PRETENDIMET SERBE RRETH KOSOVËS DHE REALITETI KOSOVAR

0
2015

YMER LLUGALIU

Memorandum i Qeverisë serbe dërgue fuqive të mëdha në fillim të vitit 1913

Memorandumi shkruhej në nji kohë kur Kosova ishte e pushtueme e masakrueme, e shkrumueme, nga formacionet e rregullta ushtarake serbe. Të cilat formacione në urdhën dite kishin: “Kundër shqiptarëve lejohet me ba çdo gja. “Memorandumi shkruhej dhe u dergohej Fuqive të Mëdha në nji kohë kur ambasadoret e tyne do të mblidheshin në Londër për me ba ndamjen e tokave të pushtume nga Koalicioni Ballkanik në luftë kundër Perandoris Otomane, e që në fakt të gjitha ishin thjesht troje shqiptare, bile edhe të lirueme nga vetë shqiptarët me kryengritjen e vitit 1912. Ky Memorandum pretendonte me jusitifkue pushtimin serb dhe vazhdimin e sundimit të tij mbi Kosovë të mbeshtetun mbi tri “të drejta”:

1. E drejta morale si popull i civilizuem.
2. E drejta historike, sepse atje ishte djepi Patrikanes Ortodokse Serbe.
3. E drejta demografike, sepse popullsia serbe atje paska qenë shumicë.

Ky Memorandum, mundet me qendrue, në mos i mykun, i mbuluem nga pluhuni nepër qoshet e arshivave të shteteve të cilave iu ka dergue, nuk pat me na terhek vemendjen e me u ba objekt i këtij shkrimi, po të mos ishte ironia fatale e kohes, që serbët mitik, fondamentalist e shovenist kambngulin si mushka në baltë po në ato pik-pamje të para nji shekuli, se gjoja në të tria ato pikpamje kanë të drejtë.

Fytyren e vetë të vertetë para botës serbët e treguan veçant në dekaden e fundit të shekullit të kaluem, se na e njohim atë nëpër shekuj. Të fillojmë me pikën e parë:

1. E DREJTA MORALE SERBE SI POPULL I CIVILIZUEM ME PUSHTUE DHE SUNDUE KOSOVARET

Si pikë kulmore për këtë civilizim serbët, pa dyshim, e marrin Car Dushanin. E pra dihet botnisht se ky Car pushtetin e ka marr nga i ati mbasi e ka vra ate. Analog me magjupin, qe posa u ba pashë, së pari ia hoqi kryet të atit. Në Luftën e Parë Botnore ushtira serbe, që ikte si kope dhish e ndjekun nga ajo austriake nepër malet e frigshme shqiptare, jo vetëm që kanë hangër mushkat e kuajt e gjallë, por kanë hanger dhe njeni- tjetrin.

Civilizim ky, që kualifikohet me shkallën ma të ulët të zhvillimit njerëzor, me kanibalizëm. Kanibalizmin serbët e kanë ushtrue edhe nepër ahengje: tue pjek fëmijë shqiptarë në syt e prindve të tyne të lidhun, e tue i hangër për meze shlivovice. Kanibalizmin serbët po e tregojnë edhe sot. Siç u shpreh nji nanë shqiptare, nanë deshmorësh. E cila po priste me vjet kthimin e djemve të vet, të rrembyem nga xhelatët serb. E tash mori vetëm dy grushta eshnash, se mishin ua kishin ngranë kanibalët serb.

Sepse, siç u ba tash e ditun, mija shqiptarë, që serbët i masakruan në Kosovë, i mbyllen në autofrig-orifer e i hodhen në Danub, ose i ngarkuaen nëpër kamion e i çuen në Serbi dhe i vorrosen në afërsi të Beogradit për me u mburr para gospogjeve të tyne: Shihni, sa trima jemi, çka u bajmë na shqiptarëve. Në fakt këte kanibalët serb e banë në këtë luftën e fundit 1998-99, sepse ishin të vetëdishëm se komuniteti nderkombtar mbas lufte do ta gjurmonte krimin dhe kriminelët.


Loading…


Sepse po të ishte në periudha tjera të kasaphaneave në Kosovë si; më 1912-14, më 1918-24, më 1944-46 gjurmët bisha i mbulonte leht, me pretendimin se qingji po ia trubullonte ujin.
Dihet se nepër ato periudha, përveç ndonji gazetari rebel”, kurkush nuk u kërkonte llogari për krimet ndaj shqiptarëve. Simbas medjave europjane, deri në dhetor të vitit 1912 ishin masakrue rreth 20.000 shqiptarë në Kosovë.

Këto krime i takon të jenë ba mbrenda 40 ditëve, dhetë ditë të tetorit dhe nandorit. Merrni me mend sa krime mund të jenë ba deri me ardhjen e austriakve, diku nga fundi i vitit 1914. Mesatarja e atyne vrasjeve po na del 500 të vramë në ditë, 20,8 në orë, dhe në çdo tre minuta asht vra nji shqiptar.
Kjo asht krejt e besueshme, kur kemi parasysh frymzimin mitik serb rreth Betejes së Kosovës më 1389.
Veçant këto frymzime mueren hov në gjysen e dytë të shekullit 19. mbas pushtimit të Sanxhakut të Nishit, ku Serbis i shtoheshin përafersisht 11.000 km2, ndërsa Kosovës i shkëputej gjysa e trupit të saj.

Nga ana tjetër serbët, ndonse e dinin mirë, si
edhe Aeleksa Bogosavleviq, Qe shkruente:
Arnautu div junaku
zlo se sa svih strana sprema.
Al u krvi junaçkoj mu
Bash ni kapi turske nema.

Shqiptarit trimit të mrekullueshem
asht tue iu pregadit e keqja nga çdo anë.
Ndonse në gjakun e tij heroik
asnji pikë turke s’përmban.

Prap të përfshim në rrymën e paragjykimeve mitike, fetare, mistike, shovene vraponin në Kosovë me bindjen donkishotjane se po lultonin kundër vigajve turq, e në fakt masakronin fëmijë, gra, pleq e njerëz të çarmatosun shqiptarë.
Të cilët, në mos ma tepër, kishin vuejt po aq sa edhe serbët nga sundimi turk.

Lazer Mjeda, Arçipeshkv i Shkupit në Janar 1913 në raportin, që i dergonte Romës mes tjerave thekson:
Në Kosovë deri tash janë vra rreth 25.000 shqiptarë. Në të gjith Ferizajn kanë shpetue vetëm tre shqiptarë mbi moshën 15-vjeçare.
Ushtria serbe kudo që has burra i grumbullon dhe 300-400 vetë i vret njeheresh. Vetëkuptohet veprimi shtazarak serb në Ferizaj, ku rastisi e pa Mjeda, nuk ka qenë as rastsor as i veçanët, ai veprim ka qenë moto gjenocidiale ndaj shqiptarëve nëpër gjith Kosovën e pushtueme nga serbët.
Gjatë viteve 1820-1867 janë përzanë nga Beogradi, Çupria, Smedereva, Klladova, Kragujevci pra nga mbarë Pashalluku I Beogradit mbi 150.000 shqiptarë. ˙

Ndonse kryengritjen serbe jo vetëm që e kishin ndihmue, por e kishin inicue dhe bile e kishin drejtue shqiptarët e atyne anëve. Gjatë dhetorit 1877 janarit 1878 nga Sanxhaku i Nishit janë përzanë mbi 200.000 shqiptarë,
Me mija tjerë janë vra ose kanë mbet të ngrimë ne borë e akull anëve të rruëve të arratisun.
Të gjithë ata që nuk janë arratis, shumica prej të cilve kanë qenë katolikë, mbas nji kohe të shkurtë janë asimilue.

Gjatë tri pushtimeve që psoi Kosova në shekullin 20, nën presionin e hekurit dhe zjermit pastrimit etnik përfshiu mbi 700.000 shqiptarë. Ky numër i bashkuem me numrin e dy periudhave të maparshme e kalon shifren nji milion.

Rreth 90% prej tyne kanë perfundue në Turqi, jo pse ishin turq, por si pasojë e pastrimit etnik dhe e tregtis modeme me skllavet e shekullit 20, mes dy shteteve matrapaze. Serbia për spastrim etnik, Turqia për popullimin e djerrinave të Anadollit.
Numrin e sakët të të vramëve kosovarë nga dora e xhelatit serb nuk e di askush. Na e kemi ndjek nji traditë të mjerë të trashigueme nga iliro-dardanët. Me shfletue papiruset e lmuet, me ua fshij pluhunin dhe prap bosh me i lanë.

Kleri ynë mysliman injorant apo i paguem nga okupatori e mësonte xhematin e vet të pashkolë: Zollumet që na vijnë nga shkau, na vijnë se jemi ba laik.
Duhet me vuejt sa ma shum në këtë botë për me e fitue botën tjetër. Nafaka e njeriut asht e shkrueme nga nalt dhe kush ngrit dorën kundër saj shkon pa din e pa iman. Ndërsa At Gjergj Fishta shkruente:

“Se ti luej nafaka luej.
Ka pasë thanë ai burr i huej.
Se po s’luejte kambë e dorë,
S’ië ndihmon zot as shen Nikollë.

Shembuj “civilizimi” barbar serb kemi shumë, Po përmendim: Në shtator 1913 nëFshaje nji officerserb tenton me dhunue nji grue shqiptare, i shoqi e vret oficerin. Ushtria serbe në shej hakmarrje djeg tri katunde shqiptare, masakron me dheta njerëz. 35 kryefamiljarë i djeg për së gjalli.
Në maj 1913 vetëm në Pejë janë detyrue me u konvertue në ortodoks ose janë pushkatue mase 2000 familje shqiptare myslimane apo katolike. Kjo praktikë e inkuizicionit mesjetar vazhdoi në Lugun e Baranit, në Mitrovicë, në Prishtinë, në Janjevë etj.
Kur në Gjakovë e masakruen priftin katolik Luigj Palaj, vetëm pse nuk pranoi konvertimin në ortodoks, ndërhyni qeveria Austro-hungareze për me ndërpre këtë veprim fondamentalist barbar serb.

Ndonse në vitin 1919 Jugosllavia e Versajes e kishte nënshkrue Konventen e KB për të drejtat e pakicave kombtare, ku arsimi fillor në gjuhën amtare ishte i obligueshem; dhe ndonse shqiptarët me numër popullsie zinin vendin e katërt ndër gjith popujt e atij shteti.
Të gjitha pakicave ua lejoi shkollimin fillor në gjuhen amtare.
Vetëm shqip-tarëve jo.
Këtë e justifikonin me pretekstin se nuk ka kuader. Në fakt qeveria serbe me 1930 i mbylli 27 shkolla shqipe, që arsimdashsit shqiptarë i kishin hapë ilegalisht.
Pra shihej sheshit se të gjitha qever-it serbosllave me kambungulje mundoheshin me zbatue pretendimet ultra shoveniste të ish-kryemi-nistrit serb Vlladan Xhorxheviq, se nuk ekzistueka populli shqiptar.

“Atje janë vetëm do fise malore, pjestarët e të cilëve ngjajnë në majmunë me bisht.” Këso pikpamjesh kanë posedue, këso urrejtjesh kanë ushqye, këso ndërmarrjesh kanë ushtrue ndaj nesh tue fillue me Obrenoviqët, Garashaninët, Xhorxheviqët, Cvijiqët, Pashiqët, Çubrilloviqët,e tue përfundue me Millosheviqin, i cili i tmerronte diplomatet perendimorë me konceptet e tij shovene, genocidiale: “A village on day and keep the NATO away.” (Do ta zhduk nga nji katund në ditë dhe NATO nuk ka punë aty).

Kjo shprehte në thelb planet e tij për masakra dhe spastrim etnik, siç i ushtroi në Kosovë, tue përzan rreth nji milion kosovarë nga trojet e veta, tue masakrue mase 15.000 vetë dhe tue djeg e ba shkrum nji civilizim të tanë, me qellim që të jetojë i vetëm apo me kliken, idetë dhe errsinen mesjetare.
Pra siç vetëkuptohet nga sa u tha ma sipër tri ishin pikësynimet e të gjitha qeverive të civilizimit serb ndaj kosovarëve: zhdukja fizike nëpërmes masakrave, shpërnguljen e tyne nëpërmes dhunës dhe tmerrit, serbizimin e asaj pakice që mund të tepronte nga dy veprimet e para.

Pra shkurt “civilizimin” që na kanë sjell serbët nga filli i shekullit 19. e deri nga fundi i shekullit 20. mundet me u përmbledh në tri nocione: gjenocid, spastrim etnik dhe asimilim.

2. E DREJTA HISTORIKE, SEPSE ATJE ISHTE DJEPI I PATRIKANES ORTODOKSE SERBE

Njena nga pikat ma delikate të memorandumit në fjalë, me të cilën tentohej me depertue në zemrën ortodokse dhe me e ba ate për vete, ishte Patrikana serbe e Deçanit. Ate e reklamonin si Jerusalemin serb. Por e verteta asht ndryshe. Manastiri i parë ortodoks i shtetit të Rashkes ishte ai i Shen Xhorxhit në Studenicë.

Që sot njihet me emnin Xhorxhevi Stubovi (shtyllat e Xhorxhit). Mbas tij vjen manastiri i Zhicës pranë Kralevës, i ndertuem nga Stefani I i Kunorzuem. Ky manastri u zgjodh nga Sava, i vllai i Stefanit, si qender e Autoqefalis së kishës ortodokse serbe.

Këtë autonomi kisha serbe e mori me lejen e asaj greke. Vetëm mbas shkatrrimit të Zhicës nga pushtimet e Tartarëve, diku nga fundi i shekullit 13. u ndertue manastiri i Deçanit afër Peje, ku dhe u vendos qendra e Patrikanës së kishës serbe.
Pra Jeruzalemi i besimit serb nuk asht as Deçani as Peja as Kosova. Atë munden me e kërkue në Studenicë, në Zhice, por jo në Kosovë.
Sepse po të kërkoheshin vendet me pretendimin se janë të mijat, tue u bazue në monumentet fetare, apo çfardo qofshin ato, që kanë ngrit pushtuesit nëpër shekuj në vendet e pushtueme, atëherë Spanja duhej të ishte Arabe, Britania e Madhe franceze, gjithë Europa romake, gjith Ballkani turk, e kështu me radhë. Jeruzalemi i vertetë i ortodoksve të Ballkanit asht Istanbulli. Pse nuk kanë pretendime ndaj tij? Arsyet dihen, Sepse nuk guxojnë.

Patrikana serbe gjatë pushtimit Otoman luejti rolin e spiunes së okupatorit tue i damtue interesat e popujve të pushtuem. Ajo e tradhtoi koalicionin hungarezo-shqiptaro-rumun në Betejen e Dytë, të Kosovës më 1448 të udhëhequn nga Hunjadi dhe Skenderbeu.
Për pasojë turqit e fituen betejen. Sigurisht për këtë “meritë”, po edhe për shum të tjera Veziri i Madh turk, Mehmet Sokollovi, me 1557 urdhnoi që të bahet rimkambja e kësaj Patrikane dhe manastireve tjera serbe.
Ironia komiko-tragjike asht se shqiptarët katolik apo mysliman për pesë shekuj i ruejten këto manastire me përkushtim.

Komikja qëndron në faktin se shumica e këtyne rojeve nuk rrinin aty për muret e manastireve, por për murgeshat që kishin mbrenda, trupi i të cilave ishte borë në ngjyrë dhe qendrim, por që po ta prekje të digjte si thëngjill i mbuluem dhe ndrydhej e shtrydhej si sfungjer.

Tragjikja u vulos në trupin lakuriq të mase 30.000 krijesave të pafajshme në rrafshinat përreth manastirit me nji hekur të skuqun e të kryqzuem në dorën e nji shtrige plakë, emni i të cilës ka inicialet S me klithmen: “Ja shpërblimi për të miren që ma batë. Mos thoni që nuk jam mirënjohse..”

3. E DREJTA DEMOGRAFIKE, SEPSE POPULLSIA SERBE ATJE PASKA QENË SHUMICË

Nëpër shekuj shtyhemi si elefandi me hienen nëpër këto hapsina ilirike (ballkanike). Elefandin e vrasin shum shekuj ma parë se të vinte hiena në këto anë. Elefandin e vrasin gjuetarët matrapaz të matan detit vetëm për dhambet e tij të fildishët. Ia marrin dhambët dhe tërhiqen. Hiena tinzare, llupse e ndytë dhe e pamëshirë; ia pret bishtin, ia kafshon kofshët herë njënën, herë tjetrën.
Zogu i elefandit shtohet njimbdhet paund në ditë dhe synon denjsisht me e trashigue të atin.

Që nga fundi i shekullit 12. kur historikisht njihet shtrimja e serbve në Kosovën e sotme, e deri në ditët tona nuk kanë pushue pretendimet e tyne për të drejtën dominuese në këto anë.
Ata janë mundue jo vetëm me e minimizue, por edhe me e eliminue krejt praninë shqiptare në këto hapsina.
Por ,faktet vertetojnë të kundërten më 1210 në nji regjister të manastirit të Zhices janë të shenuem 154 emna serb, ndërsa 54 emna joserb.
Më 1313 në nji regjister të manastirit të Banjskes kemi 444 emna serb ndërsa117 emna joserb.

Tek joserbët, siç do të shohim edhe ma vonë, janë shqiptarët (arbanasi) dhe vllahet, për të cilët siç pohojnë edhe historianët serb, nuk paraqesin popull, por vetëm nënkuptojnë barij.
Kjo asht analoge edhe me emnin e tyne çoban në Shqipni. Pra për emnat joserb përveç shqiptarëve direkt, shqiptarë kemi të drejtë me supozue se ka qenë edhe nji pjesë e atyne që janë identifikue me barij.
Më1348 në nji krisobull të Dushanit përmenden nandë katunde shqiptare në rrethin e Prizrenit.
Po nëpër këto krisobulla janë gjetë me qinda emna e mbiemna, apo vetëm emna, apo vetëm mbiemna katolikësh.

E që të gjithë kanë qenë emna shqiptarësh, sepse serbët asnjiherë nuk e kanë pranue fenë katolike.
Dihet historikisht se Dushani me ndihmën e shqiptarëve, sigurisht shumica kosovarë, e ka marrë pushtetin në luftë kundër të jatit. në vitin 1331.
Tue fillue nga viti 1555-57 e tue vazhdue gjith shekullin në vijim dhe fillimin e shekullit 17 shqiptarët në tansi, po veçanët ata të Kosovës u konvertuen me të madhe nga katolik dhe ortodoks në mysliman.

Ndoshta këta të fundit këtë e banë, përveç arsyeve tjera, edhe për faktin, se nuk donin me ndigjue predikimin në gjuhën serbe. Që në Kosovë ka pasë shqiptarë ortodoks e vërtetojnë rajet (popullsia jo myslimane në Kosovë), të cilët shqipen e kanë dijt ma mirë se serbishten dhe veshjen e kanë pasë kombtare shqiptare.
Pranimi i fesë myslimane i ndau shqiptarët nga ortodoksia serbe dhe u provue prania e tyne me shumicë apsolute në Kosovë.

Përpara vitit 1690 Kosova kishte ma shumë popullsi se Shqipnia e Veriut dhe ajo Qendrore të marrun së bashku. Pra nuk ka pasë asnji vershim popullsie nga Shqipnia për në Kosovë. Për vitin 1690, kur serbët gjithmonë kanë pretendue se ndodhi vershimi i shqiptarëve nga Shqipnia për në Kosovë, regjistrat turk kanë të shenuem se në Prizren kishin ardh 25 shqiptarë, ndërsa po në atë vit kishin ardhë 133 serb.

Pra Prizreni asht porta e hymjes nga Shqipnia për në Kosovë. Serbët për me justifikue ndryshimin demografik në relacionin shqiptarë-serb, pra në disfavor të ktyne të fundit, gjithë kohën iu kanë referue Luftës Austriako-Turke 1689-90. ku, simbas tyne, meqense humben austriakët bashk me ta qenkan arratis 400.000-500.000 serb me kryepatriarkun Arsenie në ball. Simbas tyne, kjo erdhi si pasoj sepse ai priti Picolominin me nderime të mëdha në Prizren.

Në fakt raportet e diplomatve francez dhe italianë vertetojnë të kunëdrten. Ato thonë se Picolominin, kryekomandantin e ushtrisë austriake, në Prizren, që në atë kohë kishte rreth 50.000 banorë dhe quhej kryeqytet i Shqipnis, e priti Pjeter Bogdani, arqipeshkvi i kishës katolike. Këtë pritje Bogdani e bani në krye të 5000 vetëve dhe me tri të shtime nderi.
Përkrah Bogdanit ka qenë edhe Tomë Raspasani, prift i kishes katolike në malsi të Karadakut të Shkupit. Picolomini ka vdek mbas kësaj pritjeje po në Prizren nga nji lung që i kishte dalë nënsjetull rrugës tue ardh për në Prizren. Ceremonin e varrimit Picolominit ia ka ba Pjeter Bogdani.
Ndërsa Bogdani ka vdek me 6 dhetor në Prishtinë, ku e kishin çue për sherim. Pritja e Picolominit në Prizren asht ba me 9 nandor.

Që Arsenie nuk ka marrë pjesë në pritje të Picolominit e vërteton fakti se ai me 14 nandor ishte në Cetinë.
E që ai nuk asht largue nga Kosova as në krye të 50 serbve, e verteton fakti se me 29 nandor ishte në Nikshiq prej nga ik për në Beograd.

Aty mbledh shumë priftrij për me diskutue për arratinë, por asnji prej tyne nuk e kishte nga Kosova.
Më 1693 në Hungari Arsenie e shkruen nji peticion në emen të 30.000-40.000 refugjatve serb, të cilët simbas Raspasanit ishin të teritorit serb, mes Nishi dhe Beogradi. Teritor ky në të cilin edhe Hans Dershvam e vendos Serbin me 1550, por shton se edhe Rrashianët e quenin veten serb.

Kjo len me kuptue se edhe ai vete habitet si rashianët e quejnë veten serb. Anonimi italian shkon edhe ma larg kur flet për regrutet vullnetarë, që iu bashkuen ushtris austriake me 1689-90 ai i quen ata “rasiani o albanezi”. Raspasani thekson se mbas ardhjes së ushtris turke në Prizren, Pejë apo kudo tjetër në Kosovë, s’ka mujt me dalë prej andej as edhe nji person, e leje ma me ik në mënyrë të organizueme.

Siç shihet nga faktet, egzodi serb prej 400-500 mij vetëve nga Kosova e fundshekullit 17 asht nji trillim qëllimkeq. Por i pambuluem me fakte sikur asht, mbetet nji flluskë sapuni në lumin e analeve të historisë. Këtë trillim delirant serbët, fallsifikator të historis, tentuen me justifikue pushtimin e Kosovës dhe të Vojvodinës.

Sepse atje para vitit 1690 gjoja paskan jetue edhe 500.000 serb. Ndërsa Vojvodina u takoka në bazë të popullsisë që përbanë këta refugjat. E pra dihet historikisht se as Kosova as Vojvodina kurr s’kanë qenë pjesë përbamse te Serbis.
Vojvodina në vitin 1918 iu ka dhanë Jugosllavis së Versajes nga koalicioni fitues i Luftës së Parë Botnore, mbas shpërbamjes së Austro Hungaris. Kosova, po ashtu, pa pjesëmarrjen e kosovarëve me traktatin e Ankaras me 1925 asht njohët si pjesë e Jugosllavisë.
Në Konferencën e Prizrenit korrik 1945 nga 142 anëtarët e KNÇK, që kanë marrë pjesë në te, vetëm 33 ishin shqiptarë. Këta nuk kanë qenë të zgjedhun nga popupulli, këta nuk kanë votue.

Aprovimi asht ba me duertrokitje serbe, pa asnji paradiskutim. Asnji kosovar kurr s’ka qenë shtetas i Serbis.
Që Kosova ka qenë e banueme dendsisht me popullsi shqiptare gjatë shekullit 17 na vërtetojnë edhe këto të dhana: Nikollë Makajshi 1610, Pjeter Budi 1621, Pjeter Bogdani 1685 të tre kryetar-aqipeshkv, siç shihet në periudha të ndryshme, në Arqipeshkvinë Katolike me seli në Prizren apo në Shkup.

Në raportet që i dërgojnë Romës i premtojnë Papës se munden me ngrit në luftë kundër pushtuesit turk nga 50.00 deri në 80.000 luftëtarë shqiptarë. Pa dyshim shumica nga Kosova, ku edhe shërbenin këta titullarë.

Më 1638-39 Romës i raportohej se shqiptarët katolik të Mitrovicës për mungesë prifti katolik, ka rrezik të kthehen në besimin ortodoks. Jehonën e këtij fenomeni sikur e ndiejmë më 1912, kur serbët e Mitrovicës kërkojnë me u shkrue kosovarë dhe jo serb.

PAK FJALË RRETH ORIGJINËS SONË DHE TË TJERËVE

Spiridon Gopçeviq, që njihet nga serbët si babaj i Etnografis serbe, shkruen se të gjithë shqiptarët e Kosovës dhe të gjithë maqedonët janë serbë të tjetersuem.
Librit të tij me trillime dhe falsifikime ia shuejti jehonën në Perendim albanalogu i njohun austriak Weigand, tue e identifikue ate me nji rrenë të ashpër.

Po të vihet re me vëmendje propoganda serbe antishqiptare, do të shohim se ajo kalon në shovenizëm e racizëm nga nji anë.
Po nga ana tjetër ajo shpesh e lufton vetëveten deri në eleminim.
Analog me grupet mafioze, që shpesh i kundervihen njena- tjetrës deri në asgjësim. P.sh. Vlladan Xhorxheviq thot: Nuk ka popull shqiptar. Ata janë disa grupe fisnore me bisht si majmun. “Pretenduesit e egzodit të madh serb më 1690 reklamojnë se të gjithë shqiptarët e Kosovës janë të ardhun nga malsit e Shqipnis Veriore. Gapçeviq: Të gjithë shqiptarët e Kosovës janë serb të shqiptarizuem.

Simbioza e këtyne teorive rezulton: Fiset malore shqiptare të gjithë majmun me bisht, shqiptarët e Kosovës prejardhje nga ato fise edhe këta majmun me bisht. Shqiptarët e Kosovës të gjithë prejardhje serbe të gjithë serbët majmun me bisht.
Që shqiptarët janë vendas, ndersa sllavet të ardhun në Ballkan asht e njohur dhe e pranueme botnisht.

Që shqiptarët kanë prejardhje ilire, edhe kjo njihet botnisht dhe asht argumentue gjuhësisht , arkeologjikisht
Por janë do pyetje tjera, përgjigjet e të cilave ende mbeten të errta, në mungesë të ndriçimit studimor të Mesjetes Ballkanike veçant të Mesjetës Shqiptare.

P.sh :kurkush nga historianët tanë, po as nga gjeografet nuk asht përgjigj në pyetjen: Deri ku shtriheshin arebanasit nëpër Ballkan, kur erdhen sllavet?

Po them arebanasit dhe jo iliret, sepse emnin albanoi Ptolemeu e ka përmend qysh në shekullin 2 e.r. ndërsa sllavet kanë fillue me ardhë në Ballkan diku nga shekulli i 5.

Kjo pyetje mue me lindi kur mësova se në kohën që Serbia ka fitue autonomin më 1817 në teritorin e Pashallukut të Beogradit, të gjitha qytetet e saj kanë pasë ma shumë popullsi joserbe se serbe.
Kjo popullsi joserbe, përveç ndonji familje ushtaraku,turke nuk ka qene.Vllehet si barij qe ishin nuk kane banuar neper qytete, por neper zona malore .
Pra popullsia joserbe, në mos e tana, 90% ka qenë shqiptare. Këtë e vërteton edhe fakti se, përveç atyne që kanë mbet dhe janë asimilue, nga viti 1817 e në vazhdim janë shpërngul prej andej mbi 150.000 shqiptarë.

Përderisa kurkush nuk e vërteton se këta kanë qenë të ardhun, nënkuptohet se shqiptarët ishin vendas nëpër ato vende.
Nga ana tjetër, dihet se shteti i Rashkës tek nga fundi i shekullit 12. arrin me u shtri deri në Nish.
Për vete shtetin Rasha ose Rashka, që serbët e mbajnë si shtetin e parë të tyne, tue u bazue në disa të dhana gjuhësore, po edhe historike lindin disa dyshime. P.sh: toponimi Rasha (ka) munet me pasë prejardhje nga folja shqipe -me ra-, e kryemja e thjeshët rash, dëshirorja e tashme ra(f)sha, për lehtsi shqiptimi rasha, – ka deminutiv, që e gjejmë në të folmen korçare si, ball-ballka, dorë-dorka, etj.
Ose antroponimi i themeluesit të këtij shteti Naaman-Nemanja-Nemanid. Asnjëna nga këto forma nuk janë të natyrës së gjuhës serbe.
Naman emen mashkulli që e gjejmë edhe sot e kësaj dite te shqiptarët, E. Naman-i, Dh. Naman-it (analoge kjo e fun-dit me Neman-id, por asnjëherë te serbët.

Përkrah të dhanave gjuhesore , kemi edhe të dhana historike. Historiani Hans Dershvam me 1550 Serbi e quen teritorin mes Beogradit dhe Nishit, por shton se edhe rashianet e quenin vehten serb.
Siç kuptohet nga ky pohim edhe vetë autori habitet, pse e quenin ata vehten serb derisa nuk ishin të tillë.
Ndersa Anonimi italian me 1690, kur flet për regrutet që iu bashkuen vullnetarisht ushtris austriake te Picolominit, thot se ata ishin “rashiani o albanezi”, që dmth nocioni asht nji, emni asht dublim.

Siç mundet me thanë sot “shqiptari o albanezi”. Ne favor të këtij supozimi mendojmë se anon edhe besimi i Dushanit me ua shfaq shqip-arëve komplotin dhe me veprue bashk me ata në luftë kundër të atit dhe me ia marrë pushtetin.
Me ushtri po shqiptare Dushani pushton Greqinë Bizantine. Dinastia Ballshaj, që ka sundue Malin e Zi, nji pjesë të Shqipnis Veriore dhe nji pjesë të Kosovës, e që serbo-malazezet gjithmon e kanë reklamue si të veten, në fakt ka qenë shqiptare.
Në favor të tezës shqiptare të Ballshajve flsain Weigandi dhe Gelçiq. Por që në fakt fenë e kishin ndrrue herë katolike herë ortodokse, siç mendohet se kishte ba edhe Skenderbeu, simbas situatave.

Ka mendime se edhe vetë Peter Karagjergji, që ka udhëheq Kryengritjen serbe 1804-1809 ka qenë shqiptar.
Në udhëheqje të asaj kryengritjeje ka qenë edhe shqiptari tjetër Konde Bajraktari.
Austriakët më 1690 teritoret ku tash shtrihet Kosova dhe Mali i Zi i quenin Shqipni. Për këtë Shqipni ,Prizreni, që kishte 50.000 banorë, quhej kryeqytet.

Përsa i përket origjinës së malazezve, Edith Durham në nji leter private mars 1931 shpreh bindjen e saj të plotë se malazezët nuk janë sllav, por shqiptarë.
Këtë bindje asaj ia kishte krijue veçant riti i tyne kishtar ku nji herë në vit recitohet pre-jardhja e tyne familjare si në kishen katolike shqiptare: Gja që nuk e hasim në ritet e kishes ortodokse serbe, theksonte ajo.

Tezen se malazezët kanë origjinë shqiptare e vertetojnë edhe fiset e tyne identike me ato të shqiptarëve, si Kuqi, Byberi (Piperi), Berisha, Gashi, etj. Këto vertetojnë pre-jardhjen e tyne shqiptare, jo vetëm se janë të njejta, por edhe për faktin se mbiemna fisesh nuk hasin te sllavet.
Në favor të origjinës shqiptare të malazezëve flasin edhe Kanget Kreshnike, që ata i këndojnë dhe i shoqnojnë me lahut si edhe shqiptarët e Shqipnis Veriore dhe Kosovës.

Banorët e Sanxhakut historikisht dhe tradicionalisht e kanë folë gjuhën shqipe, kanë mbajtë veshjen kombtare shqiptare dhe deri në dekadat e fundit të shekullit të kaluem e kanë quejt vehten shqiptarë.

Veshjen kombtare shqiptare deri në vitin 1912 e kanë mbajt edhe raja “serbe e Kosovës dhe e kanë folë shqipen ma mirë se serbishten.

Janë dallue nga kosovarët vetëm me besimin e tyne ortodokës. Mark Milani, komandant i Ushtris malazeze në kohën e Lidhjes së Prizrenit, në kujtimet e tij me shkrim e pohon se ka origjin shqiptare.
Gjithë ky digresion te origjina jonë, qoft dhe e të tjerëve përreth nesh, na u imponue nga Gopçeviqi dhe gopçeviqët serb.

Gjoka Perina nji vazhdues i Gopçeviqit, planifikonte se në Kosovë duhej me i ba 67,5% serb. Por këtë qëllim, thot ky shovenist, duhet me i çue atje 470.000 kolonë serbë, ndërsa me i përzanë prej andej 300.000 shqiptarë. Të gjithë kosovarët që janë përzanë për në Turqi, janë perzanë në emen të turqve.

E pra ja ç’deshmojnë statistikat në kohën e sundimit turk e pastaj të sundimit jugosllav në lidhje me popullsinë turke në Kosovë, gjegjsisht në Jugosllavi.

Më 1840 në Pejë kishte 62 familje turke, në Prizren 400-500 banorë turq, në Gjakovë 180 banorë turq.
Ndërsa në Prishtinë, më 1860 Hahni gjen 14 familje turke.

Edhe ato të ardhuna nga Neubergu (Nova Berda) Simbas statistikave turke me 1912 popullsia e krishtene në Kosovë, ku përveç ortodoksve, përfshihej edhe ajo katolike shqiptare, përbante 21% të popullsis së përgjithshme.
Më 1920, simbas Antonio Balldaqit, diplomat italian, në Jugosllavi jetonin 700.000 shqiptarë.
Ndërsa më 1931, simbas gjeografit rumun, Nicolae Popp, në Jugosllavi jetonin mbi 800.000 shqiptarë, tue zanë kështu vendin e katërt me numër popullsie në atë shtet.

Tue lanë mbrapa boshnjakët, makedonët, malazezët, e gjithë pakicat tjera. Kosova, ndonse ishte hapsina ma e popullueme në gjithë ish-Jugosllavinë, qysh me 1912 kishte hy në planet serbe të kolonizimit.

Simbas ligjit serb të kolonizimit çdo familje të kolonit do t’i jipeshin 9 ha. tokë + 2 ha. tokë për çdo antar mashkull po të asaj familje. Për këtë qëllim Serbia shtetzoi 200.000 ha. tokë nga 400.000 ha. tokë e punueshme që ishin në Kosovë.

Më 1928 në Kosovë kishin sjell 70.000 kolon serb. Familjeve shqiptare u liheshin 0,4ha. tokë për anëtarë, me qëllim që t’i detyronin me u shpërngul. Simbas kontratës jugosllavo-turke të vitit 1935 Turqia do t’i pranonte 200.000 “turq” pro shqiptar nga Kosova.

Por më 1938 qeveria e Stojadinoviqit, për me e përshpejtue këtë proces dhe për mos me e kufizue në numrin e naltpërmendun, do t’i paguente Turqis për çdo familje të shpërnguluni 15.000 dinarë.
Kontrata u ba për 40.000 familje. Siç e dimë numri i antarëve në nji familje shqiptare në atë kohë mund të arrinte deri në 70 e ma shumë.
Ky plan nuk arri-ti me u realizue plotsisht, fal Luftës së Dytë. Botnore. Por kontrata u përtri me 1953, në bazë të së cilës shpëmgulja vazhdoi deri më 1966.

Tue i krahasue dy statistikat e maposhtme serbe në lidhje me numrin e “turqve” në Kosovë shohim falsifikimin drastik serb.
Më 1948, kur Jugosllavia,përkatsisht Serbia ishin të shqetsueme se ishin prish me Bashkimin Sovjetik, e nuk u binte në mend për emen të vet, kemi 1315 turq në Kosovë, numër ky që i afrohet realitetit.

Ndërsa më 1953, kur u ripërtri kontrata jugosllavo-turke për shpërnguljen e shqiptarëve, numri i turqve në Kosovë shtohet me rrshekun e shtrigës.

Ne statistikën e këtij viti kemi 34.583 turq në Kosovë. Siç pamë edhe ma sipër, spastrimi etnik serb kundër shqiptarëve fillon diku, me sa dimë na, nga dekada e dytë e shekullit 19. me Millosh Obrenoviqin, për me përfundue përafersisht mbas dy shekujve me S. Millosheviqin.

Tue na e zvoglue Kosovën përafërsisht për 2/3-tat e saj në teritor dhe në popullsi. Nga viti 1912 e deri më sot popullsia serbe në Kosovë, për mos me thanë qindpërqind 90% ka qenë dhe ka mbet kolonë.

Serbve, po edhe gjithë rajonit, do t’u binte ma mirë ta kishin ndigjue zanin e akademikut Aleksa Despiq, që me 1996 pat konstatue se në vitet e 20- ta të sh.XXI serbët në Serbi do të mbeteshin minoritet.
Prandaj propozoi: Me Kosovën duhet me u nda në mënyrë paqsore.

Këto pjesë janë shkëputur nga libri i autorit Ymer Adem Llugaliu “Pretendimet serbe rreth Kosovës dhe realiteti kosovar” Libri është botuar më 2005 në Prishtinë, në gjuhën shqipe dhe angleze.
Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale, dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.


Loading…