Prof. Dr. Suzana Golemi në mes të Shkoder loces, krenohet me 500 vjet robërimi turk

0
340
Ambasadori turk - Rektorja e Universitetit Shkodër

Nuk di se ç’të them në këtë garë të madhe që po zhvillohet në mes serbëve dhe turqve, se e kujt është Shkodra? Deri sa serbët e mbajnë si kryeqytet të tyre, që para Krishtit, turqit krenohen me atë, se si i paskan mbrojtur trojet shqiptare.

Një histori e ringjallur mu në sallat e Univeristetit “Luigj Gurakuqi“ në Shkodër nën udhëheqjen e Rektores Suzana Golemi, e cila pas fjalimit të Ambasadorit turk, kjo “e nderuar“ ia plotëson fjalimin e tij me fjalë edhe më vëllazërore. Bukur shumë !

Më habit fakti që kjo rektore apo ky Univeristet nuk e organizoi asnjë herë ndonjë përballje me historianët serb, në mënyrë që një herë e përgjithmonë të “spastrohen hesapet“ me apetite serbe për vjedhje të historisë. E mira e fundit nga Suzana erdhi një shtrembërim i historisë jo më largë se 500 vjet. Si duket që kjo Pr. Dr. nuk e ka të lexuar as “Rrethimin e Shkodrës“ të Marin Barletit.

“Edhe pse autori ishte prift, Marin Barleti na rrëfen ngjarjet e rrethimit të Shkodrës si rrallë kush deri më tash. Madje ky botim është informacioni i vetëm dhe autentik i këtyre ngjarjeve deri më tash. Në libër prezantohen të dhëna të mjaftueshme për rrethimin e këtij qyteti nga Perandoria Osmane, municionet e përdorura, luftimet, vrasjet, krimet dhe heroizmin e shkodraneve në mbrojtje të Kalasë së Rozafatit. Ajo u mbrojt me dinjitet, sakrificë e ndjenjë fetare dhe kombëtare. Ajo ishte kështjellë e pamposhtuar e krenarisë kombëtare, ku nuk mundi ta pushtojë as sulltani ma famëkeq i kohës më ushtrinë dhe artilerinë ma të madhe të kohës. Ajo iu dorëzua Perandorisë nga ana e Venedikut në sajë të marrëveshjes së arritur në janar të vitit 1479.

Pasojat e dorëzimit të Shkodrës, janë të njohura për opinionin, sepse me dorëzimin e saj së bashku me venedikasit u largua edhe paria e Shkodrës, ku llogaritet se në drejtim të Venedikut shkoi edhe pjesa dërrmuese e popullsisë së qytetit. Me heroizmin e treguar, Shkodra mbeti lavdia e shqiptarëve dhe pengesa e osmanlinjëve në drejtim të Perëndimit.”

Më duket që rektorja, mos i qoftë falë kurrë ky takim nuk e paska lexuar as:
Krimet e Mehmet Fatihut në Shqipëri nga Mihael Kritopulos (1410 –1470 )
Ekzaltimi fetar i një lufte, që perceptohej si luftë e shenjtë kundër të pafeve, kur Perandoria Osmane ngriti male me kufoma shqiptarësh, që shërbenin si legjitimim e përligjje e pushtimeve. Në librin “Kronikat e Tursun Beut”, vijnë dëshmi të panjohura nga kronikani i Sulltan Mehmetit II, pushtuesit të Kostandinopojës, Ballkanit dhe Shqipërisë.

Këtu më poshtë janë të plotë kapitujt për Shqipërinë, si shfaqet areali shqiptar në sytë e shkrimtarit turk, shërbëtorit dhe udhëpërshkruesit besnik të Sulltanit, Tursun Beu, ku përveç luftës, erotika dhe simbolizmi seksual është nënteksti pas çdo pushtimi dhe nënshtrimi të vendeve, popujve, mbretërve, kështjellave dhe qyteteve.

Fushata e sundimtarit Baba i Pushtimit në rojet etnike të Shqipërisë, nënshtrimi i rebelëve vendës dhe ndërtimi i fortesës së Elbasanit.

Në pranverën e vitit tetëqind e shtatëdhjetë (1466), flamujt-emblema të pushtimit – u vunë në lëvizje nga Edreneja. Kur tendat e fushimit të Sulltanit shtrinë hijen e tyre mbi fushën e qytetit të Manastirit, aty rendën nga të gjitha anët luftëtarët – të prirë prej fitores – për t’iu bashkuar ushtrisë perandorake, si ca lumenj të mëdhenj që lëshohen në det dhe, si dallgët e detit që venë e përplasen, u derdhën mbi Shqipëri. “Kasneci i gjendjes bëri të mbërrijë në veshët e mëkatarëve të pafe jehona e kërcënimit: O milingona! Futuni nëpër shtëpi që të mos ju shkelë Solomoni me trupat e tij!” (Kurani 27:18)”.

Me ndihmën e Zotit, më të Lartit pushtuan çdo strehë që mësynë dhe grabitën e plaçkitën kaq shumë pasuri të frymore e jofrymore, saqë djelmosha me tipare engjëllore dhe vasha me pamje hyrish, që vlenin tre a katër mijë aspra, krijesa të këndshme me tipare të tilla, që mjaft që t’i shihje në fytyrë që të të ikte mendja, shiteshin veç për vetëm tre apo katërqind aspra.

Pra, e lexuam një pjesëz të shkruar dhe të parë nga sytë e shkrimtarit turk, shërbëtorit dhe udhëpërshkruesit besnik të Sulltanit, Tursun Beu, “ku përveç luftës, erotika dhe simbolizmi seksual është nënteksti pas çdo pushtimi dhe nënshtrimi të vendeve, popujve, mbretërve, kështjellave dhe qyteteve.”

Tursun Beu shkruante: “Të tilla hyri që kushdo që i sheh në tendë kujton se është përnjëmend në Parajsë. T’i shihje kur mbi gjoksin tim dergjej, do besoje se në një trup dy shpirtra qenë. Te tillë djelmosha që, për atë Zot, në thonë Se ka dhe më të bukur, gënjeshtra thonë.” (shqiptari.eu)

Për krimet e Mehmet Fatihut në Shqipërinë e kohës, i gjetëm edhe shkrime tjera, kronika tjera të të njejtës kohë të tmerrit kur Perandoria Osmane ngriti male me kufoma shqiptarësh. Një dëshmitar i rrënimit të Perandorisë Bizantine nga turqit, ishte pra Mikael Kritobulos. Për te dihet shumë pak. Sipas të gjitha gjasava kishte lindur në ishullin Imbros të Egjeut. Shumë pak kohë pas rënjës së Konstantinopolit, ai e kishte vizituar qytetin e rrënuar.

Për më i rëndësishëm është librit i tij i tretë historik “Historia e Mehmet Pushtuesit“ (Author: Michael Byzantine Critobulus (Μιχαήλ Κριτοβούλος 1410 to 1470), “History of Mehmed the Conqueror“), në të cilën gjerë e gjatë përdhkruhet tmerri i ushtrisë së sulltanit në pushtimin e Shqipërisë.

Për tu cekur është se historiani Kritopulos shqiptarët i quante Ilirë. (When speaking of the Ottoman campaigns in the Peloponnese and the Illyria /Albanian resistance against them, he identifies them consistently with the Albanians as Illyrians as he describes the utter destruction Mehmet made in the area…)

Credit Flavio Sheholli

E moj Zonjë, që postin e Rektores e ke marrë me intervenimin e Presidentit Ilir Meta, të them ato që na i këshillonte Sami Frashëri: “E vërteta është një lloj uji i nxehtë që del nga toka, i cili shkrin dëborërat dhe akujt që ka përqark, i bën për vete dhe shtohet duke shkuar dhe sado që mund të ngrijë duke u ftohur ajri, pa kaluar shumë kohë prapë bëhet siç ka qenë (ujë i rrjedhshëm).

Besoj që e kuptove

Fahri Xharra, 13.12.21
Gjakovë