– Letër falenderuese drejtuar Presidentit Ilir META, nga veprimtari atdhetar politik e kulturor, Hilmi GASHI, veteran i UÇK-së në Gjermani –
I nderuari President i Shqipërisë, Sh. Juaj, Z. Ilir Meta,
Unë jam një mërgimtar i lindur në rajonin e Drenicës martire të Kosovës dardane. Quhem Hilmi Gashi. Prej nga viti 1991 jetoj dhe veproj në shtetin mik të popullit shqiptar, në Gjermani.
Gjatë gjithë jetës e veprimtarisë time, si në Kosovë, ashtu dhe në Diasporë, kam dhënë maksimumin nga vetja për tokën tonë dardane të Kosovës, për t’iu ruajtur e mbrojtur integriteti territorial i Kosovës, për t’ia arritë qëllimin e madh të përbashkët të shtetndertimit të Kosovës.
Si shumë mërgimtarë të tjerë në Europë e më gjerë u angazhova në vazhdmiësi e gjithnjë në organizimin e demonstratave të mbajtura nëpër shumë qendra të shteteve europiane, për të ngritur zërin e protestës kundër dhunës dhe terrorit që serbo-sllavët zhvillonin mbi popullatën e pafajshme shqiptare të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare nën ish-Jugosllavi, nën Serbi.
Isha në ballë të shumë komisioneve për grumbullimin e mjeteve financiare për ndihmë familjeve në nevojë, për arsimin shqip e shëndetësinë në Kosovë, për t’i ndihmuar organet tona shtetërore të zgjedhura nga populli që ato të zhvillonin aktivitete atdhetare politike e kulturore në Kosovën e okupuar nga serbo-sllavët.
Isha në mesin e atyre që bënë Betimin dhe u zotuan që të rreshtohen për të luftuar dhe për të çliruar Kosovën nga pushtuesi serbo-sllavë. Isha i rreshtuar nën komanden e Këshillit të Mbrojtjes Kombëtare të udhëhequr nga i madhi Ukshin Hoti. Më pas, isha në kuadër të Ministrisë të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, nën emblemën e shenjtë të UÇK-së. E gjithë kjo veprimtari e imja, me angazhime e përkushtime, ishte e mbetet vetëm dhe vetëm për të mbrojtë popullin shqiptar dhe tokën e shtrenjtë dardane të Kosovës.
I nderuari President i Shqipërisë, Sh. Juaj, Z. Ilir Meta,
Akti juaj shtetëror, burrëror, atdhedashës për mos dekretimin e z. Genti Cakaj tregon qartë e saktë se jeni më se i vendosur e këmbëngulës në mbrojtjen e kufirit e të territorit të tokës dardane të Kosovës tonë të përbashkët. Ndaj, ju jemi mirënjohës, z. President!
Kontributi i Mërgatës Shqiptare në Gjermani e Europë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kudo tjetër, investimet tona të paguara me dijen e djersën dhe deri me gjakun e derdhur prej nesh nuk janë bërë e nuk po bëhen në Kosovë për ta shkatërruar këtë shtet të ri në ndërtim me shtetësi të plotë diplomatike, politike, ekonomike, financiare e kulturore, për ta copëtuar e shkatërruar shtetin më të ri në Europë e botë, duke ia prekë e tjetërsuar kufinjtë e sotëm kushtetues, duke e hedhur në tavolinë për pazare të pista personale nga disa fytyrave politike.
Ndaj, Presidenti ynë i Shqipërisë, Sh. Juaj, Z. Ilir Meta, jemi e mbetemi me Ju, në mbështetjen Tuaj, për aktet e veprimet tuaja kombëtare panshqiptare.
Me konsideratë të lartë falenderimi e mirënjohje ndaj Jush
Hilmi GASHI,
Gjermani, Veprimtar politik e Shoqëror. Veteran i Luftës së Kosovës
Gjermani, më 11 janar 2019
Dërgoi për publikim, Ramiz Lushaj, gazetar
I nderuari Hilmi Gashi,
Ju jeni veteran edhe jeni falenderues per Ilir Meten.
Por lexoje kete si vijon per shum sikur ju.
Lidhur me kontributin apo meriten e Lirise dhe Pavaresise se Kosoves, ka mendime dhe propagande, se kjo parti apo ai individ ishte i merituar, apo me i merituari.
Mendoj se pjesa me e merituar dhe me e rendesishme qe Kosova eshte e lire dhe e pavarur, eshte ajo pjese e popullit Shqiptar te Kosoves qe qendroi ne Kosove, dhe jetoi ne Kosove ne te gjitha rrethanat qe u imponuan deri ne diten e fillimit te bombardimeve, qe i beri NATO-AMERIKA, pra deri me 24 Mars 1999.
Shqiptaret qe kurrë nuk e nderruan vendin e lindjes dhe vendin e jeteses, perkunder te gjitha diskriminimeve, torturave, burgimeve, arrestimeve, vrasjeve politike, bombave, helmimeve… edhe te mijera veprimeve tjera anti-Shqiptare, qe i beri shteti i RSFJ-se dhe pastaj shteti i Serbise, jane pra pjesa me e rendesishme, me e merituara per LIRI dhe Pavaresi.
Ne media lexojme per shume te ashtuquajtur veprimtarë apo parti politike qe vepronin jashtë Kosoves, ne Zvicer, Gjermani, Austri, Suedi, Britani apo ne ndonje shtet tjeter demokratik, dhe ekzagjerohen veprimtarite e tyre kinse patriotike.
Shpesh ne media dalin individë duke evokuar kujtimet e kesaj veprimtarie jashtë Kosoves, ne shtetet demokratike, duke rrefyer aktivitetet e tyre qe nga vitet 1970-ta deri ne vitin e fundit te roberise 1999, te cilat aktivitete jane takimet neper klube, restorante, kafeteri etj… ne te cilat takime keta veprimtarë debatonin e ziheshin me njëri-tjetrin, se ne Kosove gjendja nuk eshte e mire!!!! Dhe kjo ishte e tere veprimtaria e tyre. Perjashtime benin kur kacafyteshin ndermjet vehtes, se cila te ashtuquajtura parti jane me te drejta apo me te mira.
Ne te vertete, shumica e ketyre veprimtareve, qe iken nga fushebeteja per liri, e cila fushe-beteje ishte KOSOVA, e jo Gjermania, Zvicra… etj, … treguan frike dhe iken. Beteja zhvillohej ne Kosove, aty ku protestat dhe veprimet tjera ishin te rrezikshme, dhe gjithmone kishin pergjigje te dhunshme nga ana e okupatorit.
Ne Kosove patriotet e vertete kurrë nuk u dorezuan dhe nuk ia lane TOKEN, Shtepine, Banesen, Shkollen, Ajrin, Livadhet, Kumbullat, Dardhat, Misrin, Armët, Grurin, Malet dhe te gjitha pronat dhe pasurite tjera mbi toke dhe nen toke… okupatorit… siç e bene ata qe vendosen me ike dhe i dorezuan ato qe nuk bente t’i dorezohen okupatorit. Pra, ata qe u dorezuan nuk jane patriotë por jane frikacakë qe iken nga beteja.
Nese do te iknin edhe keta 1.3 Milion SHQIPTARË nga Kosova, sikur qe iken frikacaket, ne Kosove nuk do te kishte lufte… dhe KOSOVA nuk do te çlirohej kurrë.
Okupatori do t’i mbyllte kufijtë, dhe ne do te ishim te shkaperderdhur neper planetë… jashtë Kosoves… dhe me lejoni që te e shkruaj ne anglisht “game over”.
Protestat ne Europen Perendimore qe konsiderohet demokratike, nuk kane qene te rrezikshme edhe nuk kane qene te dobishme, sepse kjo Europe edhe sot nuk e pranon Lirine dhe Pavaresine e Kosoves, me disa perjashtime (Britania e Madhe, Italia, Holanda, Belgjika, Gjermania), ndersa edhe sot ka shtete europiane te Europes demokratike qe votojne kunder Kendimit te Kosoves ne Eurovizion, apo kunder te drejtes qe Kosovaret te luajne futboll ne Europe (24 Shtete Europiane votuan kunder Kosoves ne UEFA)!!!
Pra, perkunder kinse aktiviteteve te diaspores, ky aktivitet nuk arriti te siguroje as kengen ne EUROVIZION apo ndjekjen e topit neper stadiume te Europes… e çka te pritet prej aktiviteteve per LIRI dhe PAVARESI?
Aktivitetet e partive ne vitet 1970-ta-1999 ne Europe ishin vetem biseda per te drejtat e Shqiptareve!!! Edhe me kaq kryhej aktiviteti patriotik.
Disa frikacakë qe iken nga Kosova mburren se kontribuan me nje financim 3%, qe i paguan qeverise poashtu qe ka ike nga Kosova ne vitet 1990-1999, dhe kete obligim financiar e madherojne pa asnje aresye, sepse te gjithe qytetaret e Kosoves qe vazhduan te jetojne ne Josove kane paguar obligimin 3%. Ketu nuk ka çka te vleresohet apo diskutohet, sepse ka qene obligim.
Disa thojne citoj ”ne ju kemi derguar mjete financiare per armatim” e ju keni luftuar !!! Dergimi i mjeteve per armatim eshte baraz me xero ne krahasim me luften per liri, qe zhvillohej ne çdo dite te ROBERISE. Gjate okupimit, çdo ambasade dhe çdo imstitucion shteteror i okupatorit, ne cilindo shtet, ka qene target ligjor, luftarak, dhe çlirimtar per çdo Kosovar qe ka jetuar jashtë Kosoves. Asnje sulm nuk ka ndodhe kunder Ambasadave, Konsulateve …etj. etj… te okupatorit!!! Pse?!
Ne vitet e renda te roberise 1990-1999 te gjithe Shqiptaret ishin trajtuar ne menyre mizore pa asnje perjashtim. Mirepo disa patriotë te rrejshem ne biografite e tyre patriotike te rrejshme pohojne se, citoj: ”per shkak te dhunes politike nga okupatori ne vitn 1993 e leshova Kosoven!!!” Po cili Shqiptar nuk ka pase dhune politike ne vitin 1993, apo ne vitet 1990-1999? Asnjeri nuk ka qene i kursyer, por disa iken nga fushe-beteja, ndersa te fortit dhe patriotet qendruan ne Kosove, dhe nuk e zgjodhen rrugen e lehte te shpernguljes ne vende te sigurta te Europes.
Kjo Europe VIZA-REFUZUESE dhe sot preferon SHQIPTARËT te jenë refugjatë, azilantë, hajna, e jo TURISTË, STUDENTË apo BIZNISMENË (me perjashtime UK, ITALY, AUSTRIA, BELGJIKA,)…
Perfundim: sot ne trojet SHQIPTARE jetojne ata, rë cilet se bashku me para-ardhesit e tyre duruan te gjitha diskriminimet e te gjithe okupatoreve ne 578 viteve te fundit dhe jane edhe sot SHQIPTARË, e jo sikur shumë qe iken ne Otomani, Turqi, Europe… etj…
Përpjekjet dhe luftimet e 678 viteve per LIRI, u kryen me 12 Qershor 1999, dhe me te merituarit ishin SHQIPTARËT qe jetuan dhe luftuan ne KOSOVE, dhe natyrisht me e merituara per finalizimin ishte ndihma madheshtore e SHTETEVE TE BASHKUARA TE AMERIKES.
Komentet janë mbyllur.