Prof. Mentor Quku u lind me 20 janar te vitit 1939, u nda nga kjo jete me 1 Qershor te vitit 2014.
Mentor Quku, një jetë kushtuar Ndre Mjedës.
Dje u nda nga jeta Prof. Mentor Quku (1939-2014). Quku kishte lindur në Bilisht të Korçës më 20 janar të vitit 1939. Fëmijërinë dhe rininë e kaloi në qytetin e Shkodrës, ku edhe shfaqi një talent të veçantë në pikturë, falë mësimeve që mori nga ikonografja e njohur Viktori Puzanova, si dhe nga piktorët e shquar Simon Rrota dhe Vladimir Jani. Lufta e klasave ia ndërpreu të drejtën për të vazhduar shkollimin në këtë disiplinë. Shkollën e mesme e kreu në Shkollën Pedagogjike “Shejnaze Juka” në Shkodër (1951-1954), ndërsa studimet e larta i kreu në Institutin e Lartë Pedagogjik në Tiranë (1955-1957) dhe Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës (1960-1963).
Në periudhën 1954-1951 ka ushtruar profesionin e mësuesit në shkollat e Shtiqënit, Brutit (Kukës), (1954-1957), në shkollën e mesme “Hydajet Lezha” (Lezhë), në shkollën e mesme “Xheladin Fishta” (Shkodër), (1961-1963). Mbasi kreu shërbimin ushatrak në Laç (Kurbin) vijoj sërish të punonte si mësues për 27 vjet radhazi në shkollën e Barbullushit(1965-1991) dhe në shkollën e Bahçallëkut (1991-1992), ku edhe kreu funksionin e drejtorit të shkollës.
Mentor Quku (1939-2014) lindi në Bilisht të Korçës. Ne vitin 1957 u diplomuar ne Institutin e Lartë Pedagogjik në Tiranë, ndërsa në vitin 1963 kreu studimet në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Shkencave të Natyrës.
Në periudhën 1954-1951 ka ushtruar profesionin e mesuesit në shkollat e Shtiqënit, Brutit (Kukës),në shkollën e mesme Hydajet Lezha (Lezhë), në shkollën e mesme Xheladin Fishta (Shkodër), në shkollën e Barbullushit. Më 1991-1992 drejtor në shkollën e Bahçallekut. Më 1992-2000 ka kryer detyrën e drejtorit të Muzeut Historik Shkodër. Sot është në pension. Hobet e tij janë sporti, filatelia, piktura dhe muzika.
Është drejtor i revistës Kumtari, nr. 5,6,7, si dhe i gjashtë vëllimeve të Seminari Ndërkombëtar, Shkodra në shekuj. Ka drejtuar dhe organizuar në Shkodër, katër seminare ndërkombëtare Shkodra në shekuj (1, 2, 3, 4), si dhe tetë seminare shkencore për rishkrimin e historisë kombëtare, zhvilluar në qytetet Hamburg, Prizren, Shkodër, Klinë, Rrëshen, Istog, Ferizaj dhe Shkup.Prof.Mentori na sjedhe ne kujtes vitet e femiris se tije, vitet kure filloje te gjente vetveten.
E kam filluar punën kërkimore-shkencore në moshën 18-vjeçare, në përpjekje për të nënvizuar vetveten, por edhe për të sfiduar pengesat, gati-gati të pakapërcyeshme të regjimit të kohës. Kjo është arsyeja që deri në moshën 35-vjeçare jam angazhuar në disa fusha të dijes. U desh që të vinte viti fatsjellës për mua, viti 1974, që në mënyrë të natyrshme hyra në botën magjepsëse të studimeve rreth figurës gjeniale të Ndre Mjedës. Lidhur me pjesën e fundit të pyetjes suaj, them se edhe disa jetë të tjera po të kisha, të gjitha do t’ia kushtoja poetit të “Andrrës së jetës”.
Ne shume biseda dhe interviata Prof. M. Quku na rrefente te verteten e tije, si e fillonte dhe si e kalonte diten, nder te tjera ai thoshte:
Zgjohem herët dhe filloj punën pranë kompjuterit për hartimin e dy volumeve të reja kushtuar Ndre Mjedës. Pastaj mbasi zbres njëqind këmbë shkallë, dal në qytet për të bërë shpenzimet e ditës, si edhe për të realizuar takimet e planifikuara. Paradreke marr deri në dy kafe, ndërsa duhanin dhe alkoolin nuk i konsumoj. Kthehem për drekë në shtëpi dhe pushoj mbasdreke. Ndërkohë, kam një muaj që po punoj çdo pasdite për sistemimin e arkivit, bibliotekës personale.
Në darkë ndonjë vizitë apo në lokal me gruan, e cila mbetet mbështetësja më e madhe e imja në realizimin e projekteve shkencore. Ndjek lajmet e ditës në TV, lexoj suplementet albanologjike të gazetave, si dhe përdor mjetet e informimit në internet me adresat E-mail apo Facebook. Qefi ma kishte te kisha pran vajzat, niperit dhe mbesat, te cilet jetojn large meje dhe bashkeshortes time Ixhlalit, po tani teknologjia na ka mundesuar komunikimin edhe ne largesi permes FB, Skype, etj.
Ne pervjetorin e 78 te ditlindjes se prof. Mentorit, ne nxanesit e tij perulemi me respekte, perpara ketij emeri qe koha sa vjen dhe e larteson, Mjetologu, historiani prof. Mentor Quku na mungon sot ne pervjetorin e ditelindjes, ai ju mungon vajzave te tija, qe aqe shume i deshi dhe e deshen, Valbona, Orieta dhe Evisi, niperit dhe mbesat ndihen krenare per kolos te letrave.
Prof. M. Quku na la pase nji thesar, na la librat e dijes, na la ate buzqeshje, na la nji porosi, ta duam njeri tjetrin. Ne shume biseda, qe kisha me mesuesin tim te shkolles tete vjeçare ne Barbullush te Shkodres, ne ato vite qe kurre nuk harrohen, plot skamje dhe mjerim, po mesimdhenesit tane ishin ngrohtesia e shpirtit tone. Sot prof. Mentor Quku eshte i ndare nga kjo jete, vetem fizikisht, ai eshte i pranishem ne mesin e te gjithe neve qe patem fatin e mire ta njifnim nga afer, ne ditet e veshtira te sistemit komunist, po patem fatin ta kishim prane edhe ne vitet e demokracis. Burrat si ti Prof. Mentori nuk vdesin kurre, per ju ka vetem ditelindje.
Gjin Musa, ish-nxanes i prof. Mentor Qukut