Prof. dr. Hakif Bajrami: Mos lejoni të copëtohet Rugova e Kosova

0
1680
Demarkacioni Kosovë - Mal i Zi

http://www.radiokosovaelire.com/, 10/08/2016

Qeverizimi dhe komisionizimi i tradhtisë për kufirin Kosovë-Mali i Zi me falsifikime, fyerje dhe kërcnime të reja po vazhdon. Por, i kam në duar dy punime.

Prof dr Përparim Ahmeti dhe Prof dr. Bahkim Idrizi, Analizë e domunetacionit mbi demarkacionin Kosovë-Mal i Zi, Prishtinë 2016, f. 1-22, me fakte dhe konkluza të sakta shkencore kadastrale. Ky studim është një deshmi shkencore faktike që nuk do koment, për të deshmuar se insitimi i Murat Mehës në “faktorin kastral” është asgjë tejter vetëm se një deshtim katstrofal profesional.

Në vijim punimi 2: Isa Mustafa, kryeministër i Republikpës Kosovës dhe Enver Hoxhaj, Ministër i Punëve të Jashtme (të qeverisë Kosovës), “Debat profesional-shkencor për marrëveshjen e shënjimit të vijës kufitare ndërmejet të Republikës se Kosovës dhe Malit të Zi”, Prishtinë, 3 gusht 2016, f.1-14. Kjo shkarravinë është një fyerje për tërë intelegjencinë shqiptare. Është një sajesë politikaneske, që provon ta kontrabandojë një çështje shumë tronditëse për intretresat meskine të tyre, për ta ruajtur kolltukun, një sajesë jetike për Kosovën, që tani është një “miniaturë” e problemit, por që në vijim do të metastazojë në humbje të tjera të territoirit të Kosovës. Qevrizimi i tradhtisë nuk ka britë. Lexues te nderuar, kësaj radhe ua lë ta hulumtioni dhe ta lexoni se si krijohet dhe trasplantohet tradhtia. Sovraniteti dhe integriteti i shtetit po vihet në pyetje, nga ata që më së shumti janë të paguar ta ruajnë, pra nga qeveria kuislinge.

Është fjala pra për tradhti klasike dhe nuk mund të quhet ndryshe, pas atyre fakteve që janë palsuar në tubimin e 3 gushtit 2016, që janë lexuar në libra shkencor, harta, staute, kushtetuta dhe ligje të botuara në “Fletoret Zyrtare” të kohës për kufijtë administrativ, analiza dhe deshmi në shtyp, rado dhe telvizione. Lidhur me këtë, po shihet se opinioni është ndarë në tri taborre: ata që nuk i japin pesë pare se çka do të ndodhë me Republikën e Kosovës; në ata që presin kush po fiton dhe syrvejojnë situatën nga hiet sikurse vepruan nepër kafene më 1989-1999, dhe, ata që me fakte dhe “emocionalisht”( sepse nuk mund të shkelin mbi 864 varret e Rugovës dhe 430 varret e Plavës dhe Gucisë) e mbrojnë të vërtetën. Lidhur me këtë ata të parët duke u dukur për çdo ditë humbës të betejës dhe të pushtetit, nuk kanë rrugë tjetër vetëm edhe të fyejnë, ose të lëshojnë fraza se kinse këta të fundit janë emocional. Emocione , ç` është e vërteta nuk kanë vetëm “hajvanati”, dhe ata që përgojojnë e me trurin e tyre të retarduar zgërdhihen nepër kafene dhe tubime të tilla ku zgërdhisitë e pikturonin trupin e butakëve. Nuk i ka vjertur opinioni se si zgërdhiheshin këta butakë bastardë, sa herë që mbrohej kufiri me fakte, sepse kamera përqëndrohej në ata që flisinin.


Loading…


Po cili është rreshtimi i duhur në këtë çështje?

Po shkojmë me radhë. Porf. Dr Shpejtim Bulliqi dhe Prof Dr Florim Jusufi, me faktorin shkencor të hartave, kordinatave dhe dokumneteve tjera relevante; Prof Dr Zejnullah Gruda, Prof Dr Enver Hasani me studime brilante juridiko ndërkombëtare; Prof Dr Përparim Ahmeti dhe Prof Dr Bashkim Idrizi ekspertë të gjeodezisë, gjeometrsië, profesionist nga lëmia e Prof Dr Murat MEHES, që ishte një statu që flet rrejshëm dhe turpshëm para padronit vet (Thaçi-Mustafa=një binom trivial!), konkludojnë (paraf.) se kadstri nuk është argument i vënjës kufijëve, në asnjë rast. Këta shkenctarë deshmuan profesionalisht se Murat Meha, si gjeodet, provon profesinon e tij ta vëjë në paln të parë dhe ia imponon Komisonit shtetror, qëndrimin e varfur (fakt ky që e pranon edhe pala malazeze sepse e vëren se kështu e kishte fitimin falso), faktorin katstral.

Lidhur me këtë gjeodedi i njohur Murat Hoxha, me të drejtë profesioanle thekson se: “…Kufiri nuk mund të jetë rezulatat i siperfaqës, por nëse e ke një siperfaqe, nuk mund ta përckatosh kufirin, ndërsa po pate kufirin e përckatuar, mund me lehtësi ta përcaktosh siperfaqen”, “Kosova sot” 6 gusht 2016, f. 13. Për të qenë krimi më eklatant në qëndrime dhe konkluza falso, Komisioni i Qeverisë Kosovës (Isa Musytafës, Hashim Thaçit dhe Murat Mehës…) e pranon një dokuemnt kadastral nga viti 1931, i Banovinës (imperilaiste) të Zetës, kur kjo njësi administrative koloniale me emrin BANOVINE e Zetës shtrihej deri në Rahovec. (shiqo: Uredba o naseljavanju novih krajeva 20 oktobar 1920; Zakon o naslejavanju Juznih Krajeva od 11 juna 1931, sa izmenama i dopunama od 5 XII 1931 i 24 juna 1933). Në bazë të këtyre ligjeve është krijuar një serë hartash katastrale për kolonizimin e Dukagjinit dhe të gjitha viseve shqiptare edhe pas vitit 1945. Komisioni shtetëror nuk ka guxuar në ansnjë varianatë të VENDOSE KUFIJE TE RI, pa prezencën e vendasëve, në rastin konkret, pa prezencën e Rugovasëve.

Ligjësisht vetëm kjo magësi porcedurale e rrxon punën e Komoisionit shtetëror (që do të thot edhe punën e Qeverisë), në çdo ballafaqim gjyqsor të brendshën dhe të Arbitrazhit ndërkombëtar. Por, kjo nuk do të thot se Parlamenti i Kosovës të lejohet të hyjë në procedura të pafund duke patur mundsinë që MOS TA RATIFIKOJE delimitimin dhe demarkimin. Këtu çështjes mizerabël profesiobale të Komisonit shtetror i vje fundi. Për ndryshe edhe më realisht, Komisonit nuk duhet lejuar asnjë hapësirë të luaj me fatin e trojeve tani për disa ditë kur ka punuar gabimisht për katër (4) vjetë. Lidhur me këtë, në Arkivin e Jugosllavisë (AJ), duke hulumtuar kolonizimin e Kosovës me sllvaë 1918-1941 për tri (3) vite (1975-1978) kam hulumtuar Fondin e kolonizimin agrar të Kosovës.

Aty janë të gjitha hartat kadastrale të Banovinës Zetës (ndaras) dhe Banovinës Moravës dhe Banovinës Vardarit- të Rrafshit Kosovës deri në Tetovë e Gostivar (ndaras), krejtë me qëllim që këto vise të kolonizohen, të sllavizohen. Dhe një pjesë e malazezëve kolonistë në Kosovë nuk ishte dhe nukjanë pa mekate. (Lexo; “Smart albancima, zemlja bellorukcima” 1930-Seljak iz Peçi në “Proleter” 1930.). Por, sot situata është krejtë tjetër dhe duhet së bashku të gjindet zgjidhja e kufirit, duke respektuar pronën private si shenjëtëri. Marrja e (këtyre) hartave dhe mbështëja në to për ta zgjëruar Malin i Zi (tash shtet mik, kështu mendoj-hb), do t` i ngjnate kohës së E’ Greit më 1913 kur thot se e: “sakrifikuam Shqipërinë dhe e fituam paqën”, do të i ngjnate kohës Punisha Raçiqit, i cili ishte iniciator dhe ekzekutior i kolonizimit të Dukagjinit.

Por, në asnjë rast Rugova nuk është coptuar sikurse provohet tani. Tani për të patur opinoni pasqyrë reale shekncore se deri ku shtrihej Banovina e Zetës dhe çka synonte Millovan Gjillasi më 19 II 1945 duke iu kërcnuar Fadil Hoxhës dhe M. Popoviqit se “Shoku Fadil, Gjakova do të jetë në anën malaxexe dhe mendoj se do të bashkëpunojmë mirë”. Fadili: “Shoku Xhido, unë nuk kam luftuar për banovina por për lirinë dhe barazinë e popullit tim. Populli im tani është në operacionet përfundimetare të luftës dhe ne kemi ardhur të protestojmë për vënjen e diktaturës ushtarke pa dijeen tonë”. Xhido: Atëherë dilni jashtë ti dhe Milo. Tani po e citoj se për çfar trevash synonte Millovan Gjilasi të zgjërohet Mali i Zi përmes Banovinës Zetës. Shiqo studimin shkencor: Dr Liman Rushiti, Ndarja territoriale dhe rregullimi administrativ i Kosovës 1878-1941, Prishtinë, f. 80 – se çka fitojë “ BANOVINA e ZETES (më 1929 kur u formua) me qndër në Cetinë nga territoiri i Kosovës iu bashkangjitën:

1. Rrethi i Mitrovicës me 33391 banorë;
2. Rrethi i Pejës me 44688 banorë;
3. Rrethi i Gjakovës me 45378 banorë,;
4. rrethi i Istogut me 25918 banorë;
5. Rrethi i Podrimes me qendrë në Rahovec me 36191 banorë;
6. Rrethi i Drenicës me qendrë në Skenderaj me 25811 banorë”;
shiqo edhe : “Sluzhbene novine” Kralevine Jugosllavije nr. 237 më 10 X 1931.

Tash, duke u mbështetur në një politikë të tillë imperialiste–koloniale, disa çarqe nuk e duan një realitet që Kosovën e paraqet si tërësi teritoriale–administartive dikurë dhe tash si shtet, sepse neoimperialistët janë vonuar në “hapa”, por, provojnë ta coptojnë Kosovën, të paktën për 8090 hektarë tani për tani të Rugovës, të paktën për ta shfrytzuar birimin dhe ujërriedhën e Lumbadhit, mandej nëntokën ma të apsur në Ballkan, dhe për të fituar KUFIJE STRATEGJIK.

Ky fakt nuk mund të spejegohet se është bërë pa qëllim dhe pa prapavi të dikujtë, prpavi kjo që Murat Meha dhe shefat e tij “as që e kanë menduar”. Jo janë të përqendruar seriozisht në marrzira dhe ruajtëje të pozitpës të cilën nesër nuk do ta kanë. Çka pastaj. Këta politikanë të verdhë nuk po duan ta kuptojnë se agjnetuarat ruso-serb tani janë përqëndriuar ta konfrontojë popullin malzezë me shqiptarë, e prapavija është të përfitojnë agjenturat ruso –serbe. E ngjajëshme ishte situata kur reagova për Debëlldenë, sepse dëshirohej të konfrontohen shqiptarët dhe maqdonët. Atëherë këtë mundësi ia pata shprehur Presidentit Rugova dhe ai e mori seriozisht, por këta që sot po luajnë me emrin e tij, ia kanë pas bërë ta pamundur përmes emisarëve evropian të reagojë. E Presidenti Rugova, dihet (e njoh shpritërisht) e ka pasë dobësi faktoirin ndërkombptar. Jo që ka dëshiruara për të qenë inferior, por i tillë ishte, tepër miqësor me të huajtë, taman Rugovas.

Dihet se Qeveria marionete e Serbisë koketoi atëbotë me atë të Shkupit për Debellde, për kufirin dhe BE heshti, madje e mbajti anën e Serbisë (lexo Rusisë), për hesape të sitilit E Grejit. Dhe,Kosova u gjetë para aktit të kryer, sikr të ishte gjallë Eduard Grei më 1913 gjithnjë: “E sakrifikum Shqipërinë, por e fituam paqën në Ballkan”. Çka ngjau fare mirë dihet 1914-1918!!! Le të sakrifikohen edhe tash viset shqiptare, për ta nxierrë nga “goja ruso-serbe Malin e Zi”?. Por, politika malalzeze duhet të ngritet në niveline saj kombëtar dhe mos të bjerë në këtë grackë, sepse edhe malazezët më 1918 e humnbën shtetin dhe ranë në grackën frengo-serbe, prej së cilës dualën fitimtarë vetëm më 2006.

Qeveritarët tanë neokomunistë kanë barikaduar sintagmën se “ kundershtarët e Demarkaciont të ri, po flasin me emocione”. Po emocione nuk kanë vetëm “hajvanati”!. Ky soj i qeveritarit neokomunist Isa Mustafa, fyen, kërcnohet, blefon se nuk humbim territor e çka jo, por shkon edhe në çështje morale shendetësore duke udhëzuar shkenctarët që punojnë me argumanete se “ duhet të shkojnë te mjeku për kontroll”! Fyerjet nuk i ndalë Isa Begu me kaq, por e detyron vartësin e tij të “kancalarisë” të kërcnohet: “ Kufijtë nuk vëndosen duke u nisur nga e vjetra histirike dhe dëshirat bukolike, (nëse e din ky çka po thot u bafsha jonjeri!) por nga e vërteta juridiko-politike dhe intresat PRGAMTIKE nacionale të Kosovës”. (Shiqo: KOHA DITORE, 3 gusht 2016). Këtyre biznatinëve hipokiritë nuk u intereson histioria, as toka e Kosovës, as nderi, as e vërteta, as fqinjësia e mirë, sepse me pragnatizëm duan të falin çdo gjë, bile territore, por jo të vetat.

E kujtoni sa i zhurmëshëm ishte Isa Mustafa kur iu “sulmua pasuria e tij në fashat”!!?. E ai sulm ishte një mosknaqësi e disa aktivistëve politik, që askend nuk e kanë rrezikuar. Faktet e reagimit kanë mbetë. Tash kur është në pyetje një coptim i Krahinës Rugovës, që nuk e ka coptuar kurrë asnjë preandoiri apo okuopues, zaptitë e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit duantë të tregohen pragmatik para aleatëve, para malazezëve e tj. Ore, aleatët nuk janë fajtor që thonë dhe falsin si po flasin, sepse ata po e mbrojnë qëndrimine Qeverisë Kosovës, pranë së cilës janë të akredituar legalisht si zyrtarë të qeveriave të tyre. Në qëndrimet e tyre ska asgjë të vërtetë se “ata qenkan kundër Kosovës”. Prap këta mizantropë (pushtetarët tanë) bizantin ua montojnë (këta qevritarë) jopublikisht se ata po na detyrojnë se ne jemi partiotë. Këtu dyftyrpsia e tyre bije në kanlizim.

Tash po shtrojmë pyetje jo emocionale por të nivelit të “asfaltit”. Kush e ka ndertuar rrugën Pejë-Kullë dhe Pejë- Çakor, le të konsultohet Ramadan Millaku, që ishte udhëheqës dhe mbikqyrës i prijektit që ruhet në Arkivë. Pra, kufiri në mes Kosovës dhe Malit ZI ishte dhe është në vijën Çakor-Kullë. Kjo është e vërteta, sepse gjatë viteve 1975-1977, me dhjeta herë kam kaluar nepër atro shkrepa dhe ato rrugë duke HULUMTUAR RRUGEN E ARADHES Nacionalçlirimtare “BAJRAM CUURI” 1943/44. Por ende nuk e kam thënë të tërën. Lexoni ligjet, fletoret zyrtare 1946-1974.

Eshtë më se një përpiekje çështëja e Kufrit ,për ta destabilizuar Republikën e Kosvës sipas skenareve të agjenturave ruso-serbe, për të cilat me nga një fali kam folur në debatin shkencor në Kuvendine Kosovës më 3 gusht 2016. Edhe një herë gjatë viteve 1974/5, e kam hulumtuar historinë e Aradhës “Bajram Curri”. Kjo aradhë ka qenë një kohë e lidhur ngusht me kufirin që sot me fajin e Qeverisë Kosovës është bërë kontest. Me dhjeta herë kam kaluar nepër ato vise së bashku me patriotin Gjenral kolonel Qamil Brovinën, i cili ishte komesar politik i Aradhës “Bajram Curri”, më 1943/4. Kamn kaluar nepër Kullë dhe Çakor duke pasur edhe autirizim për çka po udhtojë andej Kullës ose Çakorit. Rrugën deri në këto pika e ndertuar nga Kosova, por edhe si e ka administruar, sepse kufi shtetror nuk ka pasë. (Konsulto Rmadan Millakun drejtor i sipermarrjeve të Rrugëve). E them me përgjegjësi se një kohë të gjatë pastaj me Prof Dr Gjyltekin Shehun, kemi punuar në studimin: “Kufijtë shqiptaro-shqiptar”. Studimi është botuar pjesërisht në “ZERI” më 1998 në vazhdime.

Në vijim duke pas njohuri edhe nga fusha e enciklopedisë, dokuemnteve si dëshmi administrative, Fletore Zyrtare, harta civile shkollore dhe ushtarke, sepse isha bashkëpuntior i Esat Mekulit, në Entin e Prishtinës që punonte për “Leksiokragski Zavodin” e Zagrebit, e ku me dhjeta e dhjeta zëra ishin për kufijtë historik, ekonomik, gjografik, entnogarfik etj. Kurrë në asnjë debat nuk është përmdur çështja kadastrale, kur ishin në pyetje kufijtë. Si duket ky nocion ka ardhur si “parashutë” te Komisoni joprofsional i Qeverisë Kosovës, për shkakun se Krocia tani) po e ve si primar çështjen kadstrale në kontestin ekufirit me Serbinë. Po, Kroacia mund të ketë atë fakt si deshmi, sepse ato treva i ka drejtuar pushteti austriak një kohë. Ndersa te ne ndryshimi i okupatorëve është shumë i shpeshtë. Por, është fatlumësi që Rugova si e tillë kurrë nga asnjë okupator nuk është coptuar deri në këtë rast.

Pas luftës çlirimtare 1998/99, kam reaguar për keqpërdorimin dhe keqvëndosjen e kufirit me Maqedoninë në DENELLDE. Atëherë jam kërcnuar nga “Unmikasit” sikurse tani që kështu :“po kërkojnë miqët tanë Perendimor”. Në këtë mjegull kërcnimesh nga injoratntët që me çdo çmim duan të mbesin në pushtet, duke menduar se me falëje të territoreve “i fitojmë vizat”. O popull i dashur dhe shumë i painfiormuar. Ky pohim i qeveritarëve është një rrenë e turpëshme. Lexone çka do të thot liberalizim i vizave në dokuemntet zyrtrae të BE-së. Lexone sa para u duhen për t` i pasur për atë lëvizje të famëshme, me të cilën vetëm neve shqiptarëve të Kosovës na kanë izoluar me qëllim që sërish ta pranojmë zgjedhen serbvo-ruse. Këtë prapavi ekperti i “vijave” falso dhe krytari i Komisionit shtetëror nuk e kupton, ose nuk don ta kuptoj. Antari i dytë i Komisonit shtetëror është histoirian. Në një vend shkruan: “doktor i shkencave të histoirisë”, në një vend nënshkuar “magjistër”.

Cilit titull t`i besojë. Po, e di që doktor nuk është, as nuk e ka në rend të jetë, por aty është kontrabanduar nga ministri i Isa Mustafës (që sipas aftësisë nuk do të ishte as laborant në ndonjë insitut shendetsor-paralel, kuptohet ku duhet të punojë “pa pare!!!). Por, shtrohet pyetja, cilat punime shkencore (profesioanle) i ka ky Mr. Sylë Ukshini, Asnjë. Shkojmë me radhë. Gabimi më kriminal i Komisonit është dhe mbetet që aty nuk kishte asnjë jurist që është marrë me çështje : delimitimi dhe demarkimi në rrafshin e mardhënjeve ndërkombëtare. As ky nuk ta ka asnjë aftësi profesioanle për t`i dalë zot çështjes. Ka Kosova porfesor të denjë për këtë çështje, por ky është kontrababduar nga ata që sot krekosen që “e kmei përpiluar Kushtetutën e Kosovës”???!!!. Jo more, dihet autori i Kushtetutës dhe ai është një amerikanë. Këta që krekosen vetëm e kanë lexuar pas përkthimit, dhe u ka mbetë të lavdohen nepër kafene.

Tani vijmë te koloneli i policisë me fakultet juridik, Shaban Guta. Çfar rezultatesh shkencore juridike përfaqson ky njeri që ishte ulur i fundit në vendin e Komisonit dhe lente një përshtypje të njeriut të qetë, por që shprehëte një shqetësim fytytor se ka vepruar gabimisht, ndoshta me urdhëra jashtë qenjes tij. Por është madhor dhe nuk është dashur ta pranojë detyrën. Mbeti i fundit me qëllim Prof Dr Tefik Basha, me profesion gjeograf. Asnjëherë nuk kam lexuar prej tij se është marrë me çështje të kufijëve. Provoi të na bindë me do statistika demografike. Në rregull. Por aty ku po ndodhë grabitja e territirit nga : Petrandoria Romake, Biznatine, nga principatat mesejtare, nga Perandoria Osmane – 1912, nga shtetri knjaz-krtal Nikollës 1912-1914, nga pushteti i Wjenës 1915-1918, nga pushtimi i Kralevinës SKS–KJ 1918-1941, kur malazezët e humben shtetin, ku shqiptarët e ndrruan okupatirin, ne RUGOVË kurrë nuk ka pasë sllavë. E po çfarë vlere kanë statistikat kur shënohën kufijtë. Po, ka pasë në Rugovë krime nga okuoatorët, por jo coptim të asaj treve të virgjës shqiptare. Këtë gjeografi jonë është dashur ta mësojë, të paktën nga kolega i tij akademik, i cili na e muar fytyrën me praqitjen e tij. Në vend që të kontribojë, filloi t`i fyej kolegët e tij që briluan, jo me mësimet e tij, por me mësimet e porfesorëve tjerë të Gjografisë. Atë ditë (3 gusht 2016) Katedra e Gjeografisë u dëshmua se ka Kosova intelektualë.

Edhe më afër, as gjatë okupimit italianë-gjerman 1941-1944, as gjatë okupimit titistë, as gjatë dhunës gjillasisto-rankoviqiste, as gjatë neofashizmit S. Millosheviqit, RUGOVA kreshnike nuk është coptuar kurrë. Pse po e coptoni ju ‘qeverizues` mizantrop dhe ju `komisonizues` diletantë. Krahinën e Rugivës dhe Krahinën e Zlebit, kufiri Kosovë –Mali i Zi së pakut nga viti 1945-1999 ka qenë në vijën Çakor-Kullë-Zhleb e jo në vijën e vizatuar nga Murat Mega dhe e melodiuar nga qeveria në Kuçishtë-Bogë-Hoxhaj. Provat se nuk është kështu janë:” Sluzbeni Glasnik” 18 IV 1947 (17/47); 6 X 1949 (44/49); 9 IV 1952 (15/52).

Në çdo enciklopedi shekncore, që pershkruhet çka është kufiri si definicion, nuk ka mbështetëje çështja KATASTRALE. Kufirin shtetëror e përckatojnë këta faktor: etnik,gjeografik, ekonomik dhe historik, të cilët mund të janë të drejte dhe jo te drejte. Këtyre faktorëve u bashangjitën edhe faktorët klimatik, gjeologjik, hidrologjik, natyror –shtetëror, duke ruajtur fakorin gjeografik si primar. Kufijtë politik, gjithëmonë janë dhe mbesin çështje konfliktesh nacioanle. Shiqo: Enciklopoedia Prosvetete, Beograd 1969, f. 347 “GRANICE”; shiqo: Demarkacition, f. 389; Rugovaska Klisyra, izmedju Peçi i Çakora na prelazu izmexhu Metohije u Crnu Goru, f. 467; shih edhe: enciklopeditë tejra për definicionin e kufijëve, “zërin: Kufiri; Në rastin konkret cilat hara janë përdorë dhe nga cila kohë.Ato që janë prezentuar si tekstuale, janë pika strategjike, të njejta sikurse më 1913 (shqiptaro-shqiptare). Prej 85 pikave që i ka shënuar Komisoni i Isa Mustafës në një hartë topogarfike ushtarke jugosllave, 76 janë shqip, 5 janë me prefiks dhe sufiks shqip dhe 4 pika janë me domethënje të konstruktuar sllavishtë më 1931 nga nëpunësit e Banovinës Zetës.

Kufiri në mes të Kosovës dhe Malit ZI në zonën e Pejës është në vijën Çakor- Kullë, dhe çdo sajim tjetër në këtë zonë për ta bërë kufi shtetëror është në kundërshtim me çdo normë shkencore. Faktet për këtë janë edhe hartat topografike, sidomos Kushtetuta e Malit Zi 1946; Projektet për ndertimin e rrugëve Pejë–Çakor dhe Pejë-Kullë, nga ana e Kosovës. Prova: Deklarata e Ramadan Milakut më 26 korrik 2016.

1. Prova e parë dokmentare historike për kufirin shqiptaro shqiptar si normë ekspansioniste sllave, prezentohet në dokuemntin: “Rusia ka arritur që ta bind Francën dhe Anglinë që KUFIRI në mes Serbisë dhe Shqipërisë të jetë STRATEGJIK…”, Në vitin 1931 Banovina e Zetës e ka përpiluar një hartë katastarle për nvoja të Kolonizimnit, duke u mbështetë në Ligjin për kolonizim nga i njeti vit. E vërteta, Ligji për të ashtuquajturën Reformën agrare, thekson se “çdo familje shqiptare t` i ketë maksimumi 0, 49 ari tokë. Ndërsa, çdo familje serbe-koloniste në minimum 45 hektarë. (Posedohet dokumenti si provë shkencore).

2.Më 1918-1941, Kosova është ndarë në krahina (me Ligjin e vitit 1922) dhe në Banovina (1929). Komisioni shtetror i Kosovës e ka pranuar një hartë katstrale nga viti 1931 i Banovinës Zetës, përmes së cilës shumë banorë të ish Çarkut Pejës, kanë siguraur dokumente “valide” shtetrore pastaj. Këta banorë nuk kanë qenë të vetëdijëshëm se Komuna e Pejës gjithëmonë e ka pasë nën administrim pronat në vijen malore Çakor – Kullë. Këto ndarje janë politike dhe fashsite,para vitit 1941, sepse shuajnë çdo mundësi reprezentimi kombëtar dhe civilizues. Faktet në harta; Shiqo: Kosovo – Koosva, Beograd 1973, f. 10, f.35. f. 810, ku caktohet vija kufitare në Çakor; shiqo: Liman Rishiti, Ndarja tetroriale dhe admisitrative e Ksovës 1878-1941, ku saktësohet çështja e ndarjes në krahina dhe banovina që kanë për qëllim çkombaarizimin e shqiptarëve, sepse sipas kësaj ndaje vetëm një deputet shqiptar kishte mundësi të zgjidhet në Kuvendin e Kralevinës 1929 e deri më 1941. Nëse “banovina” mirret si fakt, atëherë Vilajeti është më i vjetër dhe çka nës shkojmë në histori; Por shiqo: Zejnullah Gruda, Kufijtë në dëm të shqiptarëve, Prishtinë 2016; Shqiqo: Argumentet ushtrake për këtë çështje sepse përjashtiojnë çdo qëndrim politik-shtetror, sepse ato argumente duhej të ishin vija natyrale ku duhej të mospërjashtohej faktoiri nacional. Këto dokuemnete janë më precize dhe duhet t`u jipet vlera e dokumentit primar kur mungojnë ato dokumnte nga faktorët tejrë të drejtë, etnik, gjeografik dhe historik.

Prandaj shiqo: “Kosovska diviziska obllast-Krahina e divizionit Kosovës 1927-1941, përputhet në shkallë striktive me shtrirjen etnike të shqiptarëve në Jugosllavinë mbretrore; Prova ; AVII B. P. 17, K. 619, strogo pov,Gjenralshtab, nr. 337, 14 oktobar 1927, Stdija o odbrani graniçnog fromnta III Armiske Oblasti prema Albaniji i Albancima, K 517. prema sektorima, pov. Nr. 3380, 10 septemabr 1937; Pregled Vojno teritorialne podele Kosovskih Okruga, në AVIIB P.17. K. 617 në AVIIB, ku faktori kombëtar shqiptar dominon nga 75-92%, e ku hapur shënohet vija kufitare Çakor-Mokna-Murgash-Hajll-Kullë, me kota striktive, të cilat Komisoni i Millovan Gjilalsit i ka kopjuar pikë për pikë. Argumnetet në vijim: Hartat në AJ. S. 96 për Kolonizimin e viseve shqiptare 1918-1941, ku kufiri në mes Kosovës dhe Malit Zi shënohet në Çakor – Kullë ; DOKUMENTI në ORGJINAL në 126 faqe). Kufiri në rastin konkret është pra aksiomë shkencore histoirike në vijën Çakor-Mokna-Mugash-Hajll- Kullë.; shiqo: “ Prof Bedri Pejani, dr Kol Batzi, dr Assaf Tchami, Les droits de l` Albanie a ses frontieres naturelles, Appel aux Nations du monde civilise, 1921, Argumente derguar Shoqates Komebeve ne Gjeneve 1921, f. 1-76, catastrophe de Rugova. f.21-51, ku saktësohen në prani të Kryqit kuç ndërkombëtar më 1919, në Krahinën e Rugovës, me pikën kufitare me Malin e Zi në Çakor, 866 varre me kufoma te masakruara, të cilat e prezentojë dokumntin në orgjina).

3. Gjatë viteve 1941-1945. Në të gjitha dokumentet gjermane 1943/44, theksohet pika strategjike në mes Kosovës dhe Malit Zi, thuhet se është Çakori dhe Kulla, si nye që e ndajnë Kosovën dhe Malin e Zi. Shiqo: Ditari i Armatës “E”, special -Operacioni “ Draufgenger 1944”.

4. Gajtë viteve 1945/6-1989, kufiri në mes Ksovës dhe Malit Zi ishte administrativ. Provat:1. Stauti i Kosovës dhe Rrafshit Dukagjinit nga 3 shtator 1945, me 11 nene e që nuk është publikuar kurrë. Në nenin 1, theksohen adliteram numri i rretheve të Kosovës me qendrat administarive, me thesk se kryeqytet i Kosovës përkohësisht është Prizreni.

Pse Kushtetuta e Malit Zi më 1946, i thekson kufijt e saj republikan, ku pikat kufitare në mes Malit Zi dhe Kosovës janë Çakori dhe Kulla ; Dokumemntet e Kuvendit Kosovës, Këshilli Popullor 1943/1953, në A. Kosovës); Kufiri Kosovë-Mali i Zi shënohet më 1946 për arsye se Mali i Zi, donte ta vëjë çështjen e NDARJES SANXHAKUT, pra aktit të kryer. Këtë e bëri M. Gjillasi me qëllim më 1946, kuptohet në pajtim me kreun politik serb; Millovan Gjilasi dhe A. Rankoviqi më 19 II 1945 e ftojnë M. Popoviqin dhe F Hoxhën në Beograd, për “ ta ndarë edhe Kosovën sikur se më 1913- “Ajde Miladine , mi novi imperialisti da podelimo Kosovo izmedju Serbije i Crne Gore, kao 1913 godine.”. Kuptohet se do të reagojë fuqishëm Fadil Hoxha në zyrën e E. Kardelit. Dihet realiteti. Kosova edhe pse u okupua nga Serbia, prapa se prap mbeti një njësi administrive e veçantë. Kjo është e vërteta shekncore.

Faktet dihen dhe janë të botura. Por, duhet para opinonit ta sçarojmë shekncorisht nga aspekti i “Historisë se të drejtës dhe shtetit”, Filozofia e historisë, lëmi këto që saktsojnë se: kushtetutat nuk përckatojnë kufijtë, por kufijtë përckatohen dhe “vizatohen” në Ligje të posaçme, të cilat në rastin konkret, janë botuar në organet e kuvendeve përkatëse që quhen: “FLETORE ZYRTARE”; “Sluzhbene novine”; Sluzhbeni Galkasink” etj. Këtu janë burimet për kufijtë administrativ dhe shtetror e jo në njësitë katastrale, të cilat, personat privat gjatë viteve 1945-1974 e tutje deri më 1989, nuk kanë pasë të drejtë t` i posedojnë mbi 10 hektarë tokë-prona. Ky faktor vlen special për pronat shqiptare, të cilat për një kohë do të mbesin pa faktorn: domimium dhe imeprium, e shrehur shekncorisht. (Mendoni sistemin e atëherëshem, mbi të cilin historia mundet të gjykojë, kur kishte pronë private e determinuar nga Ligji për pronën maksimale 1953; prona socilaiste që ishte e tipit kolektiv…).

6. Statuti i Kosovës 1948, neni 8. Determinon se: “ përckatimi ose ndryshimi i kufijëve të rregjioneve të Kosovës nuk mund të bëhet pa pelqimin e Kryesisë Kynendit R. P. të Serbisë”.Prova. Statuti i vitit 1948, i botuar si dokument zyrtar në “Këshilli popullor i KSAK 1943-1953, Prishtinë 1954.

7. Më 1953, Statuti i Kosovës e përcakton numrin e komunave dhe theskon se kufiri nuk mund të ndryshiojë pa pelqimin e Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Serbisë, duke e njohutuar për këtë edhe Kuvendin Federativ. Lidhur me këtë më 1958, Presidiumi i R. P. Shqipërisë dërgon ankesë në OKB për :- ‘Pozoitën koloniale të Shqiptarëve në Jugosllavi”. Reagojnë SHBA dhe delegojnë një Komison, për ta verifikuar akuzën në teren. Shih : LIBRI I BARDHe, 1961, f.59; Në ndërkohë, për ta ZVOGLUAR përqindjen e popullsië shqiptare , dhe për ta rritë atë serbe, Kosovës i bashkangjitet Komuna e Leposaviqit…”. Shiqo: “Sluzhbeni Glasnik” NRS,12 XII 1959, nr. 51. F. 786-799; shih organi i njejtë për çështjen e kufijëve admistrativ në pjesën kosovaro-malazeze nuk ndryshon për asnjë metër; (shih: Fletoret Zyrtare të Kosovës – Këshillin popullor i KAKM-ës).

8. Me Stautin e Kosovës më 1963, kufiri i Kosovës me Malin eZi është në Çakor-Kullë. Kufiri nuk ndryshon.

9. Ligji Kushtetues i Krahinës Kosovës, i vitit 1969, dëshmon qartë se Kosova dhe Mali i Zi, pika kufitare kulmore i kanë Çakorin dhe Kullën. Në këtë Ligjë Kushtetues, kemi një risi se “ Kuvendi i Kosovës është ai institucion që vëndosë për ndryshimin e kufijëve të Kosovës, por që vetëm e njohton Kuvednin Fedrerativ dhe Kuvendin e Serbisë. Prova: LIgji Kushtyetues i shkuriti 1969; Fletoret zyrtare si material dokumentar.

10.Kushtetuta e Kosovës 1974, sjellë risi se :Kufiri i Kosovës nuk mund të ndryshojë pa PEQIMIN e Kuvenidit të Kosovës. Për këtë njohtohet Kuvendi Federativ. Edhe me këtë Kushtetutë, pikat kryesore ADMINITRATIVE, pa asnjë ndryshim kanë mbetë në Çakor dhe Kullë. Provat, shih : “Fletoret Zyrtare” të Kosovës, Jugoslalvisë, Serbisë, Malit Zi nga vitit 1946 e deri më 1974; shih publikimin: Kosovo- Kosova, Beograd 1973, f. 1020, ku thuhet se: “vija kufitare në mes Kosovës dhe Malit Zi është në Kullë dhe Çakori; Shih: Dokumnete për konfiskimin, nacionalizmimin dhe eksporoprijimin e pronave në Kosovë gjatë viteve 1945-1953 nga Komosioni shtetror në AK, Fondi i Sekretariatit Finansave. Për çdo familje që i është marrë prona në Kosovë e që i kishte mbi 10 hektarë, shënimet janë të skata dhe ato vizatojnë edhe prona që janë marrë në Krahinën e Rugëvës dhe të Zhlebit. Dokumentet janë në Arkivin e Kosovës në orgjinal. Në studimin tim 1984-1986 janë sisitemuar sipas alfabetit. (Prezentohet dokumneti)

11.Prova shtesë: Dokumneti tejet Sekret: i INSTITUT ZA ISTRAZIVANJE MINERALNIH SIROVINA, Beograd 1984,poverliv material, samo za internu upotrebu”, ku Kosova dignostifikohet edhe në nëntokë, ku pika strategjuike është me Malin e ZI (Klisyra e Rugovës)- Çakor dhe (Pjesa e Zhlebit) – Kullë, madje tërisa e lidhjes nëntoksore si njësi e plotë natyrale shtrihet deri në Rozhajë.

12.Shumë po manipulohet politikisht me Komisioni i Badinterit 1991- 4 korrik 1992. Aty decidivisht thuhet se “ Jugosllavia ma nuk ekzoiston”. Kush ëshë suksesor, asgjë më tepër.

Marrëveshja e Kumanovës 10 VI 1999, është botuar në Librin e Millosh Miniqit.Kosova, Beograd 2002 . Aty nuk kemi ndarje të kufijëve. Por në Marrëveshjen e Kumanovës saktësohet vija tokësore 5 dhe ajo ajrore 25 kilometershe nga kufiri i Kosovës sipas Kushtetutës 1974. (Aneksi). Shiqo edhe : Edita Tahiri, Marrëveshja e rambujesë, Prishtinë, 2001, f.17, ku shkruan se : “Territori dhe kufijtë e grantuar, “Neni 5 i Kushtetutës federative .” Territori dhe kufijtë e Kosovës nuk mundet të ndryshohen pa pelqimin e saj” . Në realitet, nga viti 1946 sipas Kushtetutës federative kufijtë e Kosovës kanë qenë interfederal dhe kanë gëzuar STATUS të brabartë me kufijtë e njësive të tjera federale edhe në kuptimin ndërkombëtar”.

Dokumneti i Ahtisarit, nuk i përcaktona kufijë të rinjë fare, flet për modelin

15.Kushtetuta e Kosovës 2007, saktëson vetëm mosndryshim e kufirit e po kështu nuk përmednen kufijtë e limituar –apo demarakuar me rastin e shpalljes Pavarpsisë më 17 shkurt 2008. Rugova dhe Zhlebi janë krahina historkike, gjeografike dhe etnike , kultutore dhe në fund raritet kombëtar.

Komisioni shtetëror ka nxierr një dokuemnt të nënshkruar nga përfaqsuesit. Aty shënohet delimitimi në një hartë shumë të dyshimtë. Por në 85 pika referuese, 76 prej tyre kanë tërësi të shprehjes shqip, 5 pika kanë prefiks dhe infiks shqip, me një sufisk të falsifikuar. Ndërsa 4 pika kanë domethënje të konvertuar sllave me qëllime politike. E vërteta, Kufiri i” vjetër”( i pra komisionit Isa Mustafës) ishte shumë më shqip sa ky i dyti që është vizatuar tani e për çka as Qeveria e as Komisoni shtetror nuk kanë mandnat ta ndryshojnë kufrin e vejtës që ishte në vijën Çakor- Mokna-Qafë Murgash-Maja e Hajllës- Kullë. Ky kufi ishte realiete adiminstartiv 1945-1998. (shiqo: Stautet dhe Kushtetutën e Kosovës 1974. Shiqo Fletoret Zyrtare të Kuvendit Kosovës 1974-1984).

Propozojë, për shkak se është bërë nënshkirmi në Wjenë dhe ai dokument është ratifikuar në Kuvednin e Malit Zi, e tërë Çështja të kthehet në pikën zero. Të themelohet një komision profesipnal nga të dy palët dhe të debatohet me fakte në praninë e nderkombëtarëve. Me Malin e Zi duhet të nderotojmë mardhënje miqësore afatgjatat e jo të krijojmë “faktorë” destabilizues ndërshtëtror. Kjo është porosia mime morale shnekcore. Komisoni i Kosovës ka qenë jokompetent dhe jo profesional, me faktin se popullsia e Rugovës është pala që po dëmtohet dhe jo vetëm kjo, por edhe i tërë shteti i Kosovës, madje edhe fqinjësia e mirë që duhet të respektohet, por jo në stilin e Eduard Greit 1913 “e sakrifikuam Shqipërinë dhe e fituam paqën”.

Dihet se Kosova më 1918 e ndrroi okupatorin, ndërsa Mali i Zi e humbi shtetin, dhe luftoi kundër SKS (M.J.) deri më 1931,kundrër borgjezisë serbomadhe dhe imperializmit francez. Rugoven nuk e ka coptuar: Perandoia Roamke, as Perandoria Biznatine, as principatat mesjetare, as Perandoia osmane, as knjaz-kral Nikolla, as Wjena, as kralët e karagjorgjeviqëvei 1918-141, as nacizmi 1941-1944, as Tito, Rankoviqi dhe Gjilasi, madje as Millosheviqi 1945-1999. Deputetë, nese e coptoni Rugovën, e ratifikoni kete kufi, të vizatuar me presione politike nga: Kremlini, Beli Dvori e disa çarqe tjera, për t` i konfliktuar shqiptarët me malazezë, beni vepër penale grupore, ndaj një populli, ndaj një shteti dhe ndaj civilizimit historik, që në rastin më konkret quhet Rugovë (pjesë integrale e Kosovës). Rugova nuk mund të coptohet.


Loading…