Protesta dhe revolta e këtij djaloshi lidhet me pikturën e Ardian Tragajt, vetëm me art protestohet

0
583
Protesto - Ëndrrat na i keni vjedhë

Ilir Muharremi, kritik i artit

Ky është një djalosh i revoltuar dhe të gjithë jemi të revoltuar e pak kush ka guxim të shprehë revolten në publik, e këtë më së shumti e kanë obligim artistët të cilët po merren me naracione subjektive personale. Ai ka të lidhur një litar rreth qafës, pankartë në duar dhe një valixhe afër vetës, revoltohet para Qeverisë proteston e proteston, dhe të gjithë janë të shurdhër. “Ëndrrat na i keni vjedhë, shpresat na i keni vra!”, shkruan në pankartën që ai mbanë në duar. Po ashtu, ky i ri në duar mbanë edhe diplomën e Fakultetit dhe pasaportën e Kosovës. Në duar mbanë një pëllumb të cilin e ka shtrënguar fortë dhe nuk e lëshon të fluturoj. Edhe këmbët i ka të lidhura.

Arti është metoda më e mirë për të protestuar dhe ndihmon çdo artist të dëshmoj se ka diçka në të që ja vlen, por aty duhet pasur shumë kujdes. Ky djalosh pushtetit a i kundërvë ndonjë të drejte sepse kështu veprohet për të mos qenë i shtypur përtej asaj që ai mund ta lejojë? Ai po heshtë, gojën e ka të mbyllur , i zhytur në dëshpërim, dhe gjendja e tij po pranohet nga krejt populli edhe pse nga pushtetarët gjykohet si e padrejtë. Ndoshta edhe ata e dijnë që ka të drejtë dhe kënaqin prapanicen në kolltukun e butë dhe të ngrohtë, ose janë bindur vetes se ata kanë të drejtë. Të gjithë jemi të dëshpëruara dhe ky dëshpërim po kërkon gjithçka në përgjithësi.

Kujt i drejtohet ky djalosh i revoltuar i cili pret një përgjigje nga pushtetarët komedianë dhe krimbat helmatisës. Ja si duken pushtetarët pranë pasqyrës. Ata janë si “Pushtetari abuziv para pasqyrës” pikturë nga Ardian Tragaj në të cilen shihet një pushtetar i veshur me pushtet dhe me pasuri. Ata kanë orekse të tejskajshme duart e gjata me të cilat janë mësuar vetëm të marrin pasuritë, kanë harruar të shikohen në pasqyrë e kur e shohin veten janë të shëmtuar, karikaturë, fantazma me shpirt të shtrembër. Janë demon, palaço gaztorë solemnë. Këta janë pushtetarët tonë. Piktura e Tragajt dhe performanca e këtij djaloshi ngriten si revoltë ndaj pushtetit të fëlliqt që janë si miza helmuese e popullin e kanë përgjakur në qindra pjesë të trupit dhe nuk e lejojnë as krenarinë t’i ngrohë më.