PROTESTË PARALAJMËRUESE NGA DËSHMORËT E UÇK-së

0
439
Protestë e veteranëve UÇK

“Nuk jemi të mjerë e as lypsarë!”
“Kujdes! Mos luani me ndjenjat e UÇK-së sepse do t’iu mallkoj Zoti!”,
“Kërkojmë të drejtat tona legjitime” etj.

Prishtinë, 15 shkurt 2019

Sot qindra protestues, veteranë, invalidë e familjarë të Familjeve të Dëshmorëve të Luftës të UÇK-së, përfaqësues të të gjitha Zonave mbajtën një protestë në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë duke e ngritur zërin për të drejtat e tyre legjitime.

– Mos trajtim të barabartë me kategoritë e tjera në Ligjin e ri për paga. Veteranët, invalidë dhe familjet e dëshmorëve konsiderojnë se nuk po vlerësohen sa duhet vlerat e kësaj kategorie në ligjin e ri të miratuar javën e kaluar.

Kjo protestë, sipas organizatorëve ishte një paralajmërim për protestën masovike të radhës, e cila sipas tyre, nëse nuk merren parasysh këto kërkesa, atëherë do të organizohet protesta e radhës e cila do të jetë masovike dhe do të zgjas deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Në vazhdim po e paraqesim fjalën e lexuar para protestuesve:

…Kjo protestë ka për qëllim që t’i kthehej dinjitetin vlerave të luftës dhe që të mos konsiderohen vlerat e luftës si rendi i fundit i kësaj shoqërie të pas luftës.

UÇK-ja është më meritorja për shtetin e Kosovës; familjet e dëshmoreve, invalidët e luftës,
veteranet e vërtet të luftës, familjet e martirëve, familjet e të zhdukurve, këto kategori janë themeli më i fuqishëm i shtetit tonë. Ne vendosëm të mirën e popullit, para të mirave dhe përfitimeve personale. Ne vendosëm të japim jetën për Kosovë!

Sikur të mos ishte UÇK-ja sot nuk do të mund të merrnin paga të mira as deputetet, as mjeket, as mësimdhënësit, as policët, as posta, as aeroporti, as trusti, as gjykatësit, as prokurorët, as shërbyesit civil, as ministrat, etj, etj.

Pa UÇK-në nuk do të kishim as liri e as shtet!

Prandaj, mos të keqpërdoret modestia e ushtarëve të UÇK-së. Ne jemi shoqëria më e disiplinuar e shtetit tonë; kurrë telashe nuk i kemi nxjerr Kosovës, dhe në qoftë së janë fryrë listat E veteranëve, atëherë nuk jemi fajtor ne, veteranet e vërtet, sepse ato u frynë nga politika e vendit, ata që vunë përfitimet para parimeve!

Unë mendoj që familja e dëshmorit duhet ta ketë pagën më të madhe se të deputetit, flijimi i jetës është mesazh më i madh se fjalimet pa rezultate në foltore! Invalidi i luftës duhet ta këtë pagën më të madhe se të profesorit, mësimin për atdhedashurinë e dha duke lënë gjymtyrët e veta!

Veterani duhet ta këtë pagën më të madhe se të policit; morëm një detyrë në kohën kur rreziku ishte në çdo anë!

Të gjithë jemi dëshmitar të grevave të fundit, të cilat rezultuan në rritje pagash. Në seancën e kuvendit kur u vendos për rritje të pagave për të gjithë sektorët, askujt nuk i ra ndërmend për kategoritë e luftës.

Për më keq, ditëve të fundit po proklamohet nga Qeveria se veteranët janë pengesa kryesore pse nuk mund të rritet paga minimale në Kosovë.

Ky është një ofendim për të gjithë ata që vendosën të japin jetën për këtë vend e këtë popull.

Është një fjalë popullore kur thotë: “Fëmija për pa qajt, as nëna nuk i jep gji”. Është e
dhimbshme që veteranët të bëhen të “qajnë”; veteranët të cilëve ndër të fundit ju ofrua
mbështetje sociale, veteranëve të cilët nuk u ndihmuan të integrohen në jetën civile, siç ndodh kudo në botë, veteranëve, të cilët nuk u mbështetën me skema shkollimi, veteranëve të cilët nuk u mbështetën me skema punësimi.

Nuk po kërkojmë lëmoshë, por duam RESPEKT!

Me respekt
Ali Gashiushtar i brigadës 113 “Mujë Krasniqi” Zona e Drenicës.

Dërgoi për publikim, Dibran Fylli, gazetar