Fjala e Atdhe Gecit, kryetar i Akademisë Kulturore e Morale të Shqiptarëve në Evropë, me rastin e promovimit të librit “Rilindja e Shtetit të Çamërisë”;
Të nderuar shkrimtarë dhe bashkëveprimtarë të çështjes kombëtare çame. I nderuar president i Republikës së Çamërisë z. Festim Lato!I nderuar kryeministër i Republikës së Çamërisë z. Ali Aliu! Të nderuara media!
Libri dygjuhësh, shqip-anglisht, “Rilindja e Shtetit të Çamërisë”, që po i jepet në duar sot lexuesit shqiptar dhe institucioneve ndërkombëtare të qendrave të vendosjes, është një fillim i mbarë në udhën tonë të përbashkimit kombëtar.
Të nderuar shkrimtarë dhe bashkëveprimtarë!
Atdhe s´quajmë vetëm të sotmen, por edhe të kaluarën, edhe të ardhmen. Liria nuk lypet por fitohet, ky është amanet i stërgjyshërve dhe gjyshërve tanë. Libri dokumentar, ”Rilindja e Shtetit të Çamërisë” shqip-anglisht me 150 faqe tekst e fotografi, nuk është thjeshtë libër, por manifest i një lëvizje të rëndësishme kombëtare.
Ky libër i ardhë në këtë kohë jo aq paqësore, shypreh një frymë të re, një histori në një çështje shumë të ndërlikuar, e që breza të këti shekulli duhet ta zgjidhin se s’ bënë.
Miq të librit dhe bashkëveprimtarë të çështjes çame!
Lufta e Trojës ende nxjerr tym nëpër parlamentet tona. Libri “Rilindja e Shtetit të Çamërisë” është libër që lidhë dy epoka, dy Rilindje, – Rilindjen Kombëtare Shqiptare, me Rilkindjen e Shtetit të Çamërisë. Njerëz të mirë të atdheut. Shqipëria dhe Kosova dardane ende kemi nën pushtim mbi 60% të atdheut tonë, dhe atë në dy shtete: Në Greqi dhe në Serbi.
Në Greqi Shqipëria ka një Shyqipëri të tërë, me 23 mijë e 5-qind
kilometra katrorë sipërfaqe tokë dhe ujëra. Ndërsa në Serbi e Mal të Zi, shqiptarët kemi 32 mijë kilometra katrorë siperfaqe tokë denbabaden shqiptare. Lexoni Hartat e para Kongresit të Berlinit të vitit 1878, do të shohim se atdheu ynë vetëm në ato dy shtete gjatë luftërave ka mbi 2 milion varre të rënësh dhe mbi 4 milion të dëbuar e të shpërngullur nëpër Turqira e vende të tjera.
Të nderuar shkrimtarë dhe bashkëvepormtarë!
Me librin “Rilindja e Shtetit të Çamërisë”, ne sot po promovojmë Republikën e III Shqiptare në Gadishullin Ilirik e më gjerë. Rilindja e Shtetit të Çamërisë me në krye presidentin e Repuyblikës së Çamërisë z. Festim Lato, është misioni i një populli shumë herë të plagosur e të gjenociduar.
Perënditë e Panteonit Pellazgjik janë gjallë. Toka nuk ka frikë as nga luftat as nga tërmetet. Epiri pellazgjik-Çamëria, priret nga një mendje e zgjuar dhe e guximshme, nga një zemër e pathyer për Pavarësinë e Çamërisë, Festim Lato,
Të nderuar shkrimtarë dhe bashkëveprimtarë!
Asgjë s’ mund të jetë më kombëtare se gjuha, shkrimi, Asgjë s’ mund të jetë më kombëtar se identiteti kombëtar, se përbashkimi i etnitetit gjuhësor, kulturor, historik e teritorial. Shpallja e shtetit të Greqisë nga Oto Bavarezi mbi teritorin etnik shqiptar s’mund të quhet ndryshe, pos krim historik ndaj popullit më të lashtë të tokës, Shqipërisë.
Shikuar rrethanat, formimi i Akademisë për Studime Pellazgjike, nga “Zëra të mirë të atdheut”, është lajm i mirë për gjithë kombin. Riformimi i lashtësisë sonë kombëtare do të zgjidhë shumë dilema të së kalurës sonë edhe të sotmes. Kjo tokë që na është dhënë nga perëndia e kemi për borxh t´i dalim zot e ta mbrojmë. Çamëria është gjaku dhe shpirti i atdheut tonë. Çamërisë dhe Krahinës së Mollës së Kuqe, pavarësisht zemërimit të fqinjëve, do t’ ia japim tërë dashurinë që e meritojnë.
Faleminderit Lidhje e Shkrimtarëve të Vlorës!
Faleminderit Lidhje e shkrimtarëve të Kosovës!
Zoti i bekoftë shqiptarët!
Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Dhe shtete mike të Evropës!
Atdhe Geci, kryetar i Akademisë Kulturore e Morale të
Shqiptarëve në Evropë
Vlorë, 06. 10. 2018