PRESIDENTIT SERB ALEKSANDAR VUÇIQ TË AKUZOHET PËR URDHËRIMIN DHE SPONZORIZIMIN E VRASJES SË QYTETARIT TË KOSOVËS OLIVER IVANOVIQ

0
352
Vuçiq për taksën kosovare

Ka ardhur koha:

Engjëll Koliqi Shkruan: Engjëll KOLIQI, Maj 2019

U bë si u bë, me zgjedhjet e fundit lokale, të jashtëzakonshme në katër komunat në veri të Kosovës, fitoi Serbia. Që të mos përsëriten gjërat, po i bie shkurt. Lejohen, nuk lejohen, më në fund u lejua rikandidimi i kryetarëve të dorëhequr, të cilët sërish fituan. Në të vërtetë fitoi “Partija Srbija” e dirigjuar nga krimineli Aleksandar Vuçiq, për të cilin ka mjaft dëshmi se ka urdhëruar dhe ka sponzorizuar vrasjen e qytetarit të Republikës së Kosovës, Oliver Ivanoviq, i cili ishte kundërshtar politik i tij. Për këtë kemi shumë dëshmi, edhe nga serbët e Kosovës, por edhe nga mediat në Serbi. E kemi edhe argumentin e strehimit të të dyshuarit kryesor për atë vrasje.

Kryetarët e dorëhequr të katër komunave në veri të Kosovës, të rikandiduar sërish në zgjedhjet e jashtëzakonshme, sapo u shpallën rezultatet e zgjedhjeve, të nesërmen shkuan te shefi i tyre në Beograd, ku nga zyra e tij, bashkë me te – Aleksandar Vuçiq kërcënuan shtetin e Kosovës me masa të reja, pas samitit të Parisit. Çfarë masash athua duan të marrin, apo edhe një tjetër dorëheqje, siç u deklarua ai Rakiqi. Pse duhet të dorëheqen sërish?! Kanë të drejtë e luajnë me ne dhe me institucionet tona shtetërore, që iu mundësojnë gjithçka duan ata, madje edhe të rizgjedhen me votat e qytetarëve të Serbisë. Kush lejoi njerëzit të votojnë me dokumente serbe?!

Unë mendoj se nuk duhet pritur më asnjë çast! Ata kryetarë – të dorëhequr e të rizgjedhur, nuk duhet lejuar ta rimarrin detyrën pa u betuar para flamurit të Republikës së Kosovës. Aleksandar Vuçiq duhet të hetohet dhe të akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës, për urdhërimin dhe sponzorizimin e vrasjes së qytetarit të Kosovës Oliver Ivanoviq. Duhet denoncuar edhe KQZ-në, për mundësinë e rikandidimit të tyre dhe për shkak të pranimit të votave të qytetarëve të Serbisë. Duhet denoncuar edhe kompetentët institucionalë, që nuk ia ndalojnë veprimtarinë publike organizatës terroriste-politike “Partija Srbija”, të cilën e quajnë “Lista Srpska”.

Ju lutem kompetent, mos vononi! Të lutem Kryeministër Haradinaj, urdhëroji organet e drejtësisë të fillojnë procedurat! Në të kundërtën rrezikoni protesta dhe marshime mbarëpopullore në mbrojtje të Veriut të Kosovës dhe të Trepçës e të Ujmanit, si në vitin 1988 !!!