Protesta e Një Nëne për politikanët e shekullit të Ri

0
252
Lutfi Coka

Lutfi Coka

Jam një nënë shqiptare që po jetoj dy sistemet dhe parashtroj kërkesën në formë proteste!?….

Ky vend, Shqipëria, ka burra shteti e burra dheu, heronjë e dëshmorë, shkrimtarë e shkencëtarë, artistë e profesorë, me shumë emër dhe shumë merita! Po për nënat që u lindën, u rritën, ju burreruan e shkolluan, ku i keni!? Ku janë?…

A e dini ju o të nderuar se kush janë nënat, vajzat, motrat dhe gratë shqiptare?!..
Vajzat, gratë, nënat shqiptare kanë qënë prapavija e çdo lufte per liri atdhe e pavarësi!… Prandaj i drejtohem tribunes së mendimit shqiptarë!?…

A e keni per turp që gruaja shqiptare të vlerësohet me pëqindje në kuvend e qeveri, me plan, sikur të ishin garniturë!?….

Gratë shqiptare nuk janë dekor qeverishë, e kuvendesh … Ata janë zonjat e meritës, gjysma e mirë e kombit shqiptar. Prandaj meritojmë të rrimë përkrah burrave, se jemi nënat e këtij vendi!… Kemi perkund dhe po perkundim djepin e lavdisë e krenarisë të këtij kombi!… Ishim dhe jemi të heshtura, të urta nën hijen e burrave të zëshëm të kësaj pjese të botës reale ku jetojmë… Protestojmë kur femrat shqiptare po shiten e trgtohen si mish i bardhë, per të kënaqur epshet e deshtakëve e viktima të dhunës, skllave të shekullit të Ri.

4-Kush lexon sot!

Sot ata që shkruajnë bukur nuk po i lexon asnjëri, pasi, nuk lexohet fjala, por emiri i paguar i të gjallëve që kanë vdekur!… Duke lexuar emrin e paguar letërsia e vërtetë po humbet nëpër dhomat e pluhurosura të historisë, dhe kur vjen koha e artit nuk janë bashkë vlera dhe autori!…

Kështu përtypet dhe ripërtypet fjala e humbure tretet në heshtje fjala e vërtetë. Ju udhëheqes politik dilni zot fjalës së artë, se po e lënë Shqipërinë, ”bekerishte” të perandorëve “remi” që do helmojnë të gjallët e të vdekurit.

Nga qyteti i bardhë i mermertë ku prehet krenaria e kombit, vjen thirrja: – hyni në rrugën e paqes së vërtetë, ndaloni pushkën e inatit dhe të grindjeve tinzare, ndaloni lekun e zi që përdoret nga karieristët, bosët e majmur me lekun e pushtetit, se ndryshe kriminalizuat kombin, humbët teritorin paqësor të jetës!?…

Dikur të rrethuar me kufirin e izolimit, sot po na ngujoni nga izolimi i “Parasë”….
Ju poet e shkrimtarë, shkruani për Shqiperinë, mos u merni me deshët dhe cjepët e politikës! Ata janë gjallë por të vdekur,  kanë pushtetin e parasë, por nuk kanë emer!?.. Ata vdesin elektoralishtë, bashkë me forcën e konfliktit, që me maska e kanë mbjellë, vdesin moralisht se nuk kanë vepra të mira.

Bashkohuni me njerëzit e mirë të këtij vendi, që ka emer ditën e bukur të mengjezit të bardhë!

Shkruani bukur se, bukuria e të shkruarit bukur, është bukuria e shpirtit tuaj të mrekullueshëm!

Hidhni librat e paguar, që, të vdesin moralisht filantropët dhe militantët e gënjeshtrës dhe të mashtrimit!…

Faluani shpirtin nënave të dashura, e të vuajtura, baballarëve punëmirë, urtësinë e paqes, dashurinë njerzore, vujtjen e ngadhnjimin, emrit të merituar, emrit të skalitur në vepra, frymëzuese, që buron nga vetëmohimi…

Sherbesa e humanizmi është dita e betimit. Kjo është fjala e pathënë e jetës njerzore!?…