Pse deputetet e parlamentit të Kosovës nuk qëndrojnë në mbledhje..?

0
425

Si shihet atdheu nga larg

Në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës, deputet e zgjedhur me votën e lirë të sovranit, e kanë bërë si “rregull” vijnë dhe dalin nga salla saherë që dëshirojnë.

Kjo bëri që kryesuesi Xhavit Haliti duke e ngritur zërin kogja lartë, e tha shtruar:

Nuk bënë që të lëshoni kur të doni mbledhjen, ndonëse ne votimin në parim të ligjeve, nuk po e kemi forumin, prandaj për të gjithë ata që nuk qëndrojnë në sallë do tu hiqen të gjitha mëditjet matriale(!).

Deputetë të Kosovës, mos harroni përgjegjësinë e kontratës që keni bërë më sovranin përmes votës së lirë për përfaqësimin si ligjvënës të institucionit më të lartë të shtetit të Kosovës.

Çikago, 9 shkurt 2018


Fletëza jete

Kemi pas thënë njëherë për Kosovën…

…Veçsa të çlirohemi nga Serbia, me një lugë do të hanim bashkë dhe në sofrën e jetës…!

…Veçsa të bëjmë Kosovën shtet, do të punojmë e do të ndërtojmë trajtat e jetës për ty Kosovë!

…Veçsa të lind Dielli, do të nisemi për punë e zhvillim për ty Kosovë!

…Veçsa të bjen zilja e shkollës, fatosat tanë me libra në dorë dhe me Mësuesit e Popullit!

…Veçsa të del pranvera do të mbjellim të gjitha arat e bukës së re!

…Vesa do të ndërtojmë institucionet e shtetit të Kosovës, do të jemi në ballë të vlerave të demokracisë dhe të kaheve tona kombëtare shqiptare!

…Veçsa të thonë fjalën e vet ligjet e miratuara në parlament në Prishitnë, ne do të bëhemi vertetë ligjvënës për të ardhmen e vendit!

…Veçsa të takohemi njeri me tjetrin do të kultivojmë mirësjelljen tardicionale se jemi shqiptar të Kosovës!

…Veçsa të dëgjohet fjala e dijes në Universitet dhe në Akademinë e Shkencave, ne do të bëhemi gati për të shpërndarë vlerat tona kombëtare me popujt në Evropë dhe botë!

…Veçsa kur vjen koha e zgjedhjeve ne sovrani i lirë do të votojmë më të mirët për insitutcionet e shtetit të Kosovës!

…Veçsa kur flasin ligjet ne do të themi se jemi shteti ligjor i Kosovës!

…Veçsa me përmasën e kohës do të themi:Ligji për të gjithë, askush mbi Ligjin në Kosovë!

…Veçsa të shkoi në redaksinë e mjeteve të informimit, do të respektojmë rregullat e drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe!

…Veçsa të me jepet fjala do të them Kosova për të gjithë, ne për Kosovën!

…Veçsa të me jepet fjala do të them zëshëm, të shpalojmë vlerat dhe të bëjmë trajta të reja të qytetërimit për sot e nesër për ty Kosovë!

Çikago, 9 shkurt 2018


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]