Profesor Rrahman Paçarizi dhe brenga për arsimin shqip

0
428
Rrahman Paçarizi

Par exellence

TV Klan dhe emisioni “Oxygen” me moderatorin Besim Dina i përshtashëm për shikuesit e shumtë në Kosovë, është bërë një dritare sa argëtuese aq edhe me përmbajtje të dijes në këndin e kuizit.

Mysafir profesor Rrahman Paçarizi, i njohur në botën univesitare, të gazetarisë dhe të krijimtarisë në hapësirën tonë kombëtare, foli ndër të tjera edhe për problemet në fushën e arsimit shqip dhe pika e dobët, që, sipas tij kemi marrë në vlerësimin ndërkombëtar “Pisa”!

Profesor Paçarizi, në paraqitjen e tij theksoi se në Universitetin “Hasan Prishtina”, në Prishtinë për çdo katër vjet shpallet konkursi për kuadrin arsimor-shkencor në tempullin e dijes dhe, poqese vijnë të tjerë më një bagazh më të pasur shkencor-kërkimor dhe me publikime të shumta në revistat akademike botërore, mua më zihet vendi i punës në universitet.

Këtë e mori si shembull se si duhet të zhvillohet programet, projektet mësimore dhe avancimi i tiparave të shkollës shqipe dhe të mësuesve në Kosovë. Për çudi, pasi të rinjtë tanë i përfundojnë studimet në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë dhe me një shkallë të mirë të dijes, ata në moshën fare të re hyjnë në punë dhe marrin ditarin e mësuesit në shkollat tona, ata për 40 vjet deri në pension e kanë kontratën e punës dhe, gjatë këtij rrugëtimi ata nuk i kontrollon kush për shkallën e suksesit të punës arsimor dhe këtu përfundon gjithëçka, thotë profesor Paçarizi.

Të përshtashëm me problemet aktuale në arsimin fillor, duhet më shpesh të dëgjojmë se çfarë thonë bota akademike dhe universitare në Kosovë dhe reformat në këtë fushë të rëndësishëm të arsimit shqip për të ardhmën e brezave të rinj shqiptarë!

Çikago, maj të motit 2020


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]