Prof. Sami Repishti
Ketu ma poshte po jap nji pjese te nxjerrun nga “Përshëndetje të gjithe vëlleznëve dhe motrave shqiptare: gëzuar vitin 2000“, nga Profesor Sami Repishti, Baldwin, New York, USA 01.01.2000.
“…Mbas vdekjes së Skenderbeut traktati i 1479-s në mes Venedikut dhe Sulltanit njohu pushtimin otoman të Shqipërisë. Dritarja e Botes Perendimore iu mbyll Shqiperisë pikërisht në nji kohë kur era frymëdhanse e Renaissances (Rilindjes) dhe idete fisnike të Humanizmit po krijojshin nji Europe të Ré me nji etje të vrullshme per njohuni të reja, per hapsina dhe nji botë të ré me nji zhvillim të lirë, të pakufizuem të shpirtit kerkues e thellësisht njerzor.
Pamvarsisht nga faktori fetar – që mbetet gjithherë nji çeshtje krejtësisht intime per çdo ndergjegje personale – okupacioni otoman ka nxjerrë Shqiperinë nga historia e kontinentit europian dhe e ka denuar atë të jetë nji krahinë e harrueme mbrenda nji perandorie të mbyllun, me kulturë të kundert nga ajo e Europes, që po rilindte në Perëndim…“.
Paul Tedeschini, 2 janar 2008 – EuroEmigrant