PROTESTA E STUDENTËVE, REAGON NIKOLLA: QEVERIA ËSHTË E GATSHME TË PLOTËSOJË KËRKESAT, PO SA E GATSHME ËSHTË SHOQËRIA TË RRISË TAKSAT

0
561

NewsBomb.al, 08-12-2018

Protesta e studentëve, reagon Nikolla: Qeveria është e gatshme të plotësojë kërkesat, po sa e gatshme është shoqëria të rrisë taksat

Protesta e studentëve vazhdon të vijojë përpara ministrisë së Arsimit dhe duket se ata nuk kanë për tu tërhequr derisa të plotësojnë kërkesa e tyre. Për këtë ka reaguar dhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.

E cila një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike, ka thënë se qeveria është e gatshme të plotësojë kërkesat, po sat ë gatshme është shoqëria të rrisë taksat. Sipas saj, sudenttët kanë gjithmonë të drejtë në formën e shqetësimit. Megjithatë ata janë shmangur nga komunikimi me të.

“Studentët kanë gjithmonë të drejtë. Eshtë pergjegjësia jonë të adresojmë dhe përcjellim shqetësimin e tyre në Ministrin e Arsimit.

Çdo kërkesë e tyre është e drejtë si shqetësim.Unë kam kërkuar që të zgjidhen.Kjo nuk bëhet as me deklaratë po duke parë hap sa hapi rezultatin. Nuk ishte incident, mos e përcillni si të tillë situatën e krijuar .

Kur degjova thirrjen ‘Ka ardh rinia jo ushtria’ zbrita aty dhe t’i gjendesha pranë shqetësimeve të tyre. Studentët kanë gjithmonë të drejtë.

Tarifat i vendos universiteti dhe jo qeveria. Të gjitha kërkesat e studentëve janë të mundura të zgjidhen përmes dialogut, komunikimit dhe konsesusit.

Në momentin e parë që zbrita, ishte një zotëri që më tha ‘Bravo që zbrite’. Kam ecur shumë hapa me studentët dhe ata nuk ishin të gatshëm të ndiqnin komunikimin. E pash si diçka jo normale dhe u ktheva.

Unë jam e gatshme që të bisedoj me ta, gjëja e parë që të ketë një komunikim është të dëgjohet. Unë jam gati në një sallë të madhe ti përgjigjem pyetjeve të tyre nga A-Zh.

Unë jam ministre e Arsimit dhe jam e vendosur që të gjitha kërkesat e tyre t’i adresojme.

Komunikimi është rruga e duhur për të zgjidhur shqetësimin. I bëj thirrje të gjejnë sallën më të madhe, po të duan “Pallatin e Kongreseve” dhe unë do t’ju vijë”, tha Nikolla.