Pse asnjëherë deputetët nuk shkuan të vizitojnë popullin që i votoi…?!

0
309
Isa Mustafa - Kujtim Shala - Hashim Thaçi

Sy me sy me popullin

Në këto vite, më kanë thënë, deputetet e popullit të zgjedhur me votën e lirë, nuk shkuan që të vizitojnë fshatin apo qytetin dhe, për të biseduar sy me sy me popullin…!

Ne kemi shumë halle, me thanë ata në fshatin tim që i takova verën e pushimeve që kisha ardhur nga Amerika…!

Nuk vijnë asnjëherë, nuk i kemi parë kurrë që deputeti i popullit të vij e të na vizitojë në fshatin tonë, me thanë në fshatin tim. Ata, i shohim në televizor ose në sallën e parlamentit kur dalin e diskutojnë dhe, në të shumtën e herës kur ata “polemizojnë” duke e fyer njeri-tjetrin më fjalët më të rënda…!

Sa keq kur para popullit, deputetët tanë ne që i zgjodhëm dhe në “emrin tonë” (sic!dalin shpeshherë nga rendi i ditës dhe nuk dëgjojmë hiq më shumë se sa fyerje të skajshme, që, na besoni nuk i bëjnë nderë votës së lirë(sic!).

Deputetët e popullit nuk shkuan asnjëherë të takojnë popullin dhe të japin përgjegjësi për kontratën demokratike dhe kombëtare për votën e lirë të popullit…!

Ata asnjëherë nuk erdhën të na vizitojnë, më thanë në fshatin tim (Sankovc) të Drenicës.

Ata nuk erdhën, na harruan…!

Çikago, dhjetor të motit 2020


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]