PREJ DOBËSISË SË TJETRIT (Fragment nga novela VAJZA ME QEN, i librit me novela: PIANISTI)

0
762
Kristaq Turtulli - pianisti

KRISTAQ TURTULLI

Doja ta pyesja e ç’ishte ky trill i çuditshëm dhe i panjohur më parë, kur e dija se ai nuk i kish qejf shakarat.
– Të premtoj, – i thashë. Toni më përkëdheli dorën dhe më puthi lehtë në faqe. E pashë me habi. Ç’ ish kjo puthje në faqe. Kisha nevojë për puthje të nxehta dhe shtrëngime të forta. U ktheva ta puthja në buzë, ai më shmangu me kujdes dhe më pëshpëriti:
– Le t’i lemë këto për më vonë.

Nuk iu mërzita. Ngjitëm shkallët ngadalë, ecëm në korridor të zënë dorë për dore, tek dera e dhomës Toni u ndal. Mori frymë thellë. Mua mu duk më shumë psherëtimë e zgjatur. Ai më puthi përsëri në faqe. mu duk sikur buzët e tij ishin të ftohta. Më porositi të mos hapja dritën dhe zbriti shkallët pa e kthyer kokën. Mbështeta shpinën në trina e derës dhe ndoqa me sy Tonin kur zbriste shkallët dy e nga dy. Ai më shkeli syrin dhe bëri me shenjë të hyja brenda.

Ndjeva diçka bosh në vetvete, nuk e kuptoja këtë trill të Tonit si shteg i mugët pylli dhe çfarë të qe kjo surprizë e çuditshme me dritë mbyllur? Mbase ndonjë dhuratë intriguese, me drita vezulluese në prag të dasmës. Pushimet e javës kishim vendosur t’i kalonim në qytezën e vogël me prindërit e tij. Befas më mbërtheu një kapitje dhe plogështi. Bëra një dush të shpejtë, pastrova dhembët, u zhvesha dhe u futa në shtat. Një anë e perdes së dritares nuk ish mbyllur plotësisht, nuk më bëhej të ngrihesha, vështroja përhumbjen e plogët te Parisit. Një cep të kullën Eflef dhe dritat e qytetit si xixëllonja të venitura. Me siguri Parisi ishte larë nga shiu i vrullshëm dhe mbështjellë me petkun e përhirtë te mjegullës.

Pas dhjetë minutash u hap dera e dhomës. Dëgjoja veshë ngrehur dhe futa kuvertën e pambuktë nën vete. Nisa të dëgjoja hapa të ngadalta, të shtruara dhe zhurmën e lehtë të parketit. Një hop hapat qëndruan. Heshtje. Lëviza me përtesë këmbët, fërkova mjekrën pas jastëkun dhe qesha nën vete.

– Toni, – fola me zë të ulët.

Ai nuk më ktheu përgjigje. Hapat e lehta u ndjenë përsëri, në anën e kundërt të shtratit prapa meje. Hapat qëndruan. Heshtje e thellë. Lëviza këmbët përsëri dhe futa krahun poshtë jastëkut. Frymëmarrja e rëndë e Tonit gati dihatje dhe frymëmarrja ime e butë. Përse ta ketë Toni këtë frymëmarrje kaq të rëndë, kur nuk jam plotësisht e tija? Nuk ka përse të lodhet më një dhuratë të panevojshme aq më tepër në prag të mesnatës. Bëra të ngrihesha dhe të hapja dritën. I kisha premtuar Tonit të mos lëvizja, në pritje të dhuratës surprizë. Përsëri heshtje. Frymëmarrja ime filloi të bëhej e shpeshtë prej padurimit.

Ndjeva që u ngrit me kujdes kuverta e pambuktë. U fut në shtrat gjysma e trupit, më pas i tëri. Susta kërciti dhe dysheku u lëkund butë.

– Toni, – fola përsëri me zë të ulët, përkëdhelës. Doja t’i thosha ç’është kjo lojë?
Por Toni përsëri nuk m’u përgjigj, dihaste me vështirësi.

– Toni, të lutem mjaft! – ia bëra.

Ai mori frymë rëndë dhe më tërhoqi vrulltas pranë vetes. Doja t’i thosha dale prit. Për të bërë seks me dritë mbyllur krijove gjithë këtë maskaradë? Po ne more Toni kemi bërë disa herë seks me dritë mbyllur. Ti vetë më ke thënë që të acaron errësira. Frymëmarrja e tij po bëhej e sforcuar dhe duart nuk qenë të buta të ngrohta. Çka po ndodh me Tonin kështu? Jo nuk mund të ish Toni im i ëmbël. Përnjëherësh m’u përvijua. m’u shpif njerku me erën e tij të neveritshme. Bëra të tërhiqesha. Duart e tij qenë si panxha dhe më mbanin të shtrënguar fort. Nga mbiu ky dreq njerk në dhomën e hotelit qindra dhe mijëra milje larg? Ndoshta më ka ndjekur hap pas hapi. Përgjoi bisedën time me Tonin ruajti momentin, dhe tinës hyri brenda.

– Toni, – fola me zë dyshuar dhe bëra të kthehesha.

Penisi i tij i ngrehur po lëvizte mes këmbëve të mia. U rrëqetha. Përdhunim i pështirë. Por tashmë nuk isha më e vogël. Përqendrova forcat i dhashë shtytje trupit, i vura bërrylin në lukth dhe gjurin në bark. Tjetri ishte gati i shkrehur, i lëshuar dhe nuk e priste reagim tim të fuqishëm. U gërmuq dhe rënkoi prej dhembjes:
– Çfarë bën bushtër,– dëgjova.