Dërguar nga: Arber Muzaka
Email: [email protected]
Zonja dhe Zoterinj te Qeverise se Dardanise dhe Shqiperise,
Zonja dhe Zoterinj te Ambasades se Bashkimit Europian ne Tirane, Prishtine e Beograd,
Zonja dhe Zoterinj te Ambasades Amerikane ne Tirane, Prishtine e Beograd:
Gjate nje udhetimi te zakonshem dhe te rregullt pune dhe te mbledhjes se fakteve ne terren (ne Janar 2020) nga nje ekip i nje televizioni privat Shqiptar ne Tirane, Shqiperi, me emrin Top Channel, Policia Serbe ne rajonin e Medvegjes, ne menyre te paligjshme, arbitrare, dhe ne kundershtim me te gjitha konventat nderkombetare ka perndjekur, ndaluar, kontrolluar me force, shqetesuar, ka ushtruar terror psikologjik, ka ngacmuar dhe penguar punen normale te ketij ekipi televiziv, pa asgje arsye ligjore te pranueshme dhe pa asnje shkak te bazuar.
Kjo perben nje shkelje flagrante te te drejtave te njeriut, te levizjes se lire, dhe te lirise se mediave ne Medvergje, Serbi, Europe e me gjere.
Perndjekja, ndalimi, kontrolli, ngacmimi, shqetesimi, TERRORI PSIKOLOGJIK I PARAMENDUAR, pa asnje arsye ligjore dhe pa shkak nga ana e Policise Serbe, perben nje veper penale TE RENDE qe parashikohet si nga legjislacioni Europian, ai nderkombetar ashtu edhe ai vete ne Serbi, per te cilen Policia Serbe ne Medvegje duhet te mbaje pergjegjesi dhe te pergjigjet para nje gjykate vendore dhe nderkombetare.
Asnje arsye ligjore apo shkak konkret, nuk i eshte komunikuar apo parashtruar ekipit televiziv dhe Zoterinjve Mema e Hasani, nga Policia Serbe, se perse Policia Serbe kishte “te drejte” te perndiqte, te ngacmonte dhe te ushtronte dhune psikologjike, si dhe pse ushtroi kontroll me force e te paligjshem ne anetaret e ekipit televiziv, mjeteve te tyre dhe bile edhe ne hotelin ku ata qendronin.
Dhe kjo perndjekje si ne rregjimet diktatoriale komuniste te ish-Jugosllavise se zeze, apo fashiste si ato te Pinocetit ne Kili, eshte bere ne menyre te perseritur dy here, ndaj ketij ekipi televiziv nderkombetar (Shqiptar), duke ja bere te pamundur vazhdimin normal te punes si media e lire ne Europe.
Bazuar ne ligjet nderkombetare dhe ato Europiane, perndjekja, ndalimi apo kontrolli i nje subjekti ne ambjente publike nga nje organ Policor ne Europe, behet vetem kur ka dyshime te arsyeshme dhe te bazuara per nje shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor apo te mundesise se kryerjes se nje vepre kriminale ne baze te fakteve paraprake te disponuara.
Asnje nga keto arsye si me siper nuk ju eshte komunikuar grupit televiziv te xhirimit gjate ndalimit dhe kontrollit ilegal e arbitrar nga Policia Serbe, pavaresisht insistimit te anetareve te grupit televiziv tek Policet Serbe per te dhene arsyet e ndalimit dhe kontrollit.
Kjo perben nje shkelje tjeter te rende te Policise Serbe, qe bazuar ne rregullat dhe ligjet e konsoliduara ne Europe e Gadishullin Ilirik (Ballkan), cdo Polici e cdo vendi ne Europe e Ilirik, nese perndjek nje subjekt ne ambjente publike, dhe nese ndermerr HAPIN DELIKAT TE NDALIMIT te subjektit ne fjale (e sidomos kur ai eshte nderkombetar dhe media), perpara se te beje cdo veprim te metejshem, Policia duhet SE PARI, te komunikoje arsyen e ndalimit dhe te parashtroje shkurtimisht faktet paraprake ku eshte bazuar ndalimi.
Asnje nga keto rregulla dhe ligje nderkombetare nuk u zbatuan nga Policia Serbe gjate kohes se ndalimit te paligjshem (dy here me rradhe), te ekipit televiziv nderkombetar (Shqiptar) si me siper.
I kerkojme qeverise se Shqiperise, qe si kyesuese e OSBE per vitin 2020, te dergoje urgjent nje ekip te specializuar te OSBE ne Medvegje per te mbledhur faktet ne terren lidhur me kete ngjarje te paprecendente, dhe per te intervistuar anetaret e grupit/patrulles Policor Serb(e) qe ndermoren keto akte prej gangsteresh te tipit Mafioz dhe si ne nje rregjim diktatorial te dhunshem anti-ligjor, ndaj nje ekipi te ligjshem mediatik televiziv nderkombetar nga Shqiperia.
I kerkojme qeverise Shqiptare, si dhe vete televizionit privat Top Channel te ngreje menjehere nje padi gjygjesore ne Serbi, ne Shqiperi si dhe ne Gjykaten e Strasburgut per te Drejtat e Njeriut, kundra Policise Serbe ne Medvegje, dhe Komandes Drejtuese te saj ne Beograd.
Kjo padi duhet te kerkoje demshperblim deri 300 milione dollare, denimin (ne baze te ligjeve ne fuqi) deri ne 15 vjet burgim te policeve Serbe dhe drejtuesve te tyre qe organizuan kete ngjarje kriminale, nje falje publike ligjore e nderkombetare nga ana e Policise Serbe dhe Qeverise Serbe, si dhe marrjen e sigurimeve nga ana e Qeverise Serbe qe akte te tilla anti-ligjore, ilegale dhe banditeske nuk do te perseriten me nga Policia Serbe me subjekte nderkombetare, media e vizitore qe vizitojne Serbine dhe rajonet Shqiptare ne Jug te saj.
Ti kerkohet Qeverise Serbe nepermjet kesaj padie, edhe rritja substanciale e numrit te perfaqesimit te Shqiptareve autoktone ne Policine lokale ne Medvegje, Bujanovc e Luginen e Presheves.
Ne baze te gjetjeve te dergates se OSBE-se ne Medvegje, te shqyrtohet masa e perjashtimit te Serbise nga OSBE me nje afat te pacaktuar deri sa te drejtat e njeriut ne Medvegje, Bujanovc e Lugine te Presheves te kene permirsim te dukshem, duke perfshire edhe kthimin masiv te Shqiptareve te shperngulur me dhune dhe nepermjet te ashtuquajtures mekanizem i “adresave pasive”.
Qeveria Shqiptare dhe ajo e Dardanise ti dergoje menjehere nje Note Proteste Qeverise Serbe si dhe Komunitetit Europian dhe SHBA-ve lidhur me kete ngjarje te dhunshme, kriminale dhe te paprecedente ne Europen e shekullit te 21-te.
Shkruar nga:
Studente Doktorante nga Medvegja, Bujanovci, Lugina e Presheves, Prishtina e Tirana – Medvegje, Janar 2020