Ditët e fundit, qytetarët e Maqedonisë u njoftuan me propozimin për emrin e ri të shtetit. Varianti në gjuhën maqedonase Republika Ilindenska Makedonija, në gjuhën shqipe duhet të thuhet, për të mos thënë të përkthehet vetëm si Republika e Maqedonisë së Ilindenit. Nëpër mediume të ndryshme, të shkruara apo elektronike, në të gjitha hapësirat shqiptare në Ballkan, pra në Maqedoni, në Shqipëri, në Kosovë, në Kosovën lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë), në Mal të Zi, ndër çamë, në diasporën shqiptare, përdoren forma të ndryshme të propozimit të ri.
Që të gjitha janë gabim. E Ilindenit, nuk është Republika, por është Maqedonia. Me fjalë të tjera, Ilindenska Makedonija, thuhet në shqip apo përkthehet në shqip si Maqedoni e Ilindenit. Në analogji me këtë, përdoret edhe emërtimi, shprehja apo sintagma Jugosllavia e Versajës, apo Jugosllavia e AVNOJ-it (KAÇKJ-së).
Me fjalë të tjera, propozimi i ri Republika Ilindenska Makedonija në shqip thuhet drejt dhe saktë vetëm si Republikë e Maqedonisë së Ilindenit.
Xhelal Zejneli