PRESIDENT THAÇI, JE I DESHTUAR I HUMBUR?!

0
500
Hashimi duke korrigjuar kufijtë

Nga Binak MAXHARRAJ

/Diçka nuk po te shkon, diçka nuk po ta don, diçka po don më te mbetë në fy/

Presidenti Hashim Thaçi pasiqe është mbytur ne moçalin e ujërave te pista për politikën e vetë antishqiptare për ndarjën, coptimin dhe korigjimin e kufijve po delë kundër Kosovës dhe në dobi të Serbisë dhe në sherbim te agjenturave slave-ruso-serbe, dhe gjithënjë e më shumë po përjeton fiaska në skenën ndërkombëtare, por më së shumti ësht ka hanë stupca kres nga vetë qytetarët e Kosovës të cilët nuk e përkrahë askush, bile as partia e rij.

Pra ky njeri është i humbur, po fundosët ngdadalë ne plehun e historisë.

Por i humburi siç thotë populli mundohet të kapët edhe për kashte. Për iden e tij për coptimin e Kosovës po mundihet të kapët edhe për te tjërët. Kështu ai rishtas deklaroi se këtë ide e kishte edhe Presidenti historik I. Rugova.

Vjen keshilla, President Thaçi larg duart nga Ibrahim Rugova.

I vogëi je sa bubrreci te matësh më ikonën dhe vleren kombëtare Dr. Ibrahim Rugova. Ibrahim Rugova është po ai i cili luftoi me shpirt, zemer dhe dije për lirinë e Kosovës. Ibrahim Rugova është ai të cilit gjat dhe pas luftës u mundove me ja hup flamën. Gjatë luftës me shumë luftove kundër tij se sa me shka. Pas luftes atij iu vranë figurat me te ndritura te kombit. Nga kush, me siguri e din. Pas luftës u banë disa antentate për ta likujdu fizikisht. Nga kush, ndoshta e din. Por pas luftës ate asnjehrë nuk mujte me e mujtë me zgjedhje. Ishte me i fortë se sa ti. E donte populli, e kishte në shpirt. Ai ia patë lanë një amanet popullit për ty:

Këtë njeri mbajeni gjithëmonë larg pushtetit sepse është i rrezikshem“!

Deshtimi i ytë moral dhe intelektual shkonë edhe më larg. Tashti kur të kanë çitë të gjithë jashtë, po mundohësh më u kapë për Rugovën ne dobi te “tarnisë” tande për copëtimin e Kosovës, duke thnaë se edhe I. Rugova ishte për ndarkës së Kosovës. President kjo nuk është e vërtëtë, mos trillo, mos e mashtro popullin sepse populli e dinë së kushte ishte I. Rugova dhe për çka e sakrifikoj jeteën e tij brilante ne sherbim të kombit. Kjo u vertet edhe me rastin e vdekjes se tij kur ti gjithë popullu u çu ne këmbë, ne minus 20 grad për te percjell në përjetesi. Ishin gadi 1 milion. Nuk e përcollën vetem smirzite e partis tende. E, tashti për poena politike, por jo qe ke ndonjë respek për te, shkonë dhe i përkulesh te varri. Ani, marria nuk ka fund.

Ti e dinë fort mirë se Qndrimi brilant i Rugovësnë vazhdimësi ishte: “Kosova e pavarur në kufijtë egzistues… dhe në miqesi të përhershme më Amerikën“, qe kësaj miqesije po mundoheni te ja futeni thikë pas shpine.

Poashtu Hashim Thaçi e dinë fortë mirë se kujt ishte ideja për korrigjimin e kufijeve. Është ide e kahmotshme e Qosiqit te cilin vazhdimishte e përkrahëte edhe Qosja i jonë me Dacin dhe Hazirin, qe s’shohin larg por deri te hunda e tyre. Kjo ide është andërr dhe projekt i kah moteshme e Serbisë, e percjellë braz pas brezit, por qe tashti kur Aleksandër Vuçiqit i doli përball një njëri i lig, një njeri i padijshëm që për interesat e tij personale e damëtonë edhe atedheun e vetë.

Pra, z. President Hashim Thaçi hiçë dorë nga shkembimi i teritorëve. Në këtë punë je i deshtuar, je i humbur përgjithëmonë, këtë me asnje kushtë nuk e lejon populli i Kosovës. Nuk mundesh symbylltas qe për disa ideologji te huaja të shkosh kundër popullit tend.