Pse edhe pas 22 viteve nuk i përmendet Serbisë çnjerzimi i femrës shqiptare gjatë luftë së Kosovës ?

0
131
Dhunimet e femrave në Kosovë

shkruan Fahri Xharra

Ku ishim mbi 20 vjet, pse heshtëm? Bile një herë në Kuvendin e Kosovës u përmend kjo çështje, një deputet që gjatë luftës paska qenë mjek i UÇK-s që emri i të cilit nuk më kujtohet, doli me një arsyetim dhe tha: “Të vërtetën mund ta gjejmë vetëm nëse e bejmë një kontroll të ri gjinekologjik“. Pse ai e tha e tha këte, po një dhunim si vërtetohet pas dekadave ? Ai donte të fshehej e vërteta, me siguri, dhe kjo temë u harrua thuase nuk ka qenë kurrë.

Në vitin 2012, dola me shkrimin “Çnjerëzimi i harruar i femrave të Kosovës “ i cili u ribotua edhe në gazetat e Shqipërisë, por jehona ishte vetëm e disa gazetave.

Fahri Xharra: Çnjerëzimi i harruar i femrave të Kosovës 

http://shekulli.com.al/4676/

https://gazetaora.tumblr.com/post/79157130077/%C3%A7njer%C3%ABzimi-i-harruar-i-femrave-t%C3%AB-kosov%C3%ABs

https://gazeta.mk/cnjerezimi-i-harruar-i-femrave-te-kosoves/

https://dardaniapress.com/cnjerezimi-i-harruar-i-femrave-te-kosoves/

https://floripress.blogspot.com/2018/04/cnjerezimi-i-harruar-i-femrave-te.html

(http://www.zemrashqiptare.net/news/35578/

http://gazetashqiptari.com/cnjerezimi-i-harruar-i-femrave-te-kosoves/


Çnjerëzimi i harruar i femrave të Kosovës

Nga Fahri Xharra, Gjakovë

“Shqipja e vjetër, si të parandiente një gjëmë të ardhshme, për përdhunimin e femrës e krijoi fjalën dyfish të rëndë “çnjerëzimi” (Këahtu thotë Kadare tek shkrimi i tij “Mbi krimin në Ballkan”).

Dramën e grave të Kosovës, në luftën e fundit, nuk ka kohë që mund ta shlyejë. Nuk ka kohë që mund ta heqë nga kujtesa e botës së civilizuar, që këto mizori të njohura prej shekujsh e mijëvjeçarësh, që u kthye në mjet lufte, me qëllim të caktuar: thyerjen e moralit të një populli.

Qëllimi i caktuar: thyerja e moralit të grave e burrave, por më së keqi goditjes së moralit jo vetëm të brezit që e përjetonte por edhe brezave të ardhshëm.

Kishim të bënim me një popull që kur e sheh fëmijën e vet duke fjetur thotë: “Po fle si i prerë në fyt” (“Spava kao zaklan”-kështu thonë serbët), ndaj një populli që për fëmijët në përgjithësi thotë se: “po fle si qengj” (kështu thnë shqiptarët).

Çka është çnjerëzimi? Sigurishtë se çnjerzimi është më i rëndë se çnderimi, pra më i rëndë se dhunimi. Historia jonë e njeh shumë mirë çnjerëzimin, e njeh shumë mirë se si mbrohet mu si ato skena tragjike të hedhjes së grave suljote nga shkëmbi në humnerë për të mos rënë gjallë në duar të kriminelëve (vërejtja ime; autori e ka fjalën per ushtarët e Perandorisë turke).

Shtazërimet e kryera ndaj femrës sonë nga serbët, kanë rënë në heshtje. Ato shtazërime kanë kaluar në harresë. Ato shtazërime në mbi 20 mijë femra të Kosovës, e që është një trishtim i madh, për të cilat një pjesë e politikanëve e harruan krejtësisht se çka ndodhi.

Çnjerëzimi është një armë e luftës, e cila të poshtëron, por nëse heshtet, viktima bëhet dhunues. Kalvari i vërtetë i çnjerëzimeve, në luftën e armatosur në vitet 1998-1999, sipas shënimeve ishin ngjarjet që më së shumti në botë u mbuluan nga shtypi, radiot dhe TV-të ndërkombëtare. Por, e rëndë është heshtja jonë, pra heshtja e klasës politike të Kosovës.

Çnjerzimin e femrës shqiptare ne luftën e armatosur te shqiptarëve te Kosoves për çlirim shoqëria jonë duhej ta potenconte vazhdimisht para opinionit të bashkësisë ndërkombëtare, siç e bëri Serbia me shumë lehtësi shfaqjen dhe angazhimin e Karla Del Pontes dhe Dick Martit, dhe me këtë shfaqeje te karladelponteve e dickmartave, per gjoja krimet e UÇK-se që paska bërë kundër “robërve të luftës (athua ku ishin ata robër lufte?!) ne opinionin ndërkombëtar krijoj një ndjesi që ne shqiptaret mos ti dhimbsemi askujt. Jo pra, nuk i dhimbsemi më askujt!

Të dhënat nuk mungojnë, por përderisa krimi është i dënuar në emër të moralit, instancat e drejtësisë bëhen kuadër fizik nëpër të cilin viktimat duhet të kalojnë, për të kërkuar drejtësi. Ishte ajo kohë që ne e heshtëm dhe e harruam, koha kur tërë bota u vu në dijeni për krimin serb.

Pasi një popull u shtyp dhe u masakrua vite me radhë, pasi u mbytën me thikë mbi 800 fëmijë të moshës nën 5 vjeç, pasi u përdhunuan mijëra gra e vajza, pasi u deportuan barbarisht rreth një milion njerëz, heshtja jonë bën që provokimi ende të vazhdojë.

Për arsye të njohura, ne ende heshtim për atë që ne ishim hebrenjtë e fundit në kampet çnjerëzuese të Milosheviçit. Duke na falënderuar neve, prijësve tanë te klasës politike, bota e filloi heshtjen. Dhe, bota vazhdon të jetë përsëri e verbër. Ky është një shans më tepër që çnjerëzuesit të bëhen “viktima”.

Gjakovë, 2012

P.S   Kjo çështje është aktualizuar kohëve të fundit nga qeveria. Shpresoj se do i dalim në krye

22 vjet kanë kaluar dhe plagët e luftës ende janë të hapura. Plagët i kemi të hapura në shumë fronte. Kemi ende persona të zhdukur, dëme që akoma s’i kemi matur, dhe shumë borxhe të papaguara. Por, fronti që na ka hapur plagë më tepër e për të cilin dua të kem vëmendjen tuaj sot, janë gratë dhe burrat e përdhunuar të cilët edhe sot vazhdojnë të jetojnë me barrën e rëndë të padrejtësisë, stigmës dhe izolimit.

Ne nuk mundemi as të imagjinojmë dhimbjet dhe tmerrin që të mbijetuarat e dhunës seksuale të luftës kanë përjetuar, por edhe vuajtjet e vazhdueshme pas luftës duke jetuar të heshtur, të izoluar e të harruar

Në Kosovë, edhe 22 vjet pas luftës, nuk kemi akoma AS EDHE NJË AKTGJYKIM PËRFUNDIMTAR fajësues në lidhje me rastet e përdhunimi në kohë lufte. ASNJË. Kemi vendime të shkallës së parë, të cilat janë kthyer mbrapsht në shkallët e apelit. Kjo, përkundër faktit që kemi gra e burra që kanë folur, kush publikisht e kush veç në Prokurori.

Kemi zonjën Marte Tunaj, e cila ishte e para grua që në vitin 2013 dëshmoi hapur për përdhunimin që kishte përjetuar, dhe e cila vdiq në maj të vitit 2016 me një pension prej 96 eurosh. Kemi zonjën Vasfije Krasniqi – Goodman, e cila e ka vazhduar misionin e shenjtë të Marte Tunajt duke folur në vazhdimësi hapur për këtë çështje që lëndon gjithë kombin tonë, dhe, së fundmi, kemi edhe zonjën Shyhrete Tahiri-Sylejmani, e cila njashtu ka treguar forcë të pashembullt kur ka vendosur të flasë për eksperiencën e saj.
( E Huazuar, 27.10.21 )