Presidenti çek: I kërkoj falje Serbisë për bombardimet e NATO-s, gabuam

0
294
Millosh Zeman

PERISKOPI.COM, 18 MAJ 2021

Presidentin i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka takuar presidentin e Çekisë Millosh Zeman dhe të dy, kanë kujtuar kohën e bombardimeve të NATO-s.

Zeman, siç citohet nga mediat serbe, raportohet të ketë thënë se ‘Serbia u tradhtua përgjatë historisë’.

Serbia ka shprehur mbështetjen për ne, e ne e bombarduam. Më lejoni të kërkoj falje mënjehërë për bombardimin e ish-Jugosllavisë. Ishte gabim. Si njeri, do të doja t’i kërkoja falje popullit serb, kjo më shqetëson gjatë gjithë kohës” ka thënë Zeman, shkruan B92, përkthyer nga Periskopi.

Sipas deklaratës që e transmeton medium serb, Zeman ka thënë se Republika Çeke ishte kundër bombardimit të NATO-s, por ‘se askush nuk i mbështeti ata”.

Jam i njohur si njeri jo i lehtë, jo pse peshoj 120 kile, por sepse kam një karakter të rëndë, më lejoni të shpreh mirënjohjen time, sepse atë që po e them tani nuk e kam thënë kurrë”, ka thënë Zeman.

Vuçiqi e ka falënderuar Millosh Zemanin për këto fjalë si dhe e ka ftuar që ta vizitojë Serbinë.

Nuk do t’i harroj kurrë fjalët që m’i tha sot”, ka thënë Vuçiq për Zemanin. /Periskopi/