Prishtina, Fushë – Kosova dhe Kastrioti të mësojnë nga Gjeneva

0
565
Koshat e plehrave

ARIF EJUPI

Matjet e deritashme kanë treguar ndotje të ajrit në shkallë alarmuese në Prishtinë, Fushë – Kosovë dhe Kastriot. Edhe në komunat e tjera të Republikës së Kosovës gjendja e ajrit nuk përputhet me parametrat e paraparë.

Kjo ndotje e ambientit vije si pasojë e faktorit njeri. Hedhja e mbeturinave ved e pavend dhe mos riciklimi i tyre natyrisht që sjellin sëmundje të transmetueshme, dhe vdekje të parakohëshme.

Prishtina si kryeqytet i vendit duhet të ketë projekte konkrete, dhe fonde rezervë për kalimin e gjendjes ekzistuese, e cila është për çdo kritikë. Vendosja e kontejnerëve të hapur në rrugë dhe kundërmimi i erës së qelbur të mbeturinave e bëjnë të padurueshme jetën e atyre banorëve të cilët jetojnë aty pari.

Pastaj, nga këto mbeturina pa u diktuar mund të përhapën insekte të ndryshme dhe minjë që lehtë depërtojnë deri tek burimet e ujit dhe ushqimet.

Shumica e njerëzve të diagnostikuar tek mjeku rezultojnë të prekur nga sëmundje të ndryshme paditur shkaktarin ende enigmë. Ankesat e shumta të qytetarëve çdoherë shkojnë në vesh të shurdhër. Qeveritarët komunalë mos përgjegjësinë e tyre e adresojnë tek kompania “Pastrimi”.

Ajo me kapacitetet e saj minimale s’ka fuqi për t’u ardhur në ndihmë mbi pesëqind mijë banorëve të Prishtinës. Mendojmë që në kuadër të komunave duhet të ekzistojnë edhe shërbime shtesë që detyrë të posaçme kanë mirëmbajtjen e ambientit.

Drunjtë si aleati më i mirë i shëndetit tonë në qytetin e Prishtinës s’janë të mjaftueshëm. Ata të dëmtuar nga dhëmbi i kohës asnjëherë nuk ripërtërihen me drunj të rinj.

Të vendosurit piptha nga Rektorati në drejtim të ish-Rilindjes duhet kohë që të marrin formën e drunjëve të vërtetë. Parku i Gërmisë, s’është i qatshëm orë e çast për të moshuarit, shëndetligët dhe fëmijtë.

Kuptohet që këtë gjendje e bënë shumëfish më të rëndë edhe tymi që vije nga djegia e thëngjillit në Korporatën Energjetike të Kosovës në Kastriot. Po ashtu menjanimi i këtij problemi do zgjidhje të shpejtë, sepse jetët e njerëzve janë mbi të gjitha.

Si shtytje për t’i qitur këta pak rreshta në letër morëm punën e shkëlqyeshme dhe profesionale në komunën Carouge të Republikës dhe kantonit të Gjenevës.

Edhe pse kohë dimri bri rrugës së kësaj komune u mbollën lloje drunjësh, që me të ardhur stina e pranverës do ta bëjnë edhe të bukur këtë pjesë të Gjenevës.

Gjeneva, le të merret si shembull dhe në komunat e Kosovës, në vend të kontejnerëve të bërllokut të vendosen drunj që mbrojnë jetë njerëzish. E, kontejnerëve t’u bëhet strehë atje ku s’rrezikohen qytetarët dhe shëndeti i tyre.