Flamur Sefaj – kandidat për deputet i AKR
Nga Skënder Lika
Nuk do t’i shkruaja këto radhë, nëse protagonistin e tyre, njeriun me vizion dhe koherencë profesionale dhe intelektuale, z. Flamur Seitaj, nuk do ta kisha njiohur nga afër. Përfshirja e tij në politikën e re të shtetit të Kosovës, si deputet në Kuvedin e Kosovës, do të ishte një vlerë e shtuar e përfaqësimit më të mirë që politika ka në shtresat e kësaj shoqërie të re, që me shumë përkushtim po tenton të japë një model të sendërtimit të arkitipit të qytetërimit dhe lirisë në Ballkan.
Duke parë kanditaturën e Z. Flamur Sefaj , për deputet në Kuvendin e Kosovës, në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, nga Aleanca Kosova e Re e Z. Behgjet Pacolli , më lindi ideja të jap mendimin tim dhe të kolegeve dhe punonjësve të kompanisë shqiptare “ Daci “ sh.p.k., të cilët kemi punuar për llogari të Mebatex Group ne Ulan Bator – Mongoli në periudhën qershor 2019 deri qershor 2020, ku unë isha me detyrën e Drejtorit Administrativ të kompanisë, ndërsa Z.Flamur Sefaj ishte në detyrën e Grand Manaxher të Mebatex Group.
Por Unë me Z. Flamur Sefaj jam njohur kohë më parë, ne Lugano, i prezantuar nga Z. Emin Pacolli, në kohen kur unë isha thirrur nga kompania “Daci” sh.p.k. për të ndihmuar në lidhjen e kontratës në mes dy kompanive tona.
Zoti Flamur gjatë punës tonë njëvjeçare në Ulan Bator na është gjendur shumë pranë drejtuesve dhe punonjësve të kompanisë. Ndihma e tij ishte e gjithaneshme, jo vetëm në cilësinë e Grand Manaxherit, por më tepër si vëllai për vëllezërit. Ai e ka shprehur disa here se: – “ ne shqiptarët ngado krahinë që të jemi, ne jemi vëllezër, jemi shqiptarë, ta ndihmojmë dhe ta duam njëri tjetrin “. Kjo ishte motoja e tij e punës, kauza dhe deviza e tij, zemra që rrihte dhe rreh çdo çast shqiptarisht.
Ai na ka qëndruar afër jo vetëm duke na krijuar të gjitha kushtet mëse optimale të mbarëvatjes së punës dhe të akomodimit tonë në tërësi, por duke ndjekur në mënyrë permanente ecurinë e tyre në çdo kohë. Gjë e cila tregonte jo vetëm përgatitjen e tij të lartë profesionale të menaxhimit, por dhe patriotizmin e tij. Ne punonjesit e kompanise tonë nga drejtuesit e deri tek specialistët dhe punonjësit më të thjeshtë kemi krijuar bindjen dhe respektin e veçantë për përgatitjen dhe angazhimin profesional dhe njerëzor të Zotit Flamur si drejtues i aftë dhe mbi të gjitha si patriot i nderuar.
Ne mendojmë gjthashtu se ndjenjat njerëzore dhe vëllazërore të tij burojnë përveçse nga kultura e tij edhe nga edukata që ka marre nga i madhi Behgjet Pacolli si drejtues primar dhe pronar i Mebatex Group. Zoti Behgjet Pacolli tashmë një figurë kombëtare mbarëshqipatare, me respekt të padiskutueshëm në të gjitha trojet shqiptare, ka kultivuar në të gjithë kompanine e tij një edukatë njerëzore dhe profesionale, por edhe një ndjenjë atdhetare shqiptare për t’u admiruar.
Duke pare se Z. Flamur është kandidat i Partisë Aleanca Kosova e Re, e drejtuar nga Zoti Behgjet Pacolli, kemi bindjen se është një figure me përmasa kombëtare për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës përkrah përfaqësuesve më të mirë, më të denjë dhe më patriotë të popullit shqiptar të Kosovës.
I urojmë suksese në zgjedhjen dhe punen e tij në këtë Kuvend, në shërbim të aspiraratave të popullit të Kosovës. Besimi jonë është i plotë se puna e tij do të jetë në nivelin më të lartë profesional, në mënyrën më dinjitoze dhe atdhetare, bashkë me kolegët e tij të AKR dhe të Zotit Behgjet Pacolli si Kryetar i saj në këtë Kuvend.
Zoti Flamur Sefaj i ka të gjitha cilësitë njerëzore, profesionale, intelektuale, që të jetë në Kuvendin e Kosovës, një zë i ri dhe plot kolorit atdhetar, për të cilët ka aq shumë ky kuvend dhe gjithë sofra politike e shqiptarisë.
Suksese për Z.Flamur Sefaj dhe Aleancën Kosova e Re në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 në Kosovë! Kosova ka aq shumë nevojë për figura të reja politike, si ajo e z. Flamur Sefaj, që ta përfaqësojnë atë denjëshsiht në sfidat e shumta të integrimit euroatlantik!
Dërgoi për publikim, Denis Hata, gazetar