13.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )

PROFESORESHË, I VETMI PALLAT QË SHKATËRROI TËRMETI, ËSHTË “YTI”

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info/
Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- & Grafik dizajner

(Dt. 04.12.2019, Nga fb u botua te Durrësi Bulevard, Tema, Dita, Gazeta Express, etj., shpesh në botime të cunguara)

Znj. Bozo, profesoresha e konstruksioneve të ndërtimi, e kohës së komunizmit shqiptar, u lëshua në mbrojtje të periudhës komuniste, dhe në sharje e dërrmim të periudhës jokomuniste. Personalisht, kam respekt për të, pavarësisht se në sa po them, kam mendim diametralisht të kundërt me të.

E KA GABIM, E RESPEKTUARA PROFESORESHË!

PROVA E SHPEJTË:
Në bulevardin e Durrësit, e vetmja ndërtesë që e këputi tërmeti, është e “profesoreshës”, pallati i ndërtuar në vitet 80, “para syve të Saj”, nën “kontrollet”, “standardet”, “kontrollet e cilësisë”, vetëm 200 metra larg ZUP-it (ish Zyra e Projektimit në kohën së Saj, të Profesoreshës), sot karshi “Foto Pali”.

Nga ana tjetër, Asnjë nga ndërtesat e ndërtuara “nga italianë”, para periudhës së Saj, të profesoreshës, nuk ka luajtur vendit!!!

PO VAZHDOJ EDHE PAK:
Nuk ka kufizime teknike të ndërtosh në një truall që ka qenë kënetë, siç “e ndalon prerazi profesoresha”! Natyrisht duhet të përdoren zgjidhje konstruktive të përshtatshme për atë lloj trualli. Natyrisht, kostot e ndërtimit rriten. Pra, zonja inxhiniere e ka gabim, ai, ndalimi i ndërtimit në ish-kënetën e Durrësit, ka qenë një vendim i qeverisë komuniste, i marrë në kontekstin e një shteti tejet të centralizuar, me çmime trualli, ndërtimi etj. të vendosur mbi baza absurde, me vendime burokratike të “Komisionit të Planit të Shtetit”, një institucion që caktonte çmimet për çdo gjë e kudo në Shqipërinë komuniste. Çmimet nuk caktoheshin nga tregu, por nga “Partia”, gjë që kushtëzonte edhe zgjidhjet tekniko-ekonomike krejtësisht antiekonomike, antiteknike, antishkencore dhe antinjerëzore.

Sa thashë është një konkluzioni i iniciuar tek unë herët, që nga një konsulte me një grup konstruktorësh italianë në vitin 1991, kur unë isha kryetari i Bashkisë Durrës (kryetari i komitetit ekzekutiv), e pastaj është përforcuar vit pas viti, që në 2-3 vitet e para të demokracisë, edhe nga fakti se pashë me sytë e mi, se në Botë ndërtohej tashmë kudo, dhe gradaciela në rërë, moçale e kudo…..

PROFESORESHA KA ANËSI POLITIKE:
E megjithatë, e përsëris, e respektoj atë, por mendoj krejt ndryshe nga Ajo, edhe teknikisht, edhe politikisht. Ajo më krijoi bindjen se është një nostalgjike tipike e brezit të teknicienëve demode të Shqipërisë para 1990, periudhë kur edhe teknika vuante izolimin nga Bota, nga përparimet e inxhinierisë së Botës.

Edhe lëvdatat, që i thur profesoresha, për gjoja zbatimin e rregullave dhe standardeve në regjimin komunist, janë të pasakta: “zbatimi i standardeve etj.” ishte një hipokrizi e shoqërisë së asaj kohe, kur në fakt ato nuk zbatoheshin, por prodhoheshin veçse gënjeshtra, shkresa burokratike pafund që “vërtetonin”, gjoja, plotësimin e standardeve e kushteve teknike….

NË MBYLLJE:
Shihni miq, ndërtimet e para 1990 e pas 1945: flasin vetë, ulërijnë nga cilësia skandaloze, e nga të gjitha anët tjera.
Me gjithë situatën katastrofike që trashëgojmë akoma sot, jam i bindur se “Fredom works…” (shprehja që na pat thënë që në 1991 përfaqësuesi i Lirisë, Baker, ministri i jashtëm i ShBA)

I MBETEM ASAJ QË KAM THËNË NË EMISIONIN NË PROVOKACIJA, DT. 29.11.2019
Emisionin që e keni në linkun: https://youtu.be/l8pMkW0_VNA. Por ju lutem kujdes: dëgjoni/shini videon, e mos lexoni ndonjë shkurtimn me shkrim të saj, të bërë nga ndonjë dashakeq…

Bashkim Kopliku
Mobile&Whatsapp&Viber: +355(0)672858090
(In DEUTSCHLAND: 004915771187972)
Phone: +355(0)52 223663
E-mail: [email protected]

- Reklama -

Më shumë shkrime

Shkrimet e fundit