Presidenti Wilson dhe SHBA-të, para një shekulli nuk lejuan zhbërjen e kombit shqiptar

2
461
Jahja Lluka

Nga Jahja LLUKA

Në këtë fillim shkurti është e pamundur të mos kujtohet Presidenti Woodrow Wilson, i cili ndërroi jetë me 3 shkurt 1924. Ky njeriu i shquar përveç karakterit të tij dhe ndikimit që pati përgjatë Luftës së Parë Botërore, do të njihet në historinë shqiptare, si njeriu kyç i cili nuk pranoi copëtimin e Shqipërisë. Andaj sot është e paktë që të shkruajmë, për veprën e tij sublime, ndihmën që na dha, sepse Wilson ishte zëri i miliona shqiptarëve të vuajtur, të cilët pushtim pas pushtimi, vështirë të gjenin forcë të ngriheshin përsëri.

Duke përkujtuar jetën dhe veprën e këtij personaliteti të shquar, i cili ishte shpresë jo vetëm për ne, por për botën në tërësi, ne nderojmë kombin tonë dhe kombin amerikan duke uruar kështu një miqësi të përjetshme. Në kodet dhe zakonet tona nderimi dhe respekti për mikun është nderim dhe respekt për zotin. Ishte dhejtor i vitit 1918, kur Presidenti Wilson niset për Evropë, ishte koha e Konferencës së Paqes, ndërsa Wiloson ishte i përfshirë në ato negociata. Fati i Shqipërisë shekullin që shkoi ishte lidhur nyje, pas një pushtimi pesë shekullor nga Perandoria Osmane, dhe qendresën rezistuese të shqiptarëve ndaj armiqve të njëpasnjëshëm Pavarësia e Shqipërisë, vulosi kështu ekzistencën e shqiptarëve si kombi më i lashtë në Evropë.

Por pavarësisht shpalljes së pavarësisë, shumica e territorit shqiptar mbeti jashta kufijve shtetëror, që u njohën nga Fuqitë e Mëdha. Edhe pse shtet i pavarur në ato kufij që tashmë Fuqitë e Mëdha, i kishin pranuar pas Konferencës së Londrës me 1913, synimet grabitqare të fqinjëve pushtues ishin dhe më të egra. Andrra për ta ndarë Shqipërinë copë-copë, për ta zhdukur kombin dhe gjuhën shqipe, tendencat e hapura gjakprishura për kontrollin e Adriatikut, bënë që një nyje e vogël të këputej përgjithmonë, për të na zhbërë nga faqja e dheut dhe nga toka e lashtë e etërve tanë, që i falën civilizimin botës.

“Më 9 dhjetor 1919, Franca dhe Anglia – pa praninë e Shteteve të Bashkuara – arritën një marrëveshje që i jepte Italisë mandatin ta shkëpuste Vlorën dhe që Greqia të merrte territorin përreth Gjirokastrës, por jo Korçën”. Pas Konferencës së Paqes në Paris, ku ishte e përfshirë edhe SHBA-si njëra ndër fuqitë më të mëdha pas Luftës së Parë Botërore, roli i saj ishte pothuajse i pashmangshëm për fatin e botës. Fuqitë Evropiane, nuk kishin një politikë strikte ndaj fqinjëve tanë, të cilët me domosdo donin copëtimin e tokave shqiptare.

Tendencat grabitqare ndaj Shqipërisë u hodhën poshtë nga Presidenti Wilson, i cili ishte shpëtimtari kryesor për faqin e kombit shqiptar. Padyshim që rol të madh në këtë çështje luajti edhe mërgata shqiptare në Amerikë në krye me Fan Nolin dhe Faik Konicën, dy mendjet më brilante që njeh historia e kombit shqiptar. Andaj aleanca shqiptaro-amerikane gëzon një shekull, kjo falë disasporës tonë e cila bëri çmos dhe sakrifikoi çdo gjë që ta ruajë bërthamën e kombit tonë në kohë të vështira.

Dërgoi për publikim, Skënder Mulliqi, gazetar

2 KOMENTE

  1. PA AMERIKE NUK KA SHQIPERI AS KOSOVE AS MAQEDONI.

    Shënim: Ashtu është, por ne nuk duhet të mbetemi në këtë gjendje, se po nuk e mbajtëm veten, nuk na mban askush! Një filozof anglez thotë: “nuk bazohet siguria e vendit mbi organizatat ndërkombëtare!” /AÇ

  2. Arben,

    Amerika nuk eshte organizate nderkombetare, por shteti me i mire ne planet. (A ke qenë ndonjë herë atje? Se unë e kam shëtitë nja 8000 km, me makinë për dy javë, isha edhe te kulla Trump! /AÇ)

    Sot planeti eshte i ndare ne dy pole: AMERIKA si simbol i LIRISE, dhe Rusia me Kinen… si simbole te Dhunes, Okupimit, dhe Roberise.

    Edhe GJERMANIA sot varet nga AMERIKA …njesoj absolutisht njesoj aq sa varet Kosova, sepse GJERMANIA nuk mundet me luftue me Rusine me BMW apo Mercedes… por me Raketa te cilat Gjermania nuk i ka, ndersa Rusia i ka… dhe vetem NATO e siguron Gjermanine …dmth AMERIKA… se perndryshe Rusia e okupon Gjermanine per 11 minuta… me se shumti. (Megjithatë, në total, Gjermania është shumë më e zhviluar ekonomikisht se Amerika, ka sufiçit publik, ka shtete të tëra që i kanë miliarda Euro borxhe, ba me e lanë me ba ushtri, edhe ushtri bën, kurse Amerika ka 20 trillion dollarë borxh publik, e Kosova jeton me ndihma nga BE e ushqime nga Serbia e Ryusia, nuk prodhon thuajse asgjë… edhe këto duhet me i pa! /AÇ)

    Njesoj vlen per te gjitha shtetet tjera Europiane perveç BRITANISE SE MADHE… e cila mund te mbronet edhe vete prej egersirave Ruse (Franca është e fuqishme gjithashtu /AÇ).

    Prandaj nuk eshte kurfarë turpi, por duhet te jesh i krenar, qe qendrojme me AMERIKEN… e jo sikur disa pisa politik SHQIPTARË… qe e konsiderojne vella Otomanin Recep Orangutanin. (Krenar duhet me qenë nëse bëjmë veten, e me ruajtë aleancat me këto shtete të fuqishme, sidomosme Amerikën, se po iu bëmë barrë e madhe, e problem gjithë kohës, na lëshon… /AÇ)

    Pa AMERIKE s’ka SHQIPNI… as qe do te kishte qysh nga koha te cilen artikullshkruesi e pershkruajti shume bukur. (Enveri pra, e mbajti Shqipërinë, edhe pa Amerikën, madje edhe duke e sulmuar atë gjithë kohën, por dështoi… /AÇ)

    Fatkeqesisht akoma ka shimpanze politike qe e keqperdorin miresine AMERIKANE… e cila miqesi zgjate qe 101 vite… dhe ka poashtu pisa qe mendojne se mund te bejne hapa kunder Serbise, pa ndihmen e BOMBAVE ATOMIKE AMERIKANE …QE JANE I VETMI GARANT I PAQES BOTERORE. (Këtu më lejo të korrigjoj prapë, nuk ka miqësi të pëjetshme në politikë, por interesda të përhershme. Ne duhet të bëhemi interesantë, që të mbajmë marrëdhënie partneriteti edhe me Amerikën, e jo si coftina dhe gjithë kohën, problematikë! /AÇ)

    SOT ME 6 Shkurt 2019 …ne Historine e njerezimit kurrrë nuk ka pase me pak konflikte ndershtetrore… ekskluzivisht duke i falenderuar forces dhe miresise AMERIKANE… sepse po te kishte pase bombe nukleare per shembull Millosheviqi, Irani, Iraku i Sadamit, apo Arafati, Gadafi, Kim Il Gjoni… do te gjuanin bomba atomike sikur bombonat…

Komentet janë mbyllur.