PRAPË ME FISHTËN?!

0
770
Gjergj Fishta

AV. XHABIR ZEJNUNI

Fishtës dhe veprës së tij monumentale, nuk do i gjejnë rehati eshtrat edhe pas 1000 vitesh prej sulmeve xhihadisto-komuniste. Ky sulm, po rritet eksponencialisht me forcimin e pushtetit komunist që u trashëgua nga etërit tek bijtë dhe nipërit.

Akuza më e “fortë” dhe që duket në pamje të jashtme se ka “baza logjike” që i bëhet atij, lidhet me faktin se ai u bë antikomunist para se të lindte PKSH-ja me 8 nëntor 1941. Pra, nëse ai do vdiste pas vitit 1941, mbase edhe do mund të “justifikohej” qëndrimi i tij antikomunist. Ky qëndrim ndaj Fishtës, është vetëm një keqdashje perverse dhe një diletantizëm historiko-politik, pasi kërkon që qëndrimin e Fishtës ta kushtëzojë vetëm me ngjarje që do ndodhnin më vonë dhe jo me ngjarjet e mëparshme, të cilat do kushtëzonin lindjen e ngjarjeve të mëvonshme.

Mos vallë Fishta duhej të priste krijimin e PKSH-së nga PKJ-ja (Partia Komuniste Jugosllave e krijuar në vitin 1920) për të krijuar opozicionin ndaj kësaj ideologjie gjakatare? Apo mos vallë Revolucioni i qershorit 1924 i Nolit – i cili sapo mori pushtetitn (6 mujor) gjëja e parë që bëri ishte lidhja e marrëdhënieve diplomatike me Bashkimin Sovjetik – nuk do shërbente si një impuls për Fishtën në qëndrimin e tij anitkomunist? Pa marrë në konsideratë pastaj lëvizjet komuniste në Shqipëri dhe krijimin e grupeve të para komuniste atë kohë.
(E këtë Nolin komunist, e rrëzoi Zogu anti-komunist, me ushtrinë serbe të Pashiqit… :p – mos e harro Xhabo edhe këtë detaj.. :p /AÇ)

Një kthim pas në lidhje me qëndrimin “armiqësor” të Kishës Katolike ndaj komunizmit në përgjithësi dhe të Fishtës në veçanti, është më se i këshillueshëm dhe i domosdoshëm.

Të gjithë e dimë se komunizmi ebraik zyrtar e ka vitin e lindjes me 1917 në Rusi. Dhe arsyeja e thotë që edhe reaksioni i Kishës Katolike të fillonte pas këtij viti. Por, nuk është ashtu. (O Xhabo, mos kullot luginave të pashkelura bre burrë, po Jezusin, të birin e Jozefit, çfarë e ke, që Giorgo e do ma shumë se shqiptarin, e rrezik se babën e vet? Hebre e ke! E të gjithë katolikët luten: “Ardhtë mbretëria jote hebre!”. Prandaj edhe e kundërshtuan komunizmin dhe u persekutuan më shumëse tjerët prej tij… Duhet me pa, kush punon për atdhe e jo për fe! /AÇ)

Tek Enciklika “Qui Pluribus” e datës 9 nëntor 1846, Papa Pio IX ka dënuar komunizmin dhe rrezikun e madh që do paraqiste më vonë përhapja e tij. Pra, kjo Enciklikë u shkrua përpara se të botohej “Manifesti i Partisë Komuniste” në vitin 1848. Ndër të tjera, në lidhje me doktrinën komuniste, Pio IX thekson se “Njëherë pasi ajo të instaurohet, të drejtat e të gjithëve, sendet, pronat, madje edhe vetë shoqëria njerëzore do të shkallmohen nga themelet. Kësaj i shërbejnë kurthet e errëta të atyre personave, të cilët nën maskën e qëngjave, por me shpirtin e ujqërve, zvarriten me paraqitjen e rreme të devotshmërisë së një virtyti të pastër dhe të një disipline të hekurt: ata të befasojnë me ëmbëlsi, të shtrëngojnë me lirshmëri, të vrasin në fshehtësi; largojnë njerëzit nga respektimi i çdo feje dhe shkatërrojnë kopenë e Zotit”.

Ndërsa tek Enciklika “Divini Redemptoris” e datës 19 mars 1937, e cila i dedikohet komunzimit bolshevik atesit, Papa Pio XI, denonconte fajet dhe tmerret e komunizmit, i cili “Zhvesh njeriun nga liria e tij, (….) i heq çdo dinjitet dhe përmbajtje morale natyrës njerëzore”.

Dikush mund të thotë se Papa Pio XI trajtoi vetëm rrezikun komunist atë kohë dhe bëri sikur nuk e shikonte rrezikun fashisto-nazist. Por, kjo nuk i përkon të vërtetës, pasi 5 ditë më parë, ose me datën 14 mars 1937, Papa Pio XI publikoi Enciklikën e tij “Mit brennender sorge”, të cilën e shkroi në gjermanisht, për të lehtësuar përhapjen e saj në kishat e Gjermanisë. Kjo Enciklikë trajtonte “Situatën e besimit katolik në Raihun e Tretë”.

Në këtë Enciklikë, pasi kritikohet mosrespektimi i Konkordatit të vitit 1933 mes Kishës Katolike dhe Gjermanisë naziste, dënohet doktrina nacionalsocialiste si antikristiane dhe pagane duke theksuar se “Nuk mund të konsiderohet si besimtar në Zot ai që përdor emrin e Zotit në mënyrë retorike, por vetëm ai që i bashkon kësaj fjale të shenjtë një nocion të vërtetë dhe të denjë të Zotit”.

Duke u kthyer edhe njëherë tek Enciklika “Divini Redemptoris”, ajo e trajton në mënyrë shteruese rrezikun e kuq komunist, duke ju tërhequr vëmendjen besimtarëve katolikë që të jenë shumë vigjilentë dhe të kujdesshëm ndaj këtij rreziku shumë të madh dhe serioz. Ja vlen që të sillet vetëm ndonjë fragment i kësaj Enciklike për të konstatuar karakterin profetik të saj.

Papa Pio XI, ju drejtohet besimtarëve katolikë, duke ju thënë atyre se “Ky rrezik kaq kërcënues, që ju vëllezër të nderuar e keni kuptuar se është komunizmi bolshevik dhe ateist, synon që të përmbysë rendin shoqëror dhe të minojë themelet e civilizimit kristian”.
Pa pretenduar që të analizohet këtu kjo Enciklikë, ja vlen të sillet këtu vetëm një fragment PROFETIK i saj, për të kuptuar më mirë natyrën e vërtetë, kriminale dhe të pabesë të kësaj doktrinë gjakatare: “Nëse kushdo i shtyrë në gabim, do bashkëpunonte në fitoren e komunizmit, ata do bien të parët viktima të gabimit të tyre”.

Duke qenë se këtu po diskutohet për një prift françeskan të shquar, mjafton që të sillet si shembull ai i priftit françeskan At Fraçesk Luli, i cili edhe pse bashkëpunoi me komunistët, ata ia shpërblyen atij këtë bashkëpunim duke e vrarë pabesisht në Tropojë në vitin 1944. Duke qenë se vrasja e tij ishte shumë pak për bishat komuniste, atëherë krimineli partizan që e vrau atë, ia dogji edhe trupin. Ja pra kush është komunizmi. (E habitshme kjo! /AÇ)

Nga sa më sipër trajtuar modestisht, edhe më injoranti duhet ta dijë, se Fishta kishte studjuar enciklikat e përmendura më lart, dhe se e njihte shumë mirë doktrinën e Kishës Katolike mbi komunizmin dhe si rrjedhojë nuk mund t’i kundërvihej kësaj doktrine. Më saktë, nuk duhej t’i kundërvihej asaj. (Kur Vatikani ishte kundër komunizmit, është e natyrshme me qenë edhe Fishta antikomunist… Pse jo Xhabo? /AÇ)

Prandaj, nuk mund të pretendosh se Fishta nuk kishte se pse t’i kundërvihej komunizmit, pa lindur më parë Partia Komuniste në Shqipëri, duke bërë kështu “aleancë” ai me fashistët italianë. Pasi këtu del edhe një problem tjetër. Duke qenë se çdo aksioni i kundërvihet një reaksion dhe duke qenë se më parë lindi komunizmi (zyrtarisht) në vitin 1917 në Rusi dhe më pas si reaksion ndaj tij lindi fashizmi dhe nazizmi, Kisha Katolike nuk kishte si të bënte aleancë me armikun e saj më të betuar, edhe pse për hir të së vërtetës fashizmi edhe nazizmi nuk u treguan aq “aleatë” me atë.

Fishta ishte me të drejtë anti-sllav dhe anti-komunist, pasi i njihte shumë mirë ata. (E tani këtë po e thoshte edhe Blerim Latifi – e pse ti mendon se Blerimi e kishte gabim dhe po e quan xhihadisto-komunist, kur ai është ATEIST? /AÇ) Por, ky fakt nuk do thotë që ta konsiderosh atë “një intelektual me prirje anti-demokratike dhe anti-liberale” vetëm me faktin se ai u afrua me fashizmin. (Mendoj se mjafton me mbështetë fashizmin, për me qenë jo demokrat e jo-liberal, se je ekstremist i djathtë! Kjo del si rrjedhojë… /AÇ)

Personave që po sulmojnë kaq shumë Fishtën në lidhje me afrimin e tij me fashizmin italian, i duhet bërë kjo pyetje: “Si do ishte sot Europa, nëse nuk do kishte lindur fashizmi italian dhe nazizmi gjerman” (…)?! (Si do të ishte thua ti? Nuk po e sulmon kush Fishtën jo, mos luaj edhje ti “pashë All’ahun” rolin e super viktimës, siç bëjnë disa katolikë… /AÇ)

Të deklarosh sot për t’ju kundërvënë Fishtës se “Noli ishte demokrat perëndimor, për faktin se ai jetonte në SHBA”, tregon subjektivitet dhe njëanshmëri gjykimi. Bëhet fjalë për atë Nol, të cilit Zogu ia paguante pensionin edhe në SHBA-në e largët! Nuk rezulton se të njëjtën gjë ka e bërë edhe Enver Hoxha!
(O shoku Xhabo, nuk i di punët mirë ti jo! Boll ta kam thanë! Konica u nxit nga Zogu, për me i shkrua letër departamentit amerikan të shtetit, duke i kërkuar, “mos e lini Nolin të hyjë në SHBA, se është komunist”… Pastaj ky Konicë, burrë legen, i shkruan italianëve më 1939, kur e pushtuan Shqipërinë: “A po më lini ministër/ambasador të Shqipërisë në Washinton prapë? Se donte rrogë. Por italianët fashistë nuk pranuan. Punë legenash bre burrë. Zogu e nxiti (nëse nuk e pagoi) Avni Rrustemin me vra Esat Pashë Toptanin, e më pas ai vret edhe Avni Rrustemin. A fort burrë të mirë e merr Zogun, legenin turqeli a?! /AÇ)

Nëse në shekuj ka vepruar deviza se “Armiku i armikut tim, është miku im”, nuk kuptohet se përse kjo devizë nuk duhet të kishte vend edhe në rastin e Fishtës.

Faleminders i madhi Zot, qi na bane DHURAT Fishtën.

27.10.2019.

Me pak fjalë, Xhabo, Noli ishte njeri i madh, edhe Fishta gjithashtu. Por Fishta u mohua nga komunizmi, se ishte anti-komunist e anti-slllav, kjo duhet pranuar dhe nuk ka pse dikush e merr për sulm ndaj tij. Komunizmi i persekutoi edhe katolikët më shumë, se e kundërshtuan më shumë. Pse u dashka me u habitë nga kjo? Prano faktet dhe merr edhe konsekuencat, pasojat! /