Prokuroria e Përgjithshme jep alarmin: Kanabisi po kultivohet në të gjithë vendin

0
1074

voal.ch | 4 qershor 2016

Prokuroria e Përgjithshme ka ngritur shqetësimin për kultivimin e lëndëve narkotike në të gjithë territorin e vendit.

Përmes një qarkoreje, organi i akuzës thekson se kanabisi po kultivohet në sipërfaqe toke publike, në pyje dhe pranë burimeve ujore.

Është vënë re një tendencë e kultivimit edhe në magazina e ambiente të tjera të mbyllura.

Në qarkoren e saj, Prokuroria vlerëson punën organeve ligjzbatuese, për të luftuar fenomemin e kultivimit të lëndëve narkotike.

Vetëm gjatë kësaj jave, policia ka zbuluar dhe asgjësuar me djegie sasi të mëdha të kanabisit në të gjithë vendin…

Shënim: bashkë me islamin… prandaj i kemi këto fenomene negative në shoqërinë shqiptare, se njerëzit duan fitime të shpejta e të mëdha, pa punuar shumë… /AÇ