Presheva në kërkim të drejtës së saj historike

0
380
Valon Jashari - bibliotekë

Valon Jashari

Edhe këtë vit që po përmbyllet për shqiptarët e Kosovës Lindore gjegjësisht të Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës ishte vit i vazhdimsisë së dhunës dhe terrorit shtetror serb mbi popullatën autoktone shqiptare në këtë pjesë. Si forma më të shpeshta të politikës perfide që shteti serb po ndjek në këtë hapsirë shqiptare janë si: shpërngulja në mënyr të heshtur e popullatës shqiptare edhe atë në forma të një zyrtarizimit kinse të punsimit nëpër shtetet e bashkimit europian sidomos në shtetin gjerman. Në këtë drejtim gjithçka që bëhet është zyrtare por dëmi më i madhë është pikrisht pjesën intelektuale-kuadrot e shkolluar arrin që ti punsoj në shtetin gjerman si mjek, teknik medicinal, psikolog si dhe profesionist të fushava social përfshirë deri tek fuqia puntore e krahut.

Vazhdimi i politikës së shtypjes së popullatës shqiptare në forma të ndryshme nga ana e shtetit serb gjithnjë ndjek rrugën e Vasa Çubrilloviqit atë të zhdukjes, shfarosjes dhe spastrimit etnik. Gjendja sidomos rreth situatës së krijuar mes Kosovës dhe Serbisë rreth çështjes së dialogut për këtë popullat ishte pritur shumë me një shpresë se edhe kjo popullat do të jetë pjesë e këtyreve bisedimeve. Në realitet koha dëshmoj që jo vetëm nuk ishte as pjesë përbërse e ndonjë delegacioni apo edhe platforme-programi politik nga ana e Prishtinës për më tepër as që është diskutuar kjo çështje. Përderisa premisat përfshirë edhe palën ndërkombëtare sidomos në këtë vit ka qenë të mëdha që edhe një herë çështja e Kosovës Lindore të faktorizohet.

Por qytetarët e Preshevës ende e ëndrrojn që një ditë të afërme do të jenë pjesë territoriale e Kosovës. Rivaliteti i egër mes subjekteve politike në Kosovë nuk arrin që të tejkalojn dallimet mes tyre dhe të unifikojn një platform përshirë edhe shqiptarët e kësaj pjese. Disa vizita të disa zyrtarve nga qeveria e Kosovës në Kosovë Lindore që janë bërë më shumë kan qenë për interesa personale për të promovuar vetvetën e tyra ata zyrtar të qeverisë së Kosovës dhe pa snjë efekt e rezultat pozitivë.

Tirana shumë pak bën përpjekje për të tejkaluar Prishtinën dhe për të prekur realitetin e hidhur në Kosovë Lindore, ato përpjekje minimale të Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë z. Cakaj janë një muzg i vonuar që nuk mund të sjellin dritën e mjaftushme për atë popullat shqiptare. Gjithsesi edhe ajo “pak” përkrahje duhet vlersuar dhe inkurajuar që edhe në të ardhmën edhe më shumë të prosperohet në projket konkrete.

Nga fushveprimi gjithsesi anti-vlerave civilizuese evropian dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare e të drejtat të njeiut shteti serb arrin që ti fshij edhe nga adresat-vendbanimet banorët të cilët janë banues të përkohshëm apo edhe të përhershëm në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Dhe kjo shifër është lartë që sillet rreth 7-10 mijë qytetar që janë privuar nga kjo e drejt legjitime. Natyrisht që më së shumti ka pësuar popullata shqiptare e Medvegjës sa i përket fshirjes së vendbanimeve. Shteti serb me këtë hap dëshiron që të bëj spastrim etnik duke ndryshuar demografin e popullatës autotktone gjë që pjesërisht edhe e ka arritur sidomos në komunën e Medvegjës dhe atë të Bujanocit.

Projektet ekonomike as që konsiderohen të dorës së dytë apo tretë që ka investuar në këtë hapsirë. Por investimet në infrastrukturën ushtarake e policore i ka evidente si zakonisht forcat të cilat ngjallin dhe prodhojn frigë, terror mbi popullatën shqiptare. Dhe këto tri komuna mbeten komunat më të varfura në nivel të shtetit serb.

Arsimi gjithnjë po shkon duke humbur cilësin dhe përkrahjen institucionale nga ana e shtetit serb. As shteti i Kosovës dhe Shqipërisë jo që kanë bërë diçka domethënse përjashtim me disa tekste shkollore të cilat edhe ashtu kanë mbetur nën hije dhe pa ndonjë efekt pozitiv në trendin e shkollimit të rinisë shqiptare. Një pjesë e konsiderushme e rinisë shqiptare në këtë pjesë fatkeqësisht më simbol të edukatës dhe emancipimit të tyre për vlerat njerzore e humane e kanë një imam, përdallim që rroli i mësuesit është zbehur që ka qenë në vazhdimsi e traditës sonë. Mësimëdhënsit jo rastësisht i kemi konsideruar si prindër të dytë. Subjektet politike të Kosovës Lindore si zakonisht më shumë ia bëjn shërbimin shtetit serb si në forma indirekte dhe shpesh herë edhe atë direkt duke dëmtuar cilësin e arsimit si duke futurë nepotizëm, jo profesionistë dhe militant partiak.

Shëndetësia këtë vitë ka qenë si asnjë herë më keq duke marrë parasysh edhe gjendjën e krijuar me Covic-19. Vlen të theksohet se kjo popullat gjatë gjithë kësaj kohe askush nuk është marrë për evidentimin e rasteve apo parandalimin e të infektuarve dhe rrjedhimishtë edhe nuk ka pasur statistika asnjëher të sakta. Por ajo që ishte rrënqethëse për popullatën shqiptare që natyrisht duhet hetuar dhe investiguar pasi që ata persona që ndiheshin të sëmur dhe shkonin kërkonin ndihmën mjeksore direkt drejtoheshin për në spitalin e Nishit, pothuajse të gjith të vdekurit janë nga ky spital. Pasi që nuk iu ofrohej ndihma adekuate dhe mund të dyshohet për ndonjë tretman dëmtues për shendetin e pacientëve shqiptarë gjithnjë sipas familjarëve të viktimave.

Valon Jashari: Ma.sc. Historisë, ish-Kryetar i “Lëvizjes së Lirisë”, Lëvizje që vepron në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe aktivist për të drejtat e shoqërisë shqiptare në Ballkan.