë të bekuar, një kosovar do të jetë president i SHBA-ve.
Propozim fantastik dhe shkrim fenomenal !
Komentet janë mbyllur.