Me shkas:
Nëse LDK-ja do ta kushtëzoj VV-në për postin e presidentit të cilin do t’ia rezervojë Isa Mustafës, atëherë vendi ynë e ka rastin historik që të futet në Librin e Rekordeve Guinness!
Shkruan: Shefqet DIBRANI
“Humbi LIDHJA, nuk fitoi as LDK-ja, e ngadhënjeu VETËVENDOSJA?!”, refren që i karakterizoi zgjedhjet e jashtëzakonshme për pushtetin qendror në Republikën e Kosovës të mbajtura më 06 tetor 2019, të cilat u karakterizuan me refuzim qytetar për të vazhduar bandat dhe agonia, andaj ky verdikt i popullit, është për ta ndryshuar skemën politike në Kosovë. Kush nuk e respekton është në kundërshtim me vullnetin e popullit, është klientelë e rrezikshme, Mision që ka LIDHJA, një nostalgji për të kaluarën e LKJ-së, e cila si duket pretendon Kosovën për ta futur në një anarki, një lloj bataku të nëntokës antikosovare dhe antiamerikane, në të cilën nuk do ta njeh qeni të zotin, dhe për një kohë nuk do të sundoj as ligji dhe as drejtësia, për tua prekur interesat ekonomike dhe bizneset e krijuara në mënyrë antiligjore.
Jo vetëm tash, por edhe më herët elektorati dhe qytetari i Kosovës ka dhënë sinjalin se “mjaftë është mjaftë”, ndërsa klientelat dhe grupet kriminale janë treguar shpërfillëse. Më duket se e kësaj natyre është edhe kërkesa e LDK-së, për postin e Presidentit, po fatkeqësia e saj është se mendohet për t’ia rezervuar Isa Mustafës, i cili pas Bujar Bukoshit është figura me e përfolur në kaosin kriminal e ekonomik në Kosovë, kundrejt të të cilit nuk guxon të marrë hapa as drejtësia kosovare por nuk ka guxuar ta prek as Prokurori i EULEX-it, me gjithë publikimet mediatike.
Nëse flasim me syrin kritik, më shumë se çdo herë tjetër, votuesi i sivjetmë është treguar i pamëshirshëm ndaj bandave të kriminalizuara, që kanë prekur edhe LIDHJEN e konceptit të komunizmit jugosllav, andaj duke nuhatur një rebelim pozitiv të qytetarëve, Isa Mustafa iu shmang Listës Zgjedhore, për të sajuar një model të pa parë në zgjedhjet e gjertanishme. Kambana në qafën e Vjosa Osmanit të cilën ia rrahtë Lutfi Haziri, kurse tepihun ua shtronte Agim Veliu, ndërsa vet bënte sehir për të fituar gjahun të cilin tashmë nuk i lëshon pe Albin Kurtit. Klientela e rame në LDK nga Instituti RIINVEST, nga Brezi i Republikës, nga OJQ dhe nga strukturat e FARK-ut, të bashkuar përreth LIDHJES, po sillet në mënyrë teknokrate, shpërfillëse dhe po çirret sikur të ishte fitimtare.
Thënë më konkretisht, “Lidhja Demokratike e Kosovës”, nuk i ka humbur zgjedhjet e 6 tetorit 2019, por ato nuk arriti t’i fitojë me dallavere as LIDHJA, e cila tashmë po qetë kanune për formimin e qeverisë. Ky rast do të mjaftonte për tu zgjuar nga letargjia elektorati dhe strukturat e shëndosha të LDK-së, të cilat me kollaj gjenden nëpër degët dhe nëndegët e LDK-së, pasi KP i LDK-së dhe Kryesia Qendrore kontrollohet nga Isa Mustafa. Pra kjo thirrje publike bëhet për të gjithë intelektualët dhe veprimtarët e LDK-së të cilët nëse nuk e dëshirojnë një transformim të LDK-së në LIDHJA, duhet të mobilizohen dhe të veprojnë. Nesër do të bëhet vonë! Kjo reminishencë halucinacionesh mund t’i ketë kapur të gjithë ata që kanë probleme traumatike me të kaluarën e tyre komuniste. Fatbardhësisht iluzionet sllavo-komuniste kanë përfunduar qysh atë ditë kur u themelua LDK-ja, përkatësisht në vitin e largët 1989, madje as rikthimi i ndikimit rus në arenën ndërkombëtare nuk i ndihmon këta nostalgjik të jogurtrevolucionit serbo-sovjetik.
Pa dyshim, në zgjedhjet e sivjetme, LIDHJA ishte humbësja më e madhe, prandaj nuk kanë arsye të sillen si fitimtar?! Bile më së paku Isa Mustafa. Por qëndrimi i tij është sjellje burokratike e teknokrate e një komunisti që nuk arriti me u reformuar kurrë, kurse sjelljet e tij s’kanë të bëjnë fare me demokracinë. E, sado që strukturat e RIINVESTIT dhe ato të Brezit të Republikës, janë duke bërë çmos me transformuar LDK-në në LIDHJA, veprimtarët e LDK-së, njerëzit e vullnetit të mirë, nuk duhet ta lejojnë e të pranojnë aventura të tilla. Veprimtarët e devotshëm të LDK-së, në asnjë mënyrë nuk duhen të bien viktimë e mashtrimeve dhe të pranojnë që vlerat historike të LDK-së t’i nëpërkëmbin struktura me mision të caktuar, duke bërë përpjekje për transformimin e LDK-së në një solucion siç është “LIDHJA”. Prandaj themi se pikërisht në zgjedhjet e sivjetme, të 06 tetorit 2019, elektorati Rugovian i LDK-së dhe Diaspora Evropiane e LDK-së, e kanë hetuar me kohë hilen e hileqarëve, prandaj e dështuan duke mos e votuar LIDHJEN, e cila u radhit në vendin e dytë.
Në këtë fragmentarizëm ideologjik, i cili vepron brenda LDK-së, penetrojnë disa klane dhe interesa më të dallueshme, të cilat mund të kategorizohen si:
1. Klani i RIINVESTIT, që përfaqësohet nga dr. Lumir Abdixhiku dhe dr. Avdullah Hoti, klan ky që nuk është i pa ndikim, sidomos kur të kihet parasysh se janë të klonuarit e Isa Mustafës.
2. Klani “Brezi i Republikës”, përfaqësohet nga dr. Vjosa Osmani dhe dr. Haxhi Avdyli, edhe pse kanë një popullarizim, janë sabotuesit e reformave të brendshme në LDK, gjatë vitit 2015-2016. Por kur dihet se Vjosa bashkë me Isa Mustafën, ishin Këshilltarë të Lartë në kabinetin Presidencial të Fatmir Sejdiut, duke se aksionar i kësaj Kompanie, (si Joker i dytë), duhet të jetë vet Isa Mustafa, i cili është Nëna e ideve të kësaj nëntoke.
3. Grupi nga FARK-u, përfaqësohet nga Anton Quni, i cili pasi nuk ka fuqi dominuese anon nga pala që do t’ia siguroj interesat e veta, por nëse shikohen disa implikime të tyre në shumë zhvillime brenda FARK-ut, Ministrisë së Mbrojtjes dhe vrasjeve në Koshare, frustërimi i herëpashershëm i Anton Qunit duket të jetë pjesë e shantazhit që mund ta ketë krijuar Isa Mustafa.
4. Grupi “Veteranët e LDK-së”, përbëhet nga: Ismet Beqiri, Agim Veliu, Lutfi Haziri e ndonjë tjetër, por fuqia morale e tyre, karshi grupeve të tjera është relativisht i dobët. Megjithatë edhe ky grup ka qenë i shantazhuar nga Isa Mustafa, me rastin e rrëzimit të Presidentit të Kosovës dhe më pas shantazhin që ia kanë bërë edhe kjo trojkë Fatmir Sejdiut, duket se është ai mozaiku që ka ditur t’i ndaj e përçaj vetëm metodologjia serbe sipas doktrinës “Përçajë e sundo”.
Sigurisht për shkak të kësaj atmosfere të fragmentarizuar, zgjerimi i kryesisë qendrore, ishte bërë për ta ruajtur ndikimin e vet Isa Mustafa, i cili siç thamë më lart është njohës i mirë i mentalitetit serb dhe doktrinës serbe, “përçaj dhe sundo”. Për ndryshim nga herëve tjera, të paktën kësaj radhe nuk u tha se është rritur numri i votave, pasi edhe vet kanë arritur me kuptuar se ky slogan është bërë bajat, kurse rezultati i zgjedhjeve sidomos për LDK-në ishte real.
Natyrisht në këto rrethana askush nuk jep përgjegjësi, e më së paku Isa Mustafa i cili ia lëshoi në duar pataten e nxehtë Vjosa Osmanit, e cila u vetësakrifikua për interesa të Isa Mustafës?! Ndonëse askush nuk e thotë se kjo miqësi e tyre po trasohet nga e kaluar e tyre si Këshilltar të Presidentit të Kosovës, të cilin e përmbysën për tu faktorizuar vet, duke luajtur lojën herë herë edhe gjoja të armiqësive në mes tyre. Prandaj pozita në vendin e dytë, është fat për LDK-në por fatkeqësi për Kosovën. Të kishin fituar kësaj radhe klanet brenda LDK-së, ka pasur rrezik që sigla LDK, të transformohet në LIDHJA, prandaj loja e Vjosa Osmanit, ishte taktikë por jo edhe sakrificë.
Këtë që po them e dëshmon fakti se vet zonja Vjosa Osmanin, arriti për ta eliminuar Familjen Rugova, pa bujë e pa potere, askush dhe asnjë “Rugovistë” nuk reagoi, nuk tha gjë, ndonëse më 7 shtator 2019, para ish selisë së LDK-së, ajo publikisht para kamerave ka thënë se “jemi marrë vesh me Familjen Rugova”, ndërsa mos prezenca e kësaj familje gjatë fushatës në Prishtinë dhe sidomos mospjesëmarrja e tyre as në Tubimin elektoral që mbajti Nëndega e LDK-së në Velani, ishte tregues i qartë se Vjosa Osmani, ka orkestruar një lojë teatrale si pjesë e marketingut politik të kësaj fushate zgjedhore, ndërsa në anën tjetër përmbushi një dëshirë të kamotshme të Isa Mustafës për ta eliminuar jo vetëm Familjen por edhe emrin e dr. Ibrahim Rugovës, pasi siç kemi informata portreti i dr. Rugovës në selinë e LDK-së moti është zëvendësuar me atë të Isa Mustafës, por si në raste të tjera askush nuk ka reaguar dhe as nuk ka protestuar.
E nëse shikohet “30 Vjetori i formimit të LDK-së”, se si janë përjashtuar të gjithë figurat që e kanë themeluar LDK-në, madje edhe nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, nuk do koment, por në rrjetet sociale (në Facebook), kanë uruar: “Qoftë e bekuar Lidhja jonë!”, Agim Veliu; “30 vjet, Besë e shpresë për Republikë!”, Lutfi Haziri; “Sot nderojmë themeluesit e Lidhjes”, Lumir Abdixhiku; “plot tri dekada të lidhjes sonë”, Vjosa Osmani, etj. Të gjithë këta e kanë hequr e mënjanuar siglën a prefiksin “LDK”, ku bashkë me Logon “30 VJET, Liri, Pavarësi, Demokraci”, janë tregues i qartë se kjo klientelë është në MISION të qartë për ta zhbërë LDK-në në LIDHJA, si hakmarrje pse Lidhja Demokratike e Kosovës, qysh më 23 dhjetor 1989, i zhbëri: Lidhjen Komuniste të Jugosllavisë, Lidhjen Socialiste të Serbisë dhe Lidhjen Komuniste të Kosovës.
Nga kjo që po prezantojmë është detyrë e secilit anëtarë të LDK-së që të reagoj për këto deformime të fakteve historike, që bëhet nga kjo klientelë e specializuar kryesisht në Institutin RIINVEST, ose nga të tjerët që thonë se janë “Brezi i Republikës”, të cilët flasin se i duan e i respektojnë prindërit e tyre, por e kanë vënë kazmën e shkatërrimit mbi Elitën Intelektuale dhe themeluesit e LDK-së, të cilët hipotetikisht janë edhe prindërit e këtyre proceseve që u manifestuan në këto 30 vjet, nëpër të cilat kaloi skema politike e Kosovës. Tash sa anakronike duket insistimi i LDK-së për ta fituar me kushtëzime postin e Presidentit, të cilin dëshirojnë t’ia rezervojë Isa Mustafën, pavarësisht shëndetit të rrënuar, atëherë vendi ynë – Kosova, ka mundësi reale të futet në Librin e Rekordeve Guinness, për paradokset e saj. Ky insistim nuk është mençuri, mençuri është për të kuptuar (LDK-ja dhe vet Isa Mustafa), se me kushtëzime nuk mbulohen dështimet dhe pa pasur strategji nuk fitohen zgjedhjet, e aq më pak me përjashtime dhe linçime.
Në këto rrethana, duken si qesharake deklaratat e Isa Mustafës, për mungesën e transparencës që paska treguar ndaj tij Lëvizja VETËVENDOSJE. Këto deklarata kaq fallco të Isa Mustafës na janë të njohura qe 40 vjet, por ai nuk ka pranuar asnjë përgjegjësi (morale dhe as politike), për dëmet që ua ka shkaktuar zhvillimeve politike në Kosovë. Edhe kryeneçësia, është aventurë e njohur për t’i ruajtur bizneset e tij private. Pra, LIDHJA, e ka merituar edhe këtë humbje, madje nuk e kanë merituar as këtë rezultat pasi kreu i LIDHJES nuk e ka menaxhuar fushatën për fitore, prandaj do të duhej me kokë ulur të iknin nga LDK-ja.
Parimisht LIDHJA, nuk e ka sakrifikuar Vjosa Osmanin, ajo këtë sakrificë e ka bërë për interesat e veta, madje duke i shkelur të gjithë, ka pretenduar se e mashtron edhe elektoratin e ndërgjegjshëm të LDK-së, i cili e dinë se Vjosa Osmani në politikë ka hyrë përmes Kabinetit Presidencial të Fatmir Sejdiut, ku bashkë me Isa Mustafën e paskan shantazhuar për tu faktorizuar vet. Këtë rol Vjosa Osmani e ka luajtur edhe në vitin 2015-2016, duke thënë se “nuk është momenti”, “nuk është koha”, “unë po hy brenda, për ta luftuar nga brenda”?! Ky skenar i realizuar me sukses, ka përjashtuar jo vetëm intelektual me emër, por fytyra e saj u duk sidomos në rastin e propozimit të Donikë Gërvallës, si kandidate e mundshme, kundër së cilës, sigurisht për interesa të Isa Mustafës, u tregua armiqësore vet Vjosa Osmani, e cila e linçoi, përjashtoi dhe ia ktheu shpinën.
LIDHJA, e bashkë me ta edhe Vjosa Osmani, paskan shpresuar në fitoren e këtyre zgjedhje, me struktura që asnjëherë nuk kanë qenë në LDK, pa bërë reforma të thella, të cilat, siç thamë, vet ajo i dështoi në vitin 2015-2016, prandaj as ajo si kandidate për postin e kryeministrit, as udhëheqësi i fushatës Lutfi Haziri, por as arkitekti i kësaj trojke Isa Mustafa, nuk marrin përgjegjësi për humbjen e këtyre zgjedhjeve, por shpresuakan duke bërë trysni mbi VETËVENDOSJEN, ta kompensojnë humbjen, duke grabitur postin e Presidentit, të cilin do të detyrohet VETËVENDOSJA për tua falur.
Fitorja e rrejshme se LIDHJA, paska dal njëjtë me VETËVENDOSJEN është mënyrë e manipulimit për të legjitimuar pafytyrësinë. Por, humbësit, si në çdo vend demokratik, duhet të ikën nga LDK-ja, bile me tërë suitën nga Instituti RIINVEST dhe bashkë me ta edhe ato dy grupet që i theksuam më lartë.
Befasi për këto zgjedhje padyshim ishte se kanë humbur “komandantët”, për të cilët thuhet se janë ngritur duke keqpërdorur gjakun dhe luftën e UÇK-së, të cilët i ndëshkoi elektorati i vet, jo elektorati i LIDHJES, e aq më pak ai i VETËVENDOSJES, sepse “Forca nuk e bënë fuqinë”?!…
Askush nuk e ka theksuar se fitorja e VETËVENDOSJES, në zgjedhjet e 06 tetorit 2019, është rezultat i pjekurisë politike të elektoratit të PDK-së, ishte vetëdija e tyre shtetformuese, ishte përgjegjësia e tyre historike, dhe padyshim edhe dashuria e tyre për Kosovën. Vetëm elektorati i PDK-së ka pranuar këtë shtangnim të proceseve, dhe kjo bëhej për fajin e “ca Komandantëve?!”, prandaj ata iu kanë thënë atyre JO, dhe ndryshimit PO! Le të shënohet ky konstatim se ndryshimin në Kosovë e bëri anëtarësia dhe elektorati i PDK-së i cili guxoi të refuzojë daljen në zgjedhje, që guxoi t’iu thotë mjaftë komandantëve të vet, dhe t’iu hap rrugë proceseve. E sikur në krye të PDK-së, të mos ishte Kadri Veseli, mbi të cilin rëndojnë akuza për vrasjet politike, sa ishte shef i SHIK-ut, dhe disa kandidat të konsumuar që kanë dhe akuza të përfolura, sigurisht rezultati do të ishte tjetër. Prandaj si rezultat i mosdurimit që pat elektorati i PDK-së, ndodhi kryqëzimi i Komandantëve të tyre duke e dështuar PDK-në.
Në anën tjetër, po në këtë proces elementi “ruso.serb”, bashkë me LIDHJEN, pasi e degraduan dhe përjashtuan Familjen Rugova, futën në lëvizje “gjakun e familjarëve të viktimave”, të atyre personaliteteve nga LDK-ja që janë vrasje me motive politike, sigurisht për t’i komprometuar edhe emrat e familjarëve që kanë bërë historinë. Madje nga zemërgjerësia që paska LIDHJA për LDK-në, këta familjar, në listën zgjedhore, kryesisht janë rreshtuar në dhjetëshin e parë. Në këtë plan, defekti moral i “PDK-së”, tashmë përmes LIDHJES, u bart tek LDK-ja, dhe fituan “ata ose ato” që për adutë të vetme kanë “gjakun e familjarëve të tyre”, që herët a vonë do ti kthehet bumerang LDK-së dhe proceseve.
Isa Mustafa, po tallet jo me VETËVENDOSJEN, por me tërë Kosovën dhe me Amerikën, prandaj është domosdoshmëri për një reagim intelektual dhe për ndërhyrjen e SHBA-ve, nëse aleatët tanë nuk dëshirojnë anarki dhe ngërç politik, që dëshiron për të paralizuar e ngadalësuar proceset nëpër të cilat po kalon Kosova!
St. Gallen, 31.12.2019.
Presim ma padurim edhe nja 8787479 vazhdime koti.
Qysh je me shnet ?
Komentet janë mbyllur.