Nji hymn për Europën
Për nji Europë me Trup dhe shpirt. Nën formulën: Dashuni+Fjalë=Poezi.
Europa asht vend i Kullave të historisë botnore. Këto kulla i ndesh kudo sot nëpër maja malesh dhe kodrash deri ku syni jonë mund të shohë. Ata ruejnë historinë e njeriut e të vetë qytetnimit. Bashkë me këto kulla asht rritë edhe njeriu, Homo Europeus dhe këto të dy nuk munden me egzistue pa njeni tjetrin. Ata reflektojnë dhe plotësojnë njeni tjetrin, cdo shtresë gurit në kulla asht e shënueme edhe në ADN e njeriut europian, pikërisht sepse janë të lidhuna fort me njeni tjetrin me ane të dy elementave të pavdekshëm: Fjalës dhe dashunisë.
Të rrituna bashkë, këto elemente sublime të ndërtimit, u banë cementoja, landa lidhëse në mes të shtresave të njeriut dhe të kullës së tij. Homo Europeus. Përderisa këto dy gjigandë të bashkjetojnë, të mbrojnë njeni tjetrin kanë me trashigue edhe të ardhmen.
Njerzimi njef para Europës edhe nji kullë tjetër, Kullën e Babelit. Kjo kullë u ndërtue me kakofoni, me tinguj të thyem, fjalë të shtypuna si pluhun dhe u rritë shumë shpejt derisa kujtoi se preku amshimin. Rrufeja e parë e historisë e shembi përdhe dhe njerëzit nuk u morën vesht kurrë ma. Babeli i kohës se vjetër cfaqet para nesh si nji fantazëm historijet sa herë që na harrojmë se ne Kullën e përditshme të Europës duhet ndërtue me dy elementet bazë: me dashuninë dhe me fjalën.
2.
Europa asht nji katedrale që qindron mbi dy Kulla: Kullën e dashunisë dhe kullën e Fjalës.
Sot asnjihere ma shume se kurre ketu dy kulla, ato që kanë krijue historinë e njeriut europian nuk janë kenë ma ne rrezik të shembjes. Në fillim ja sulmuen dashuninë me hyllin pesëcepash ne emën te liberal-majtizmit-dhunues, me drapnin e shterbëzimit dhe cekiqin e konsumit. Mandej thirrën fanatizmin politik dhe i sulmuen fjalën e lirë.
Nji personazh ne dramë kallxon se e ka rritë te bijën pa Zot, nën ateizëm steril dhe ajo tue kene jashtë rrathit shoqnor u lidhë me nji fanatik po jashtë ketij rrathi shoqnor. Tash ai e ka veshë me burga dhe e mban në shpi. Asnji nga njerëzit e saj në Vjenë nuk ja pranojnë vajzën per vizitë se simbas saj ata janë me paragjykime. Zoti asht hakmarrës, thërret ajo.
Unë mendoj se Zoti asht dashuni dhe dashunia asht si zjermi qe ndricon te mirën porse edhe pastron te keqen. Mbi te tana vlen: Me dashtë tjetrin njashtu si vedin, si dhe me luftue te keqen tek tjetri, me dashtë dhe me luftue gjithnji ne favor të Njeriut.
„Me jetue në mes dy kulturave ka dy rrugë: ose të bahesh titan i paqes, ose te shkermoqesh si rana prej fanatizmit“!
Kimera gjeniale e Salvator Dalisë e ndërtueme në vetë autorin dhe në Galan, muzën e tij me dy elementet e simbiozës, asht shndërrue në atë të majten komunisto ateiste dhe militanten fanatike që plotëson tablonë dramatike.
Në fund të dramës kjo simbiozë – kimera tashma asht përfundue dhe mutacioni ka ndodhë asht ba real dhe i prekshëm.
Sot dy kullat ku qindron Homo – europian kane nisë te dridhen si ne nji termek 9 ballësh. Bota e madhe habitet se si ato nuk shemben përdhe, Europa dhe njeriu i saj.
Askush nuk e di nëse Europa, si nji kulle e tane do i mbijetoje ketij sulmi të pabesë nga brenda dhe jashte, nëse ajo do i mbijetoje kafshimeve të Kimerës. Tanë kjo andërr e mrekullueshme e paqes po shndërrohet në nji shgjandërr te dhimshme.
Herojt nuk dorezohen kollaj. Ata deklamojnë:
Luanesha nuk e kthen krenë kur lehin qejtë,
porse vetëm kur ulërinë luani…
e unë i kam ndi lehjet e qejve te egjër deri këtu
porse kam vazhdue rrugën nën yjet e fatit
derisa qentë te kafshuen ty luanesha ime
dhe thirrja jote më preku në zemer.Tash jam këtu afër tejet
me pastrue kafshimet e qejve prej trupit Tand
dhe lehjet e kthyeme ne jehona makthesh…
Europë, atdheu jem.
3.
Në dramën „ Luanesha e kafshueme“ pasqyrohet levizja sismike qe ka ndodhë brenda vetedijës se Homo Europianit.
Dy herojt e kanë ndërtue kullën e jetës se tyne me dashuni dhe me fjalë, ne besimin e patundun se asnji kohe dhe asnji shtërngate nuk ka me e prishë. Në cdo skenë e në cdo lëvizje ndodh shprishja e ngadalë e fjalës dhe e dashunisë e rrëzohet nji shtresë e kohës nga kulla e tyne. Ata e ndërtojnë përditë atë që prishë kimera.
Ata poetizojne kështu dashuninë e tyne:
Disa njerëz janë kaq te gjymtuem shpirtnisht
saqë sikur të shndrrohej trupi me shpirtin,
kishin me trembë botën.Prandaj unë besoj se bota e amshimit
nuk ka me kenë asgja e komplikueme,
vetëm shndërrim i trupit me shpirtin
se kur ti më qeshë si dritamë dukesh shpirti ma i bukur i botës
e dëshiroj me u shndërrue në ty.
Ata betohen se nëse do i mbijetojnë këtij sulmit të kimerave, atëhere do rindërtojnë Europën në nji art te ri ku dashunia dhe fjala te kthehet prep në kolonat ndërlidhëse të kullës, ne cdo shtresë e ne cdo gurë të sajin.
Ata e shohin se arti, mediat, në formën e sotme nuk i shërbejne dashunisë dhe fjalës, porse jane nji formë e ulët per me u pasunue me anë te „political correctness“ tue fshehë te vërtetën. Forma qe përdoret sot në art dhe masmedia asht virtualë, zhurmuese e pa shpirt dhe ne te mungon ajo qe bjen nektarin e fituem nga përziemja e dashunise me fjalen: POEZINE!
Poezia asht e vetmja kryengritje per me mbijetue.
Tashma duhet me ra kumbonat e nji arti te ri per me na kallexue rilindjen e shpirtit europian.
Gjithcka qe mbijeton ne amshim bashkë me njeriun ndertohet me ane te fjales dhe te dashunise. Gurët e Da Vincit, Servantesit, Shekspierit, Mozartit, Chopen, Dostojevskit, Fishtes jane elementat e ADN-se se Europës e të Homo-Europianit.
Gjithcka tjetër asht Babel, asht Tohuvabohu biblik.
Në fund të dramës ndodhen përballë këto të dy: Kimera aktuale dhe Homo-Europiani e zgjidhja asht mjaft realiste. Fiton gjithnji e mira, e bukura, njerzorja, dashunia dhe fjala, ndryshe nga bota e kafshëve ku fiton ma i dhunshmi, ma i ligu, ma i afti për përshtatje.
Kjo asht e vetmja fije e holle që i ndan krijesat e demokracisë prej krijesave të diktaturës. Demokracia krijon njerëz te bukur, diktaturat monstra!
4.
Rizbulimi i shpirtit te Europës ka nevoje mbi te tana: Për nji Stil te ri.
Ky Stil mund të shtjellohet si nji menyrë e thjeshte dhe infantile e njiherësh si shprehi origjinale artistike. Me anë te thjeshtësise drejt perfeksionit! Ky stil te jep nji ndjesi te përhershme, që buron në ty sa herë që ti ndesh simbolet e Europës, si shenja identitetit.
Ja nji shembull ideal:
„Ti ishe 14 vjeç kur për herë te parë dole nga vendlindja jote e periferisë dhe vizitove kryeqytetin e vendit tand, aty u njofte me katedralen, rreth së cilës asht ndërtue edhe historia e vendit tand. Kur mbushe 18 more guximin dhe vizitove Big Beng, Kullën e Ejfelit, Vatikanin e Koloseum, Shpinë e Jugendstilit dhe Sagrada Familia… Përgjatë tanë jetës tande te mavonshme, sa herë që ke me i ndeshë këto simbole do te ndjesh ndjesine e vendlindjes.
Pra nji largësi në hapsinë te lidhun me nji afërsi ne ndjenjë afron „Art Nouveau Europa“.
Kjo asht Europa e nji Stili të ri, nji ndjesi e vokët, giciluese, prej sigurisë që të jep tanësia.
Gjergj Jozef Kola
Vjenë, 01.07.2018