Pse babai i im ishte ma patriot se unë qysh në vitin 1941-45

0
825

Xhevat Rexhaj

Në vitin 1940 babai im kishte qenë ushtar në mbretërin e asaj kohe SKS, ishte ushtar në Zagreb. Në momentin që ushtria gjermane kishte marshue në shumë shtete të Evropës ashtu edhe atë ish mbreteri e kishte nënshtrue (boll mirë ia kish pas ba), pasi ishin fut në Zagreb, i kishin marrë ushtarët në kazermen e qytetit dhe i kishin deportue në Austri. Në mesin e tanë, pra edhe babain tim dhe dy vendas të babait tim Brahim Ramen dhe Ramë Hulin nga Istogu.

Baba tregonte se i kishin dergue në nji kamp përqendrimi provizor, afër St. Anton am Arlberg në Austri, me kushte të tmerrshme në kamp. Fati kishte dashtë që disa ditë kishte marrë kohë shumë e keqe me erëra e borë, dhe fatmirësisht në një mengjesë heret, pasi që rojat nuk dilnin shumë me kontrollue, babai dhe 9 veta të tjerë bashkë me Brahimin e Ramën, kishin ikur nga kampi dhe pas 3 ditë në ecje në kambë, kishin mbërri në Vaduz të Lichtenstain.

Nga aty i kishin marrë Kryqi i Kuq ndërkombëtar dhe i kishin dergue në St. Gallen. Si tregonte edhe në RTK, në vitin 1978 babai im dhe shoket e tij, Brahimi e Rama, ata menjihere edhe me ata 9 të tjere (5 serb, 3 kroatë dhe nji boshnjak) ishin strehue nga organet zvicerane… 1 vit babai im kishte jetue në St. Gallen, 1 vit në Schaffhausen, ku jam edhe une, dhe 3 vite gati në Kloten, Zürich.

E tash po dal te fillimi, pse babai im me ata dy vendasit e vet ishin ma patrioata! Ato vite në Zvicer ata kishin pas te drejta te shumta, kurse gjuhe, dhe jete të mire, plus oferta për qendrim të perhershem, duke ditur se lufta ishte e tmerrshme aso kohe. Të gjithë këta 12 veta kishin pranue letrat e qendrimit, duke ditur se nuk ka ma kthim mbrapa…

Po kur kishte perfundue lufta të tre ata, babai im, Brahimi e Rama kishin kerkue që të kthehen në vendlindje, me mendimin se kinse kanë fitue forca progresive e jo çetniket, nga grupi i tyne edhe dy kroatë kishin kerkue kthimin, por 5 serbë dhe nji kroat e nji boshnjak kishin vendosë me mbete në Zvicer.

Me 1946 pra, Zvicra u kishte rregullue letrat e udhetimit, dhe i kishte dergue në Marsejë të Frances dhe nga aty me anije në Tivar, e nga Tivari me kamion kishin mberri në Istog …Pas disa muajsh babai im ishte pranue të punojë porotë në gjykaten e Pejes, por mas dy vjetësh e kishin largue, masi kryetar ish ardh nji farë Popoviqi, sepse e kishin largue Isa Plaven!


Loading…


Une e ngucsha babain tim shpesh, se perse ai ka pas deshirë me u kthye, po tregoi edhe në këtë rrëfim. Babai im, Tali pra, para se me shkue ushtar kishte qenë i fejuem me qiken e Rexhep Bardhecit nga Muzhevina, por mjerisht Familjen e R. Bardhecit e kishin egzekutue brigada partizane e Shqipnisë së Enver Hoxhës si ballista, dhe kështu ishte vra edhe e fejuemja e babës tim. E une i thojsha babës, se me e pas ditë që ju ka vra e fejuemja, s’ishe kthye… ai thojke, jo, jo s’kam dashte me jetue në Zvicer, por këtu në Cerrcë, ku jam lindë.

Që ngjarja të ishte edhe ma interesante, po rrefej se si kishte ndodhë martesa e babait tim me Nanen time. Pasi qe e fejuara e babait ishte vra nga partizanet e Enver Hoxhes, ishte edhe ngjarja me Nanen time. Nana ime kishte qene e martuar në Uçë të Istogut, por fatet e jetes janë sui generis nganjiherë. Në vitin 1944, bashkeshorti i Nanes ishte vra në lufte me çetniket në Suhogerllë, dhe budallakitë e asaj kohe ishin, që nana ime të kthehej për ta marrë vllaun e burrit???

Nana ime qysh aso kohe kishte qenë me mendje të shëndoshë, dhe ka ikur nga ajo shtëpi me rrezikun, qe edhe gjaqe te kete, por asesi nuk kishte pranue me asnji kusht, duke mendue me e mbyt edhe veten e mos me e marre vllaun e burrit… keshtu që ma vonë përmes lidhjeve, i kishin fejue dhe martue Babain tim dhe Nanen time.

Due ta them se rasti i Nanes time qysh aso kohe ka tregue madhështinë e nji femne shqiptare, andaj une me plotë kuptimin e fjalës e them: Nana ime ishte sui generis me veprimin e saj qysh me 1944…

E pra po del se baba jem Tal Rexhaj ishte ma shqiptar e patriot, sesa une që nuk po kthehem në Kosovën shtet !