Praktikat e totalirizmit?

0
448

Nga Skënder MULLIQI

Të gjithë ata, të cilët nuk e luajnë lojën sipas rregullave pushtetare, edhe nese e ngrisin zërin apo bëjnë zhurmë të madhe, kurgjë askujt, të gjitha po i merre era. E gjithë ajo që na ka mbetur janë frustrimet individuale deri të frustrimet e përgjithshme. Ata të cilët këtyre poshtërsive nuk ju përballojnë, po detyrohen të largohen nga Kosova. Dhe, gjithnjë po bëhën edhe më shumë. Është shkruar ne media bukur shumë për një fenomen të tillë të theksuar të largimeve masovike, por pushteteve te deri tashme kjo nuk po ju ka bërë përshtypje. Kjo edhe është porosia e tyre, së nuk dëshirojnë ndonjë zgjedhje tjetër !

Po bombardohemi më shtrembërime të realitetit, e me licemerizëm të llojit të vet. Për këtë klasë politike është problem shumë i vogel mos funksionimi i sistemeve për shumicën. Nuk ju intereson së kemi shkelur në shekullin 21, dhe kemi mbetur mbrapa jo në shekullin e kaluar, por edhe më mbrapa! Pa përspektiva që e krijuan në Kosovë po ndikon edhe në natalitet, që është problem serioz për çdo shtet. Po na promovojnë shunde dhe stereotipe, në vend të promovimit të vlerave.

Mos të flasim për interesimin e tyre për hapjën e vendeve të reja të punës! Po na krijojnë çdo ditë e më shumë situata politike, ekonomike dhe morale pa rrugëdalje. Nuk interesohet kush që të formojmë mekanizma përkatese, të daljës nga kriza e përgjithshme! Qytetarëve ju ka mbetur hapësirë e vogël, që të bëhën të lumtur ?! Kjo qasje dhe këto keqpërdorime, gjithëqka kanë shëndrruar në utopi.

Ata që në zgjedhjet e fundit dolën fitues, edhe filluan më qasje reale karshi zgjedhjes së problemeve te grumbulluara, për të ndërtuar institucione dhe shoqëri si duhet. Por këto i stopuan forcat regresive, të posa sa rëna nga pushteti. Dhe, për të qenë poshtërsia e shekullit, e zgjodhën kohën e pandemisë vdekjeprurëse që ta rrezojnë qeverinë ! Sigurisht, se kjo do të mbetet unike, në historikun e shteteve demokratike, madje edhe të shtetet ku sundojnë diktaturat! Janë duke i këputur një nga një hallkat më popullin e vet!

Këta po na lënë pa frymë kur po shohim edhe angazhimin e praktikave totalitare, kur bëhët fjalë për deliktet verbale. Të tjerët skan të drejtë më qelë gojën për njerëzit e pushtetit, kurse këta kanë çdo të drejtë. Liria e shprehjës për shumicën është e kufizuar, kurse për këta nuk ekzistojnë kufijtë e tillë. Ideologjia e tyre karshi medieve dhe në përgjithësi, që nuk janë në krahun e tyre, është rrënuse, është ndjekëse, duke i vu këto medie nën kontroll të rreptë. Këto janë praktika të totalirizmit?!

Çfarë shteti është ai kur cungohen liritë dhe të drejtat elementare të shprehjës? Kanë zgjedhur dhe po e preferojnë formatin medial propagandisitik. Këto janë idiotizma ! Si të kuptohet ndryshe, rrëzimi i qeverisë në kohë pandemie, dhe idiotizmi së në gjendje pandemia nuk bënë të mbetet Kosova pa qeveri! Dhe, marrëzia e radhës, së situata në veri ka dalur nga kontrolli i qeverisë në dorëheqje, kur këtë situatë jashtë kontrollit e kemi plotë që 20 vite…!