Prezantohet libri ‘IL SOGNO ITALIANO’, i shkrimtarit Ylljet Aliçkaj

1
1193

Dje pase dreke ne Sala della Chiesa Valdesa, ne Via Marianna Diogigi. 59 ne Romë, nen kujdesin e Confronti “OCCIO BLU”, u be nji prezenatim mjafte dinjitoz i liberit “IL SOGNO ITALIANO” i autorit Ylljet Aliçkaj, libri i botuar ne gjuhen Italiane i kushtohej familjes “POPA”, e cila pati marre strehim ne ambasaden Italiane ne Tiranë.

Po kush ishte familja Popaj?

Ishte një ditë dhjetori, viti 1985, kur 6 veta të moshës nga 35-60 vjeç, të veshur si turistë, kaluan pragun e portës së Ambasadës italiane në Tiranë. Ishin vëllezërit dhe motrat e familjes Popa, babai i tyre ishte pushkatuar si përkrahës i Zogut, ndërsa familja kishte kaluar 20 vite internim, më në fund me italishten e tyre të lënë trashëgimi nga babai dhe me sjelljen ‘alla perëndimore’ ata arritën të braktisin atdheun e tyre për Perëndimin. Një histori simbol që tregonte egërsinë e regjimit komunist, një histori simbol pasi ishte e para që hapi “udhën” drejt Perëndimit edhe pse u deshën 5 vite të tjera që shqiptarët e tjerë të vërshonin nëpër dyert e ambasadave të huaja si “toka e premtuar”.

Historia e tyre cilësohet si “një mirazh i humbur” nga gazetari zviceran Guido Votano, dokumentari i të cilit u transmetua këto ditë në televizionin zviceran “Rete Due”. Historia vjen e treguar nga shkrimtari Ylljeta Aliçka, pedagog në Universitetin Europian të Tiranës, libri i të cilit “Valsi i Lumturisë” ka risjellë këtë histori për ta bërë atë të pavdekshme. Libri është nominuar së fundmi për çmimin letrar “Balkanica” apo i cilësuar ndryshe dhe si “Nobeli i Ballkanit”, i cili do të mbahet këtë herë në Tiranë më datat 4-7 dhjetor. Dhe nëse “Valsi i Lumturisë” i Popajve do të arrijë të fitojë këtë çmim, ndoshta do të jetë ky trofe përmbyllja me aureolën e madhështisë të udhëtimit të Popajve, i cili kishte një fund të trishtuar, ndryshe nga çfarë ata kishin pritur e ëndërruar.

Autori referon me dhimje tragjedin e kesaje familje.
Bëhej fjalë për një familje të tërë, ndërkohë që mekanizmi i asaj kohe në Shqipëri, i cili ndalonte njerëzit të largoheshin nga vendi nëpërmjet kufijve, ishte një rrezik shumë i madh, pasi kishte mundësi për të ikur sigurisht, por rreziku ishte i madh, dhe nëse dikush arrinte të arratisej, të tjerët kishin pasoja të rënda. Sepse ai që ikte do të jetonte me pendimin ose me brerjen e ndërgjegjes që e kishte lënë të gjithë pjesën tjetër të familjes në burg ose në internim. Pra familja që gjeti këtë zgjidhje, ndërmori këtë risk, ishin të gjithë bashkë, ishin 4 motra, dy vëllezër, që vinin nga një familje me “biografi të keqe”, siç quhej në atë kohë. Ambasada ishte aty, në mes të Tiranës, ata u futën në Ambasadën italiane për të lënë vendin e tyre dhe për të qenë në një tokë ndërkombëtare”, – tregon Aliçka për dokumentarin e televizionit zviceran.

Por si arritën ata të futeshin në një ambasadë të huaj, në zemër të regjimit më të egër komunist të Evropës? Rastësia apo fati i ndihmoi pa dyshim, ishte vetëm një moment, një moment që tregoi se fati ishte me ta. “Ata kishin një kulturë oksidentale falë babait të tyre që kishte studiuar në Itali, por nga ana tjetër pikërisht për këtë fakt, ata ishin trajtuar keq nga ana politike gjatë gjithë jetës së tyre. Polici shqiptar ishte aty, po bisedonte me dikë ndërkohë që pinte duhan. Ata të gjashtë ishin veshur pak më ndryshe nga rutina shqiptare, pra dukeshin si italianë, kanë folur italisht me njëri-tjetrin ndërkohë që i afroheshin portës, dhe ndoshta i kanë dhënë impresionin policit se ata ishin italianë.

Ata po qeshnin të shpenguar që të mos ngjallnin dyshime, por ajo ishte një buzëqeshje për jetë a vdekje. Dhe u futën. Por në momentin që u futën, sapo kishin kaluar portën, polici dyshon, e kupton dhe kërkon të hyjë brenda, nxjerr revolverin, u afrohet gjysmë metri afër dhe tentoi t’i nxirrte, sepse për të ishte po ashtu një gjë e rëndë, i kushtonte jetën edhe policit. Ishte përgjegjësia e tij të ruante ambasadën jashtë portës, ndërsa karabinierët italianë ishin përgjegjës për brenda ambasadës, dhe ata as nuk ishin në atë moment aty. Ka reaguar familja Popa duke kundërshtuar dhe pastaj kanë reaguar edhe policët italianë duke thënë: ‘stop, këtu është territor italian’ dhe e nxorën policin jashtë. Ai doli jashtë dhe donte të vriste veten, pasi për të ishte e rëndë kjo që ndodhi”, – tregon Aliçka, duke e veshur me detajet që i kanë munguar deri më sot kësaj historie.

Ambasadori italian, Françesko Karlo Xhentile, mbas kërkesës kategorike të palës shqiptare, refuzoi t’i dorëzojë të strehuarit dhe i kaloi Krishtlindjet e vitit 1985 bashkë me këta shqiptarë në ambasadë. Autoritetet, nëpërmjet një note të Ministrisë së Jashtme, i bënë të ditur ambasadorit se incidenti qe tepër i rëndë e se do kish pasoja të papëlqyeshme deri në ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Familja Popa u strehua për rreth 5 vjet në dy dhoma të ambasadës italiane. Dhe vetëm në majin e vitit 1990, fill mbas vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Perez de Kuelar, qeveria shqiptare dha lejen për largimin e tyre drejt Italisë.

Gjatë atyre 5 viteve, godina e Ambasadës italiane dhe ideja që aty brenda ishin 6 shqiptarë që kishin arritur të arratiseshin nga vendi i tyre ditën me diell, mu në mes të kryeqytetit, për shqiptarët e tjerë ishte një ankth i vazhdueshëm, sikur çdo lajm që kishte të bënte me ta do të ndryshonte dhe jetën e tyre përfundimisht.

“Regjimi komunist e rrethoi ambasadën me rreth 800 policë e ushtarë. Mbaj mend që ne kalonim aty dhe bënim sikur s’e shihnim ambasadën, por të gjithë prisnim me ankth një lajm prej aty”, – tregon Aliçka.
Rrethe liberit ne fjale referuan Luigi Franco, direttore editoriale Casa Editrice Rubbettino. Claudio Paravati, direttore della revista “Confronti”.
Ligjeruan ne kete takim me mjafte pasion, giornalista e scrittore “Oliviera La Stella”, sociologo Rando Devole, si edhe z. Mauro Geraci, antropologo, professore Universita di Messina.
Me shume interes u prite biseda e autorit te liberit IL SOGNO ITALIA, TE SHKRIMTARIT Ylljet Aliçkaj, i cili ne mese te tjera citoje: Fundi i trishtuar

“Fitorja e familjes Popa është një nga ato fitoret e vogla që ndryshojnë botën”, – komenton gazetari zviceran në dokumentarin e tij, por në fakt historia e tyre edhe pse mund të ketë ndryshuar botën e shqiptarëve, nuk e ndryshoi dot jetën e tyre.
“Ata nuk arritën të integroheshin në jetën në Itali, ata ishin mësuar psikologjikisht të ishin në qendër të vëmendjes, dhe atje u lanë pas dorë, autoritetet italiane i dërguan në një kamp refugjatësh, më vonë jetuan në një apartament të vogël, por nuk arritën të kishin një jetë siç kishin ëndërruar apo pritur. Ndoshta ishte dhe për faj të tyre, nuk arritën dot t’i jepnin kuptim lirisë për të cilën luftuan. Ndërkohë ata u harruan, pasi tashmë nuk ishte më një familje, por me qindra e mijëra që po futeshin nëpër ambasada”.

Kështu mendon shkrimtari Aliçka, që në mënyrë letrare e ka sjellë këtë trishtim nëpërmjet librit. Vetëm dy prej motrave janë akoma gjallë dhe jetojnë në periferi të Durrësit në kushte të mjera, ndërsa të tjerët gjithashtu nuk patën ndonjë jetë të mirë. Ato nuk kanë pranuar të flasin për gazetarin, i cili thotë se “nuk kanë asnjë kujtim të bukur nga Italia apo italianët, përveç kohës që jetuan në ambasadë”.

Me duartrokitje dhe me shume interes u prit fjala pershendetese e Ambasadorit te Shqiperis ne Selin e Shejte te Vatikanit, poetit, shkrimtarit, politikanit dhe diplomatit VISAR ZHITI,i cili ne falen e tije kujtoje momentet e veshtira te diktatures komuniste,ai foli me dhimje per familjen Popaje, isha ne burge aso kohe tregon z.Zhiti po u mesue me nji lajmi bombe i asaj hohe.

Librat dhe shkrimtaret Shqiptar kane patur jehon ne mjediset publike te Italis.
Une kame patur nderin te degjoje nga afer vleresimet qe i ndjeri Gilio Andreoti bente per Shqiperin dhe shqiptaret.
Liberi ne fjale i botuar ne gjuhen Italiane pati vleresimet maksimale, çdo pjesemarres blejti nga nji kopje dhe moren autografin e autorit Aliçaj.

Dhe per ta mbyllur kete shkrim nji falnderim shkon per ambasadorin tone ne Selin e Shejt te Vatikanit qe bene gjithçka eshte e mundur, per te promovuar vlerat e Shqiperis dhe te shqiptareve.
Nji bisede mjafte interesante ishte edhe kumtesa e Modera l’ambasciatore “MARIO BOVA”, presidente dell’ Assaciazone “Occhio Blu-Anna Cenerini Bova”

Gjin Musa, gazetar

1 KOMENT

  1. HAMLETIANE

    Si do që të jetë
    Ky mister
    Kjo enigmë
    Shpirtin na e hëngri
    Ka humbur besimi
    Hamleti – Hamletin
    Fare s’e njeh
    Edhe pse
    Mjegull e errësirë
    Mbi Ballkan (Iliridë)
    Ende mban
    Eklipsi Diellin po e zë
    Cudi sa indiferent je
    E fare thuajse nuk mendon
    Ah Evropë Evropë!
    Si s’të vie keq
    Në truallin tënd
    E në timin autokton
    Sa afër na ke
    Sa larg na mban.

    Nga Halil Preniqi, Kosovë

Komentet janë mbyllur.