Presidenti sulmon atë që fali rininë burgjeve komuniste për Fjalën e Lirë

0
1697
Visar Zhiti

Gjin Musa, gazetar.

Presidenti Nishani ka treguar preje koheshe se eshte kunder demokracis dhe fjales se lire.

Une i jame drejtuar publikisht ketij presideti te papresidencë, ky eshte nji ushtar i klaneve Berishiane.

Qeveria aktuale propozon, si ambasador ne Selin e Shejte te Vatikanit, poetin, shkrimtarin dhe politikanin Visar Zhiti.
Kure emeri i njeriut, qe fjales se lire, dhe demokracis i fali rinin e vete, neper burgjet e diktatures komuniste, ky eshte z. Visar Zhiti…

Me paturpesin ma te madhe, ky Bujar Nishani qe dikur me trupin e tij mbronte permendoren e Enver Hoxhes, refuzon dekretimin e pishtarit te demokracis, njeriut te fjales se lire, i cili quhet Visar Zhiti.
Jeta e Visarit eshte e mbushur me nji kalvar vuajtjesh, po kurre nuk e dha vetin,ase ne burgjet ma te temerrsheme te Europes, te cilat diktatura i kishte ndertuar ne Shqiperi.

Z. Bujar Nishani, sepse president nuk te them dote sepse nuk e meriton kete vleresim, dua te sjedhe ne kujtes se kushe eshte Visar Zhiti, kam bindjen se nuk ke ndonji njohuri!!

Ja kush eshte Visari, o z. Bujar.


Visar Zhiti ishte bir i aktorit dhe poetit Hekuran Zhiti (1911-1989). Visar Zhiti u rrit në Lushnjë, ku ai përfundoi shkollën e mesme në vitin 1970. Pas përfundimit të studimeve në Institutin e Lartë Pedagogjik në Shkodër (sot Universiteti Luigj Gurakuqi), ai filloi karrierën e tij të mësimdhënies në qytetin malor verior të Kukësit, duke demonstruar një interes në fillim në vjersha, disa nga të cilat u botuan në revistat letrare.

Në 1973, ai përgatiti për botim një përmbledhje, “Rapsodia e jetës së trëdafilave”. Ishte koha e Plenumit të 4-t të KQ të Partisë së Punës (Partia Komuniste)në të cilin diktatori komunist Enver Hoxha filloi një fushatë të egër kundër të rinjve që pëlqenin kulturën perëndimore. Babai i Zhitit kishte pasur më parë një konflikt me autoritetet, dhe poeti i ri papritmas u bë një nga viktimat politike të diktaturës për të frikësur intelektualët shqiptarë.

Dorëshkrimi i përmbledhjes së tij të përmendur më sipër, që kishte qenë dorëzuar për botim në shtëpinë botuese Naim Frashëri, u konsiderua si një krijim me gabime të rënda ideologjike dhe që nxinte realitetin socialist. Ai u arrestua më datë 8 nëntor, 1979 në Kukës. Mbasi u dënua në një gjyq qesharak në prill të vitit 1980 me trembëdhjetë vjet burg, ai u dërgua në burgun e Tiranës dhe më vonë transferohet në burgun famëkeq të Spaçit. Shumë nga të burgosurit që ishin me të në burg vdiqën nga keqtrajtimet, torturat dhe kequshqyerja ose pësuan çrregullime mendore.

Në burgun komunist të E. Hoxhës.

Ai u lirua nga burgu në fillim të vitit 1987 dhe u “lejua” nga pushteti komunist për të punuar në një fabrikë të prodhimit të tullave në Lushnjë. Mbas rënies së diktaturës komuniste në vitin 1991, ai arriti të shkojë në Itali ku punoi në Milano deri në 1992. Përmes një burse studimi nga Fondacioni Heinrich Boll, Zhiti shkoi në Gjermani në vitin 1993 dhe vitin e ardhshëm shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas kthimit të tij në Shqipëri, ai punoi si gazetar dhe u emërua kreu i ndërmarrjes botuese e cila kishte planifikuar të botonte librin e tij të parë. Ai ka qenë i punësuar më vonë nga shërbimet administrative të parlamentit të ri shqiptar dhe në 1996 u zgjodh vetë në parlament. Mbas Realiteteve të zymta të politikës shqiptare, ai u tërhoq nga politika. Në vitin 1997 ai u emërua atashe kulturor në ambasadën shqiptare në Romë, ku ai qëndroi deri në vitin 1999.

Si keni kurajo, te debatoni ne medie per kete kolos te fjales se lire? VISARI NE SALLEN E GJYQIT
Juve ju shkon pershtat dekretimet qe te porosit krimineli Berisha,ju me dashje apo pa dashje jeni kunder demokracis,jeni kunder fjales se lire.

Juve z. Nishani me sa duket ju kane verbuar veprat e Visar Zhitit,te cilat jane te mirepritura deri ne SHBA,te perkethyera ne gjuhe te huaja,keto nuk ju shkojn per shtat,apo jeni kunder inteligjences Shqiptare,ato keni mesuar ne rinin tuaje,atyre po ju qendroni besnik me veprimet tuaja anti shqiptare.

Ne se nuk i njefe veprat e shkruara nga ky pishtar i fjales se lire po jua sjedhi ne kujtes zoteri Nishani.

Veprimtaria krijuese
Libri i tij i parë me poezi, “Kujtesa e ajrit” u botua në Tiranë në vitin 1993, i cili përfshinte disa poezi nga burgu. “Hedh një kafkë te këmbët tuaja” u botua vitin e ardhshëm. Ky vëllim përmbante të gjitha 100 poezitë të krijuara në burg në mes 1979 dhe 1987, të cilat kishin mbijetuar vetëm në kujtesën e tij. Vëllime të shumta pasuan, dhe ai është i njohur tani si një prej poetëve të mëdhenj shqiptare të shekullit të 20-të.

Ai ka shkruar edhe shumë tregime të shkurtra, të mbledhura në dy vëllime, dhe ka përkthyer në gjuhën shqipe vepra nga Garcia Lorka dhe poeti italian Mario Luzi. Kujtimet e tij nga burgu, “Rrugët e ferrit : burgologji” u botuan në Tiranë në vitin 2001. Në vitin 1991 atij iu dha çmimi italian për poezi “Leopardi d’oro” (Leopardi i artë), dhe në 1997 ai mori çmimin prestigjioz “Ada Negri”.

Listë e librave me poezi:
• Kujtesa e ajrit (Tiranë: Lidhja e shkrimtarëve, 1993)[1]
• “Koha e krisur”, Tiranë, 1993
• Hedh një kafkë te këmbët tuaja (Tiranë: Shtëpia Botuese Naim Frashëri, 1994)[1]
• Mbjellja e vetëtimave (Shkup: Flaka e vëllazërimit, 1994)[1]
• Dyert e gjalla (Tiranë: Eurorilindja, 1995)
• Kohë e vrarë në sy (Prishtinë: Rilindja, 1997)
• Si shkohet në Kosovë (Tiranë: Toena, 2000)
• Rrugët e ferrit: burgologji(2001)

Ka shkruar edhe Pazari i Këpucarit.
Përkthyer në Gjuhën Agleze :
Kure lexova repliken tane ne shtypin e dites, o z.Nishani sae e neveritshme,po aqe e pa moralsheme.
Te kerkosh te replikoshe me Visar Zhitin je i humbur totalisht.

Visarin e njohim nder vite, ku do ka punuar dhe jetuar ka marre vlersimet maksimale.
Urdheroni zoteri Nishani, hajdeni pake ne Rom dhe degjoni se sai vleresuar eshte personaliteti i poetit dhe diplomatit Visar Zhiti.
Ti ke te “drejte” te replikoshe nga karriga qe mbane edhe pake dite, po historia do te kujtoj si presidentit ma mjeran qe ka patur Shqiperia.

Visari i perket letrave Shqipe, ai i mbetet historis nder shekuje, si nji i ri qe per te mbrojtur fjalen e lire dhe demokracinë, u burgos burgjeve komuniste, sot nji president si juve z. Nishani kerkoni ta baltosni, po balta e juaje nuk ngjet, sepse jeni te kundert me Visarin, aje luftoje per demokracinë, kurse ti me automatik ne dore mbrojte bustin e diktatorit Hoxha, sa te kundert jeni, sa nata me diten… Ti duhet t’i kerkosh falje publike diplomatit Visar Zhiti sot! Sepse neser falja e jote eshte e pa vlere.