E kohës
Në qarqet qeveritare të Serbisë po flitet zëshëm se me rastin e ndryshimeve kushtetuese, shteti i Kosovës si realitet i pakthyeshëm, është vendosur në Preambulen e saj si “Krahina Autonome e Kosovës”(sic!).
Për këtë provokim të ri, regjimi i Beogradit në kohën e dialogut me shtetin e Kosovës, ndryshe flet dhe trumbeton për marrëveshje në mes të dy popujve dhe për paqn në Ballkan, e krejt ndryshe po vepron me skenarët e njohur antishqiptar për instrumentalizimin e shtetit të Kosovës.
Në takimet e radhës në Bruksel, qeveria e Kosovës duhet që të kundërshtojë nismën e “ndryshimeve kushtetuese” në Serbi me Preambulen e këtij akti të lartë juridik me shtetin e Kosovës si “Krahinë Autonome”(sic!).
Qendrat e vendosjes BE-SHBA duhet që të ndalojnë provokimet e regjimit në Beograd ndaj shtetit të Kosovës dhe në dritën e dialogut Kosovë-Serbi, të përfundojnë këto bisedime maratonike me njohjen e ndërsjellë të dyja shteteve dhe për paqen dhe të ardhmen e popujve në Ballkanin e trazuar.
Shteti i Kosovës nuk është “Krahinë Autonome”(sic!) e Serbisë!
Çikago, 12 qershor 2021
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]