Protesta, paralajmërim i ndryshimeve pozitive!

0
542

Shkruan: Florim Zeqa, 01.10.2018

Ditën e shtunë, në kohën kur zhvillohej protesta në qëndër të Prishtinës, pushtetarët paralelisht ishin të ndarë në tri aktivitete; i pari, ishte i presidentit Thaçi, e cili e zhvilloi një aktivitet të befasishëm në Liqenin e Ujmanit, i dyti, i kryeministrit Haradinaj duke zhvilluar vizita private tek mbështetësit e tij në SHBA, dhe në aktivitetin e tretë, më shumë fetar e më pak kombëtar në një fshat në periferi të qytetit Treviso (Itali) shkuan pjesa tjetër e eskortës qeveritare në krye me z. Fatmir Limaj dhe stafit diplomatik që mbajnë anën e presidentit Thaçi!
Kjo triologji e veprimeve e kishte një qëllim, shpërqëndrimin e vëmëndjes së opinionit vendor dhe mërgatës sonë nga problemet reale me të cilat ballafaqohet sot shoqëria kosovare dhe ajo shqiptare në përgjithësi.

Spektakli i dështuar i Thaçit

Vizita e parë, e befasihme dhe paparalajmërim e presidentit Thaçi me “fedelët” e tij në pjesën veriore të vendit, përkatësisht në Liqenin e Ujmanit, ishte spektakël i radhës në koordinim të plotë me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.
Kjo vizitë e Thaçit në Ujaman e dha mesazhin më të keq për qytetarët e Kosovës, pasi sigurinë eskortës së tij nuk ia bëri “ROSU”, siq raportojnë mediet e kapura nga Thaçi, por ia bëri Vuçiqi nga Beogradi.
Rrëfimet e Thaçit nga “Gazivoda”, për lundrimin e bukur me varkë, për kafet e shijshme me vllëzërit serb të asaj ane e deri tek deklarimet puro patriotike në stilin e Vuçiqit; Ujmani është i Kosovës (“Gazivoda pripada Serbiju”), flasin për çakordimin dhe humbjen e ekuilibrit politik nga frika e humbjes së pushtetit!
Spektakli i Thaçit nuk përfundoj më kaq, nga frika e rebelimit eventual të protestuesve në kryeqytet, që të mos e pësojë si “Çaushevski”, si mburojë e kishte zgjedhur Kazermën “Adem Jashari” në hyrje të Prishtinës.
Kjo tregoj qartë se Hashim Thaci ishte jashtëzakonisht i trembur prandaj i përdorë metodat e tij të njohura “makiaveliste” , për të mbajtur me çdo kusht e me çdo çmim pushtetin e kapur me dhunë, e tregoi gatishmërinë për ta destabilizuar vendin për të mbetur edhe më tutje në pushtet, në postin e blerë me paratë e shtetit, fituar me shantazhe e presion të paparë ndaj deputetëve dhe nën masat e jashtëzakonshme të një shtetrrethimi klasik si në kohën e Millosheviqit.

Protesta masive, shpresë për ndryshimeve pozitive

Protesta e ditës së shtunë, me moton; “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, i kalojë të gjitha parashikimet, si për nga pjesëmarrja ashtu edhe për nga mbarëvajtja paqësore e demokratike.
Ishte një lumë gjatë dhe i pafund i qytetarëve të ardhur nga të gjitha anët për mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës.
Kjo ishte protesta më masovike dhe më mirë e organizuar në Kosovën e pasluftës. Edhe pse organizatori kryesor i kësaj proteste ishte LVV , kjo ishte një protestë jashtë kontekstit partiak, pra ishte mbarëpopullore.
Thirrjes për protestë ju përgjigjen të gjitha shtresat e shoqërisë, deputet, drejtues partishë, simpatizant nga të gjitha partitë politike si dhe një numër i madh i mërgimtarëve të ardhur nga shtetet evroperëndimore.
Nga pankartat e shumta dhe thirrjet e demonstruesve, padyshim më dominantja dhe më përmbajtësorja ishte “Me hajan nuk ka shtet”.
Në këtë protestë u dëshmua pakënqaësia e qytetarëve ndaj zhvillimeve politike që po bëhen rreth vendit tonë, në veqanti ndaj veprimeve antishtetërore të presidentit të shtetit tonë, i cili përveq cenimit të integritetit territorial të vendit tonë, është duke e rrezikuar seriozisht edhe vetë ekzistencën e shtetit.
Nga dita e shtune, presidenti Thaçi nuk e ka më të drejtën morale të flas në emrin e qytetarëve që shfaqen dashurinë njerëzore për shtetin e Kosovës, por vetëm në emrin e uzurpatorëve të institucioneve të shtetit.

Fjalimi emocionues i minatorit

I veqantë dhe prekës ishte fjalimi i minatorit të Trepçës, i viteve të ’90-ta, Isuf Boletini, pjesmarrës në Grevën e Minatorëve të ’89-s; “Ne në vitin 1989 kemi hyrë në grevë për ta mbrojtur Kosovën, sikurse atëherë edhe sot do të dijm të mbrojmë Trepçën,…tani po e kuptojmë qëllimin e Edi Ramës dhe Hashim Thaçit për varrosjen e eshtrave të Isa Boletinit në Vlorë”.
Në protestën e së shtunës u vërtetua se rrobaqepësit të Kosovës është duke i ardhur fundi. Qindramijëra protestues i dhanë verdiktin Thaçit për dorëheqje dhe largim nga skena politike.
Që e keqja më e madhe për vendin të largohet sa më parë, protestat duhet të jenë më intensive dhe më kërkesa më ultimative, derisa të detyrohet që të largohet nga pozita e presidentit Hashim Thaçi
Ndalja e dialogut vrastar të Brukselit, përkatësisht e aventurave të rrezikshme të Hashim Thaçit për ndarjen territoriale të shtetit, e nënkupton çlirimin e plotë të shtetit nga uzurpatorët, zvarranikët dhe puthadorët, nga kriminelët dhe hajdutët e të gjitha llojeve e ngjyrave.
Mos dalja në protesta e ndihmon ndarjen dhe katandisjen e më tutjeshme të shtetit.

Me flamuj kombëtar në mbrojtje të shtetit!

Të mos e humbasim rrugën, duke u marrur me aspektet formale dhe terciale të protestave siq është prezenca e flamujve, pse kishte më pak flamuj shtetëror se sa kombëtar dhe anasjelltas,…pasi është krejtësisht e logjikshme për atdhetarët, të cilëve asnjëherë flamuri shtetëror nuk ua zavëndëson atë kombëtar.
Mbase zyrtarëve shtetërorë u takon të bartin simbole shtetërore, por jo domosdoshmërisht edhe qytetarëve të pakënaqur me padrejtësinë e dizajnimit të simboleve multietnike shtetërore në shtetin më etnik në rajon dhe më gjërë.
Të bashkohemi dhe të mos ndalemi për asnjë çast së vepruari, secili me takatin dhe zanatin e vet deri në arritjen e qëllimit final, për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetin e shtetit.
Zgjedhjet e parakohshme me Thaçin në pushtet nuk janë zgjidhje. Vetëm largimi paraprak i tij nga pushteti nënkupton fillimin e largimit të uzurpatorëve të shtetit dhe hapje të rrugës për ndryshime të gjithmbarshme pozitive në vendin tonë.