Cerith Gardiner/Marzena Wilkanowicz-Devoud
Nganjëherë të jesh prind është rraskapitëse. Dhe pra, nëse jeni të shkurajuar, të lodhur, herë pas here edhe të humbur, meditoni këto fjalë të Biblës! Ato përmbajnë këshilla që mund të vlejnë për ju tamam si një pedanë e vërtetë kërcimi në jetën tuaj të përditshme.
E njihni mirë skenën: i kërkoni diçka fëmijës suaj dhe ai ju injoron krejtësisht. E dini mirë se ju ka ndier në mënyrë të përsosur: ka kthyer edhe kokën drejt jush, pa u denjuar gjithashtu që t’ju përgjigjet. Dhe ka një mijë raste në të cilat dyshoni për veten tuaj… «A jam një baba i mirë/një nënë e mirë për birin tim?». «A jam i aftë t’i jap atë që është më e mira për të?». «A jam i aftë t’i transmetoj gjithçka që është thelbësore që të bëhet një i rritur mjaft i formuar?».
Ka gjasë se këto dyshime ju shoqërojnë vazhdimisht: jeni të vetëdijshëm për mangësitë tuaja! Mbase për shumë do të duhej të mendohej për mungesën e durimit, për mungesën e koherencës në reagimet tuaja. Nuk ia dilni të kontrolloni lodhjen tuaj, shpërthimet tuaja të inatit, ose (në të kundërt) jeni krejtësisht të shkurajuar. Edhe nëse besoni se keni nisur me këmbën e gabuar, në lidhje me fëmijët tuaj, mos harroni se Hyji është ati më i mirë i mundshëm, si për ju, si për ata. Dhe, pra, që të mund t’ju jepet një pedanë kërcimi, ja një seleksionim citimesh biblike që do t’ju frymëzojë dhe do t’ju japë forcë.
1. Të vihet çdo ditë shpresa në Zotin!
“…ata që shpresojnë në Zotin,
përtëriten në fuqi,
marrin krahë porsi shqiponja,
vrapojnë e nuk lodhen kurrë,
ecin edhe kurrë nuk meken”. (Iz. 40, 31)
2. Të kërkohet pa hezitim forca e Hyjit!
“Ai të lodhurit i jep fuqi,
të pamundshmit ia shton fuqitë”. (Iz. 40, 29)
3. Të mos kihet dyshim dhe të vihet besimi i plotë në Krishtin në çdo çast!
“Dhe Hyji im do të plotësojë çdo nevojë tuajën me begatinë e vet, për mrekulli, nëpër Jezu Krishtin”. (Filipianëve 4, 19)
4. Të bëhet lidhja me Hyjin duke e falënderuar!
“Po ju përbej me mëshirën e Hyjit, o vëllezër, ta kushtoni trupin tuaj fli të gjallë, të shenjtë
e të pëlqyeshme Hyjit porsi kultin tuaj shpirtëror!”. (Rom. 12, 1)
5. Të bëhet lutje për të rigjetur paqen e brendshme!
“Posa bie në shtrojë
gjumi menjëherë më merr në qetësi,
sepse vetëm ti, o Zot, ma jep pushimin e qetë”. (Psalmi 4, 9)
6. Të rrihet në kthjelltësi në momentet e dyshimit:
Hyji është Atë që e do fëmijën tuaj!
“E harron thua gruaja foshnjën e vet,
që të mos ketë dhimbje për bamin e barkut të vet?
Po edhe nëse ndonjëra do të harronte,
unë ty kurrë nuk të harroj!”. (Iz. 49, 15)
7. Të bëhen falënderime e të gjendet strehim në butësinë e Hyjit!
“Në Hyjin është shëlbimi im e nderi im,
në Hyjin shpresa e fuqisë sime, strehimi im në Hyjin”. (Psalmi 62, 8 )
8. Të mos kihet frikë, sepse Hyji është miku juaj besnik: është i pranishëm gjithmonë!
“Pse a nuk të kam urdhëruar: ‘Ti vetëm ji burrë i fortë e ki guxim! Mos u tremb as mos ki frikë, sepse me ty së bashku është Zoti, Hyji yt, në të gjitha ndërmarrjet e tua’?”. (Jozuehu 1, 9)
9. Lëshoni në Hyjin çdo kujdes tuajin: Ai do ta marrë përsipër!
“Përkuluni, pra, nën të pushtetshmen dorën e Hyjit, që në kohën e duhur t’iu lartësojë. Lërini në dorën e tij të gjitha kujdeset tuaja, sepse Ai kujdeset për ju!”. (1 Pjetrit 5, 6˗7)
[përkthim nga frëngjishtja në italisht sipas Giovanni Marcotullio]
Përkthimi në shqip: Nikolin Sh. Lëmezhi
Marrë nga:
https://it.aleteia.org/2020/01/20/genitori-scoraggiati-queste-citazioni-bibliche-vi-ricaricheranno/