Kimete Berisha
S’po kam kohë me zgjat më shumë, veç po them se kush e voton demarkacionin me Malin e Zi është tradhtar i kombit shqiptar dhe aparatçik i Presidentit Hashim Thaçi, i cili është ka sillet si gilipter i viteve të 50-ta…!
Ky është Demarkacioni që shënjon kufirin mendor të Hashim Thaçit dhe kufirin e çmendurisë së tij me Kosovën…
Askush nuk po ia tërheq vërejtjen, se ky, nuk ngon njeri ky, që luan koqe edhe me amerikanët!
Këqyre me vëmendje. Ai po flet, po vepron dhe po sillet si Kryeministër dhe si kryetar partie që po ndan popullin dhe po nxit luftë qytetare, ai nuk po sillet si President i të gjithëve.
Mos e rehabilitoni atë vagabond!
Në asnjë mënyrë mos…
Përcjelljani sjelljet.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nderon serbët e vrarë në Lipjan
I pagdhendur deri n’asht, arrogant i poshtër, përulet pa sens ndaj politikës antishqiptare serbe dhe i rehabiliton kriminelët serbë, i paragjykon si shqiptarë vrasësit e civilëve serbë, ende pa u zbuluar se kush janë vrasësit e tyre.
Shikoja fizionominë e hirtë, shikimin qiellor, dhe menjëherë do ta vëreni se ai s’është normal n’kry, tipi i ka shit drutë, atij i ka hy vetja n’huj, ai u tranu!
Kujtim Shalës dhe Hajredin Kuçit, atyre bravo ju qoftë, nëse është e vërtetë, siç po thuhet, se janë kundër marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
P.S. Demarkacionin po e shoh edhe ëndërr, kaq e pafat jam.
Në vend se me kqyr m’i ra vetit mbas me gjet një burrë (shiko gjej burrë Kimete, mos e lër pas dore këtë punë, se ka rëndësinë e vet – hallet e shqiptarëve nuk mbarojnë kurrë! – shënimi im AÇ), mu më shkoj viti natë e ditë kurrë pa pushu tuj fol për këtë punë.
Përndryshe, këtej kufirit, në Malin e Zi shqiptarëve nuk po ua ndika, as nuk po i ndalon kush të këndojnë për Adem Jasharin dhe për Shqipërinë etnike!
Ne sa herë kemi qenë në krizë morale, kënga na e ka treguar rrugën!
Kimete, ogllu, e nderuara muslimane Kimete, Hashimin e ke pershkrue shume mire… I tille eshte çfare e ke pershkruar.
Por Kimete Muslimanja, demarkacionin ti nuk e kupton sepse nuk je gjeodete, por gazetare muslimane. Per demarkacion mund te flasin 259 Gjeodete …aq sa jane ne Kosove. Ndersa ne te tjeret duke te perfshi edhe ty jemi te painformuar sepse 97% te atyre qe flasin per demarkacion me Maline Zi… kurre nuk kane kaluar kah ai regjion. Prandaj e nderuara Kimetogllu, mos fol pallavra po shkruaj per ate çka din e mos u perzij ne punet e Gjeodeteve… shaje Hashimin, Shpendullahun, Shefqenin, etj. etj… se aty je e mire, por mos u perzij aty ku s’ki lidhje me kry.
Komentet janë mbyllur.