Nga: Gjergj Kabashi, Revista Drini – 15 Janar 2020
Termi antishqiptar ISLAMOFOB/I, në rastin tonë, është shpikje armiqësore e atyre, që s’e durojnë e nuk pajtohen me SHQIPTARIZMIN, pra me autoktoninë SHQIPTARE në Gadishullin Ilirik. Termi si i tillë, në të vërtetë është shpikje ideologjike e Islamit Politik Botëror, me qëllim e synim që të ndalohet çdo kritikë ndaj Islamit, ndaj Kuranit e ndaj “profetit” Mohammad, martesa e të cilit me Aishen e mitur, sot do të quhej pedofili!
Në vendet europiane-perëndimore feja është e ndarë plotësisht nga shteti dhe ndikimi i religjionit në përgjithësi është në rënie të madhe, për shkak të nivelit të lartë arsimor e kulturor dhe të arriturave gjithnjë e më të mëdha të shkencës. Pra, mund të thuhet se mësimet dhe “profecitë” religjioze, në kohën e triumfit të shkencës, janë të tejkaluara dhe religjioni në shoqëritë moderne të thuash i takon historisë njerëzore.
Tek Shqiptarët, nuk po ndodhë kështu ? A thua pse?
Sepse për të depërtuar e për t’u “përqafuar” sa më shumë Islami nga popullata, si çdo religjion tjetër, masat e gjera duhet të mbesin e jetojnë sa më shumë në terr, të jenë të painformuara e të paarsimuara. Pas rënies së sistemit diktatorial në Shqipëri, që shquhej për ateizmin ekstrem shtetëror, pati rifilluar e drejta e praktikimit të fesë në vend, se parasëgjithash të vazhdohej me forcimin e kulturës kombëtare shqiptare, u lejua një anarki e pashembull religjioze, ku menjëherë dy religjionet që praktikoheshin në vend, Islami e Ortodoksia, ranë të thuash në duart e huaja të fqinjve jodashamirës dhe të atyre që ishin gjithsesi gjeografikisht më të largët, megjithëse Shqipëria ishte shtet e vend sovran!
E keqja e dominimit të religjionit për interesat e qëllimet e huaja, kryesisht të fqinjve, ka filluar në Shqipëri menjëhere pas rënies së diktaturës, që si një kopje besnike u aplikua dhe u mor si mësim naivisht edhe në Kosovë pas çlirimit të vendit nga NATO e UÇK, në qershor të vitit 1999. Në pjesën Shqiptare të Maqedonisë, pasi kah fundi i viteve të ’80-ta maqedonasit e serbët e ndaluan shkollimin e mesëm (e deri diku edhe atë fillor), u rifillua islamizimi i planifikuar i popullatës shqiptare përmes mbikqyrjes rigoroze të shërbimeve sekrete serbe, maqedonase dhe turke, për të ardhur në gjendjen e sotme, ku “identiteti fetar” e konkurron dhe në shumë aspekte e dominon identitetin kombëtar shqiptar, pikërisht ashtu siç e kishin planifikuar maqedonas, serbë, turqë e rusë me kohë! Nga armiqtë e kombit Shqiptar, historikisht Islami është përdorur në mënyrën siç u është përshtatur: Si ideologji politike, duke qenë të vetëdijshëm se mashtrimi me islam ka qenë (siç doli) ngashnjim e mashtrim me një ideologji të huaj, me joshqiptarizëm, siç e deshtën.
Ta mohosh islamin si ideologji politike, në të vërtetë është ta mohosh Kur’anin, përmbajtjen dhe porosinë e tij të vërtetë. Që nga koha e të ashtuquajturit profeti Mohammad (Muhamet), Islami është marrë me politikën e zgjerimit të ndikimit të tij, ma shumë me shpatë se me ekonomi. Tek Shqiptarët, megjithëse me jetëgjatësi diku 300 vjeçare nga konvertimi i dhunshëm në Islam, politika e Islamit është treguar rrënimtare në shumë aspekte, sidomos në atë kulturor e në ndërgjegjën e cekët kombëtare për shkak të trushpërlarjes, që e ka shkaktuar një indiferencë ende të pranishme kombëtare, megjithë arsimimin dhe ngritjen e vazhdueshme arsimore-kulturore në mbarë hapësirën shqiptare. Pionieri i kritikës ndaj Islamit ndër ne, z. Ibrahim Kelmendi, i ka shpjeguar e sqaruar në detaje ndikimet e dhunshme që ndër ne kanë ardhur nga Islami përmes Kur’anit etj. Libri i tij “ISLAMI Religjion agresiv (?!)“, tashpërtash është i patejkalueshëm me informatat dhe sqarimet e ofruara në formën e analizës e studimit shkencor të tij.
Prandaj, përdorimi i termit ISLAMOFOB/I është krejt i pavend, iracional, i pakuptueshëm, i ngutshëm, i huaj dhe jointeligjent, nga kushdo qoftë ai që e përdorë atë, pasi realisht kombi Shqiptar ndeshet me SHQIPTAROFOBINË e përpjekjen e vazhdueshme për zhbërjen kombëtare shqiptare, e nuk ka se ç’ka t’i interesojë ISLAMOFOBIA, kjo çështje e problem joshqiptar!
Të jesh kundër ideologjisë Islame, si ndaj çdo ideologjie tjetër robëruese, është detyrë, veprim i ndërgjegjshëm njerëzor e kombëtar, pasi emërtimi i vërtetë që fshihet pas kësaj ideologjie është Jihadi (Xhihadi), “lufta e shenjtë”. Pra, nuk ka asgjë naive dhe të pamenduar në përdorimin e këtij termi, pasi përmes tij panislamistët duan që të mos i krijohen pengesa islamizimit të gjithanshëm, që t’i lëshohet rrugë për të mos e penguar marshin e tij shkatërrimtar ndaj kulturave të tjera kombëtare, si ndaj asaj Shqiptare!
Shqiptarizmi andaj është pengesë e madhe për realizimin e planeve antishqiptare të gjithë atyre që quhen: SHQIPTAROFOB!
Këtu është problemi, pra: Shqiptarofobia !
Andaj, nuk duhet folur gjepura e marrëzira, duke i kontribuar së keqës, qoftë edhe pa qenë i vetëdijshëm se je duke i shërbyer asaj.
Islamofobisë apo Shqiptarofobisë, kujt duhet t’ia lëshoj rrugën një Shqiptar/e?
Për çka duhet të brengoset e preokupohet më shumë një Shqiptar/e?
Pse malazezët, megjithëse me fe (religjion) ortodoks si serbët e të tjerët, nuk duan të jenë “si të tjerët”, sikurse serbët, por vetëm si vetja e vet, malazez?
Pse atëherë Shqiptarët u dashka të jenë e shndërrohen (përmes Islamit, – jo atij radikal, pasi ekziston vetëm një Islam) në “turq e arab”, pasi ashtu dëshirokan Turqia, Serbia e Rusia?
Pse Shqiptarët nuk lejohen të jenë, siç janë e duhet të jenë në të vërtetë:
Vetëm Shqiptarë/e?
Pse u dashka thirrë e-zani me altoparlant nga pesë herë në ditë, shumë ma në mënyrë fanatike-torturuese se sa në Arabinë Saudite, për shembull?
Pse u dashka shtruar “iftare” rrugëve të qyteteve?
Pse ISLAMI SOT nuk pranon t’i nënshtrohet kulturës së kombit Shqiptar, historisë, traditave, dokeve e zakoneve Shqiptare, por u dashka që Shqiptarët të shndërrohen në Musliman, për hir të “profecive” Islamike, beduine arabe?! …
Pse Islami nuk do të jetë Islam për vete, siç është tashmë krishtenizmi, qëkur i reformuem, por Islam për të tjerët; Islam për veshin dhe synin e çdo kujt, që të dominon, torturon e “mbulon”?
Pse “udhëheqësit” shqiptarë qe 30 vite në Shqipëri, e qe 20 vite në Kosovë, e ndihmuan islamizimin e vendit të vet, që do të thotë i krijuan parakushtet e shndërrimit të popullit të vet në pjesë të “miletit/umetit” Musliman?
Çfarë analize tjetër u kërkoka për t’i parë këto probleme, që pothuaj e vendosën në shtratin e vdekjes një popull të tanë, megjithëse në vendin e vet?!
Ju Anti/Islamofob, pse nuk po e Shqiptarizoni Turqinë, Arabinë Saudite, Jemenin e Kandaharin dhe si është e mundur, që ju të mos i shini “kandaharët” para këmbëve e syve tuaj/tanë?! …
Shqiptari i Kosovës, futbollisti i madh Hakan Shukur: Erdogan mi mori të gjitha, tani punoj taksist. Konflikti i Hakan Shukurit ka lindur kur futbollisti në një mbledhje të partisë, ku ishte i pranishëm edhe vetë Erdogan, theksoi zëshëm që “është arnaut”, do të thotë Shqiptar. Erdogani iu përgjigj ashpër, duke ia përkujtuar: “Jo Vëlla, ne turqit nuk mund të ndahemi në kurd, çeçen, tatar, “arnaut”, pasi të gjithë jemi vetëm turq dhe asgjë tjetër!”. Turq përmes Islamit “unifikues”, që nuk e pranoj “arnauti” Hakan Shukur…
Termi antishqiptar ISLAMOFOB/I, prandaj, është shpikje armiqësore e ideologëve të Islamit, të atyre qe s’e durojnë e nuk pajtohen me SHQIPTARIZMIN, pra autoktoninë SHQIPTARE në gadishullin Ilirik!
Blogerja norvegjeze Maria Zähler, e njohur si një ndër komentatoret politike më në zë në vend, artikujt e së cilës për çdo ditë lexohen nga mijëra veta, që shkruan po ashtu për portalin Resett.no, thotë se “Islamofobia nuk ekziston. Ky është një konstrukt për ta penguar kritikën ndaj islamit dhe me e vulosë skepticizmin si diçka si homofobia dhe urrejtja ndaj grave. Eshtë e meduar që t’i frikësojnë njerëzit të mos flasin, e që ashtu t’i shërbejnë projektit të emigrimit masiv të së majtës. Muhammad ka qenë një udhëheqës brutal ushtarak, një poligamist i degjenruar, pedofil dhe njeri i dhunshëm dhe myslimanët nuk mund ta përmendin atë pa qenë të detyruar të thonë, “paqja qoftë me të”.
Dhe ne nuk mund të japim mendim për këtë? Dhe ne u dashka të mësohemi me faktin që njerëzit në demokracinë tonë perëndimore mund të vriten për diçka aq të parëndësishme, siç është një karikaturë. Papritur u dashka tu bindemi ligjeve të blasfemisë së Islamit. Nëse guxoni të kritikoni, ata do ua vënë etiketën “islamofob”.”
* * *
Dhe ne, Shqiptarët, nuk guxojmë ta themi asnjë fjalë goje për Islamin e “shenjtë”, as për Mohammadin, “të dërguarin e Allahut, – paqja qoftë mbi të”, edhe kur me gojën përplot me Islam, Mohammad e Allah, na shkatërrohet kultura jonë kombëtare, ekonomia, kombi ynë. Njëjtë si dikur kur ekspeditat e pafundme turke-osmane me çirrjet tmerruese “Allahu Ekbar” na i rrënonin me topa kështjellat, bibliotekat, kishat, qytetet tona; masakronin dhe largonin popullin tonë nga vendi i vet dhe në vend të tij sillnin kolonë nga viset e ish-Perandorisë Osmane.