PROTEKTORATI DHE PRIJËSIT SHQIPTARË

0
883
Kujtim Drishti

Kujtim Drishti

– Aha, u pa puna- tha miku im duke rrufitur kafene – amerikanet na lajmeruan që në 90 se do te na mesonin te zinim peshk dhe sot per here te pare jemi ne provim se si te zejme peshq te medhenj e jo cironka.

Me plasi nje e qeshur, i befasuar nga teknika e qarkut te shkurter.

Miku im kish qene gjithe kohen, që në 90, per nje protektorat nga fuqi te medha dhe une e kuptoja se ai kishte nevoje me shume se per çdgjë tjeter, per ndjenjen e sigurise, qe shtreson bazen e trekendeshit te Moslovit midis nevojave njerzore. Te sigurise qe, as turqit as sllavet te mos vinin dorë mbi Shqipërine.

Kur u ndame ate ditë, mendja ime filloi te merrte rrugen e gjate, jo ate te shkurten qe me kish bere per te qeshur.

Mendova se miku im kish bere nje gabim ne llogarite e tija.
E mua me duhej ta gjeja gabimin qe t’ja thoja te nesermen.
Çdo mengjes ne e pinim kafene se bashku.

………..

Ne fillim te viteve 90 shume njerez shprehnin deshiren qe Shqiperia të mirrej ne protektorat nga nje shtet i fuqishem.

Gjermania mbante kampionin ne dëshirëimagjinaten e tyre , perpara Amerikes. Ata nuk e njihnin mire historine
e mbeshtetjes amerikane, te mbrojtjes se ketij vendi, qe po merrej neper kembe nga greket, serbet dhe italianet
që në Konferencen e Paqes, pas Luftes se Pare Botrore.

Por ndryshe ndodhi. Bekeri erdhi ne Shqiperi dhe u prit nga nje shesh gjigand ku valviteshin vetem flamuj amerikane. Per bese se kishte nje shqiptar.
Ate dite nuk ishte vetem porosija e nje partie per te dale vetem me flamuj amerikane .
Ate dite pamja la te kuptohej qe shqiptaret ishin gati per nje protektorat amerikan. Amerikanet e sotshem ,as ne enderr nuk e kishin parë kete pamje.

Por shqiptaret qe mbuluan ate shesh, ate dite , shprehën vetem deshirëimagjinatën e nje modeli te vjeter protektorati :
modeli ku shteti i huaj vjen me ushtri, futet ne shtet e u thote vendasve : « tani do te beni keshtu si do t’ ju mesoj une », siç e kish bere Italiani ne 39.

Ketu fillonte dhe gabimi i mikut tim.

Dhe vertete nuk ndodhi keshtu. Bekeri tha : “Ne nuk do t’ju japim Çekun e Bardhe. Ne do t’ju mesojne se si zihet peshk.”
Per nje popull bregdetar, kjo thenie e Bekerit u konsiderua teper qesharake dhe mendjemadhe.

Prandaj shqiptaret nuk mbeten shume të bindur nga amerikanet.
Historine e mbeshtetjes ne forcat e veta ata e kishin mesuar e stermesuar ne historine e dialektikes.
Nuk ishte kjo qe donin shqiptaret , si miku im.

Vetem politikanet shqiptar qeshen e u gezuan qe amerikanet nuk kishin ndermend te vinin e te drejtonin Shqiperine e po ju a linin atyre vetë te mesonin e te çalltisnin. ” Peshk? Posi mor jahu ! Kto te huajt kanë qenë gjitnje budallenj. Na marrin sikur ne nuk dime se si zihet peshku” – thane ata.

E iu futen improvizimit, pa nje shkolle demokracie, me eksperience diktature, e me kete eksperience ata ndertuan partite e tyre , me kete eksperience te ruajtur ne berthamen e trashegimisë ata drejtuan vendin.

Dhe protektoratet benin sehir.
Ata nuk kishin mbaruar akoma hakmarrjen ndaj komunisteve. Duhej qe vete populli te bindej.Ne nje fare menyre ti merrte hakun vetes duke e shikuar veten tek shefat e tij Te bindej se si ne parti shefi ruajti berthamen e diktatures, nderkohë që popullit i u tha : tani je i lire te mendosh çfare te duash e si te duash.

Asnje nga shefat nuk mbante ere demokracie. Ata mbanin eren e ndyre diktatures te vdekur , ndyresi qe i hodhen me vite me radhe ne sallen e parlamentit . Prandaj ajo qe prodhuan ata ishte nje diktature demokratike ku çdo gje humb kuptimin dhe kthehet ne absurd, ku dhe fjala diktature dhe fjala demokraci te vena se bashku, humbin thonjezat e tyre ne absurditet.
Regjimi politik shqiptar u be me absurdi ne bote. Shkrimtarja fort e talentuar, Mimoza Ahmeti, ne ndjesi te absurdit shkroi vepren e saj madhore ” Absurdi Koordinatif” por ne absurditet asnjeri nuk reagoi.

Protektoratet bënin sehir.
Rentabiliteti ushtarako strategjik kerkonte që siguria e Shqiperise (e mbetur pa ushtri-jo rastesisht) te realizohej me komunikinin vetem me nje individ, perfaqesues i zgjedhur nga populli e i aprovuar nga protektorati.

Persa i takon Debatit publik, Demokracise, kjo i takonte vete shqiptareve. Ata nuk u zhyten kurre ne thellesi per te dhene mesime.
Prandaj vetem populli ishte ne gjendje te kuptonte absurditetin e pushtetit te tij , ata jo. Po çrendesi kishte persa kohe qe ata mbanin nen zap shefin, te vetmin , te parin e vendit ?

Kishin patur te drejte njerzit qe kishin shprehur deshirimagjinaten e nje protektorati te vertete. ” E kemi thene , thone ata,- qe ne fillim, se ne kemi nevoje qe te huajt te vine e te na drejtojne” Dhe me kete,ata mendonin shtetin e Ditur ligjor.

Ç’ishte ky mendim qe shprehej vetem ne gjirin e familjes ose neper kafene?
Ç’ishte ky mendim politikisht i papranueshem per ndergjegjen e nje populli qe e hidhte krenarine nga dritaria?

Lorenci i Arabise, i derguari i Anglise per te mobilizuar arabet kundra Turqise, i ish kundra vene mentalitetit te tyre : ” keshtu eshte shkrojtur”. – “ Asgje nuk eshte shkrojtur” I kish thene anglezi I zgjuar.Por Lorenci I Arabise kish punuar vetë me ta kokë më kokë ne rebelimin kundra Turqise ne 1916.

Shqiptaret ishin dhe jane akoma ne “keshtu eshte shkrojtur”

Nje intuite e thelle i thoshte popullit se ai nuk mund te dilte nga “keshtu eshte e shkrojtura”, se ne nuk kishim kellqe te ndertonim shtetin ligjor te se drejtes ,nuk kishim guxim ti thonim vellait, babait, shokut apo mikut se kjo qe ben ti nuk eshte e ndershme, nuk eshte e ligjeshme. Shqiptaret nuk ishin aq te izoluar sa te mos dinin se ç’ ështe ligji i vertete. Ata e dinin, qofte edhe nga Fernandeli dhe Toto se “Ligj eshte Ligj.”

Shqiptaret e njihnin shume mire veten.
Por edhe protektoratet i njihnin shqiptaret akoma me shume se ç’ e njihnin ata veten.

Populli e njihte shume mire distancen qe ndante mentalitetin e tij anadollak nga mentaliteti i ” Ligj eshte Ligj.” Ndersa protektoratet nuk i ishin futur edukimit te popullit te mbrojtur.Vetedukimi ishte me i rendesishem ne syte e tyre.

Kesaj njohurie intuitive i shtohej njekohesisht varferia ekonomike.
Prandaj ata kerkonin nje rrugë te shkurter ne dëshireimagjinaten, per nje Protektorat klasik sepse kishin mbetur te varfer, ashtu siç e beri Amerika me Gjermanine pas luftes. Por Amerika e kishte pushtuar Gjermanine prandaj shqiptaret nuk mund te dilnin e te flisnin hapur e te thonim duam pushtim.

Politikanet shqiptar nuk ishin aq te mënçur sa te qendronin ne kete te thënë me ze te ulët e të kapnin me shqisat e tyre thellesine e kesaj të vertete : ne nuk kishim kellqe per te ndertuar nje shtet demokratik ligjor, nje shtet te se drejtes e ta benin kete informacion negativ, nje sfide per veten e tyre dhe per popullin.

Ata ishin te regjur te punonin per veten e tyre dhe politiken e kthyen ne menyre anadollake ne tregeti.

Dhe tregetia eshte bere per te fituar. Por tregetia qendroi e fshehur ne politike ,mori madje formen e politikes aq sa ishte ne gjendje te krijonte jo më, nje ligj, por edhe nje nen kushtetute per te realizuar shitjen tregtaro-politike

Dhe protektoratet e njihnin shumire kete fakt, i cili denatyronte kushtetuten, te cilin vete ata na e kishin dhene.

Tregetaret politikane dhe shtypi injorant vendosen ekuacionin: :

Demokraci = liri e fjales,
ndersa vete dhane shembullin personal duke shkuar me larg, ne ekuacionin tjeter :
Demokraci = liri e deshirave.

Dhe sa me shume ata shanin e ofendonin ne parlament me fjale te ndyra aq me shume njerzit ngulnin me gozhde ne trurine tyre te deshperuar frazen tragjike: “Ne nuk behemi më!”

Populli filloi te harrojne deshireimagjinaten e tij per protektoratin e vjeter.

Protektorati i ri i kish paralizuar shqiptaret nen efektin magjik te nje kontradikte :
nga njera ane ne Protektoret jemi me ju sepse ju jeni nje vend demokratik
dhe nga ana tjeter « ju nuk mund te futeni ne Europe persa kohe nuk keni realizuar parametrat e demokracise ». ”

Por keto parametra nuk iu hodhen debatit publik shqiptar nga kryetaret e shtetit shqiptar.Ky debat do tu dobesonte pushtetin ne syte e tyre.
Keshtu shoqeria civile nuk u zhvillua asnjehere.
Dhe me sa duket edhe Protektorateve nuk u interesonte debati publik , ai debat qe do ti jepte popullit ndergjegjen e Sovranit te shpallur ne kushtetutë.
Tregetia dhe rregullat e shtetit qe mbronte te drejten tregetare ishin me ne qender te vemendjes per ta.

Por kjo ishte nje arsye kryesore qe ndryshimi i regjimit politik nuk arriti te krijoje shpresa te reja.

Çdo komunikim i Protektoreve me shqiptaret behej vetem nepermjet nje individi i cili haptazi ruante reflekset e vjetra te shefit te partise. Dhe kjo e zbehte entuziazmin e popullit perdrejt Protektorateve te vendit te tij.

Keshtu kaluan 30 vjet duke hutuar syte e publikut shqiptar
Syte. Po ! them : sytë. Sepse nuk ka shqise qe mund te gaboje njeriun me shume sidomos njeriu qe shikon, sidomos ne kete bote e cila perdor trurin racional e pastaj ate te shqisave, me shume analizen dhe deduksionin sesa informacionin e thjeshte qe jep syri.

Por sado që bota të perdor analizen dhe deduksionin si parametra te arsyes, shqiptari e ben kete me shqisat e tij me nuhatjen e tij direkte e thotë :
“Fuqite e medhaja drejtojne sot Shqiperine” «Ato po e drejtojne jo mire e ne menyre burokratike”

Dhe per burokracine koha per te realizuar nje objektiv ndjek ligjin e gazrave : nje objektiv realizohet ne kohen qe ve burokracia per ta realizuar ashtu si 5 litra gaz mund ti fusesh ne nje shishe ose ti shperndash ne nje sallon te madh. 30 vjet kohe kish lene burokracia e Protektoreve per te realizuar objektivin e demokracise shqiptare. 30 themi ne.

Por le te mos i hajme hakun: nqse ata na thane se do te na mesojne se si zihet peshku ( e pas tridhjet vjetesh peshku nuk eshte zene akoma), a nuk tregon kjo se ata kane pritur te shikojne se çfare peshku do te kultivonim ne?

Perse na lane te humbim kohen ? Ne e dinim qe peshku yne sapo qe te kultivohej do qelbej nga koka menjehere. Ne e dinim . Dhe ata e dinin.

Por ne nuk duhet te mbetemi e te ankohemi me ndjenjen e zhgenjimit . Le te marrim mesim nga zhgenjimi yne. Ne kemi rastin te kuptojme se jane kokat e çdo shqiptari qe kane nje problem nga ku vjen qelbja. Ky problem nuk eshte me shume injoranca se sa deshira per te komanduar vete edhe reth nje tavoline te thjesht miqsh, gje qe tregon nivelin adoleshent te pjekurise tone ne politike, per te mos thene ate te femijes.

Por me kete ne nuk kemi thene ndonje gje te re.
E reja eshte se edhe kur biem dakort mbi kete te vertete asnjeri nuk e pranon si te vertete te tij por gjithnje te tjetrit.
Sa ta kuptojme ne kete, do te na duhen ndoshta edhe 30 vjet te tjera.

Neqoftese Protektoratet do te nderhynin ne koken tone, kjo do te ishte shumë violente e kete. nuk mund t’ ja benin nje vendi qe u kish hapur portat pa rezerva. Ata respektuan popullin shqiptar ne zgjedhjen e tij duke u dhene mundesine te kuptojne se perpara se te zeme peshk na duhet te dallojme peshkun me koke te qelbur.

Nese deshir- imagjinata e shqiptareve per protektoratin klasik behej duke ndare shpirtin ne dysh midis krenarise dhe peruljes, midis te bukures se jashtme dhe te shëmtuares se brendeshme, midis te moralshmes dhe te pamoraleshmes, ne Protektoratin modern edhe krenaria me peruljen edhe e bukura me te shemtuaren edhe e moralshmja me te pamoralshmen jane perziere e jane bere lesh e li.

Shqipetaret e moren mesimin e pare per demokracine me shmbelltyren e saj te kundert . Por ndersa diktatura i kish prekur vetem planin e ndjenjave me emocionin e frikes dhe peshtirosjes ndaj saj , liria me diktature preku planin e arsyes e cila mori permbajtjen e absurdes.

Normalisht mesimi i nje diturie kalon gjithnje neper keto dy faza.
Nga mesimin me dhune, që të bën te vuash, ne fazen mesimit me vullnetin e lire.
Qe e verteta te behet e vertete per shpirtin kjo behet me vuajtje thoshte Karl Jungu. Faza e pare e mesimit ra mbi koken e brezit te vjeter , faza e dyte ra mbi koken e brezit te ri qe lindi pas viteve 90.

Rruga e pastrimit te peshqeve me koke te kalbur ka nisur.
I ka mbetur shqiptareve sot te mesojne arsyet e vonimit te vettingut.
Ketu kemi mbetur ne sot ne fushen e njohjes.

Protektoratet nuk na lejojne veçse te imagjinojme pergjigjet e mundeshme, sepse hetimi nuk eshte transparent per publikun.

Dhe sa me mire ne do kuptojme se bota drejtohet sot nga interesat dhe jo nga idete e bukura, aq me afer te vertetes do te jemi.

……..
Keto gjera mendova
Te nesermen duke pire kafen e mengjezit, pasi i shpalosa mikut tim ,ndryshimin midis protektoratit klasik dhe protektoratit modern, ai mendoi nje çast i heshtur pastaj foli :

– Do me thene … ti do te thuash…se Protektorati I ri ndryshe nga Protektorati klasik e ka çveshur interesin nga idete, prandaj merr ne mbrojtje vetem shefat, që ata te bejne punen e tyre ?
– Merr ne mbrojtje ata qe zgjedhim ne – I thashë une
– Nga tepsia qe kene pregatitur ata atëhere…perfundoi ai, duke lene te kuptoje se kish kuptuar se Protektoratet vendosnin esencialen per Shqiperine.

– Ne jemi vete tepsia miku im … perfundova une

– Kuptoj, tha ai, duhen futur duart ne tepsi per tu hequr brumi i vjeter e per te mbrujtur brumin e ri.. nese duan Protektoret….. Por “Asgje nuk eshte e shkrojtur “. – nguli kembe ai duke me lene nje shije te mire pas kafesë pa sheqer.

Tek po shikonim njeri tjetrin ne sy, te dyve na erdhi per te thënë te njejten gje, ne te njejten kohe.

– Po me Protektoratet ç’do behet ?
E perseri na plasi e qeshura duke shikuar se kishim kaluar kufinjte e realitetit,ose…. d.m.th i kishim shtyre kufite me tej.