Pozita dhe opozita, dy anët e së njëjtës “medalje”!

0
394
Isa Mustafa - Kujtim Shala - Hashim Thaçi

Shkruan: Florim Zeqa, 24.11.2020

Rënja në gjumë të thellë dhe moskëndellja e qytetarëve nga agonia e pritjes, se “nesër do të bëhet mirë”, ka bërë që të mungojnë iniciativat e reja politike.

Rënja në gjumë të thellë e intelegjencës apo trurit të kombit, të cilët hezitojnë dhe vetëm vëzhgojnë se çafrë po ndodhë, pa e marrë as edhe një iniciativë të vetme, duke pritur ndryshime spontane apo siq e thotë populli “çka të bjen zoti” ka demoralizuar qytetarët e vendit!

Heshtja e intelektualëve, vrastare për vendin

Është e pafalshme heshtja për intelektualët e të gjitha kategorive, e brezit të vjetër dhe të mesëm, por edhe e brezit të ri të intelektualëve, të cilët zgjidhje të vetme e shohin largimin nga vendi e jo qëndresën dhe luftën kundër të keqës, e cila tani e dy dekada e ka pllakosur keq vendin tonë.

Përderisa në të gjitha vendet e zhvilluara dhe demokratike zgjedhjet sjellin freski në skenën politike, zgjidhje dhe ndryshim, tek ne asnjërën, por vetëm vazhdimësi dhe riciklim të të njëjtave figura politike.

Po ndodhë pikërisht kështu, për faktin se në zgjedhje po shkohet pa alternativa të reja dhe me kauza të rrejshme të këtyre partive të qelbura dhe politikanëve të infektuar nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. I quajta kështu, pasi të tilla janë partitë aktuale dhe politikanët që e sundojnë skenën tonë politike.

Të gjitha partitë politike, pa dallim pushtet dhe opozitë s’janë gjë tjetër veqse korporata fitimprurëse për liderët dhe servilët e tyre, puthadorëve të pushtetit dhe karrieristëve të cilët janë të gatshëm të fashitin çdo gjë që ju del përpara për mbrojtjen e posteve dhe privilegjeve që ua ka sjellë nëna parti!

Pa lindjen e një alternative të re politike nuk ja vlenë të dilet në zgjedhje

Në procesin e ardhshëm zgjedhor duhet dënuar të gjitha partitë politike pa dallim me abstenim zgjedhor, përkatësisht me mosdalje të qytetarëve në zgjedhje.

Dalja e qytetarëve në zgjedhje pa një alternativë të re politike do të thotë vazhdimësi e politikës së vjetër, e kapjes së shtetit nga e njëjta klasë politike, por me paketim të ri.

Të gjitha partitë pa dallim janë bërë të njëjta, të qelbura nga bishti e deri tek koka, prandaj si i tilla çfarë janë nuk mund t’i sjellin vendit ndryshim.

Ata që e sunduan skenën politike për dy dekada, nuk mund të paraqesin ndryshim për vendin, për shkak se duke qenë mekanizëm i një mulliri (skene politike) të konsumuar nuk pqaraqesin risi në skenën politike.

Mulliri politik në të cilin janë grumbulluar lloj-lloj drithërash (ujemesh), nga i cili do të gatuhet sërish i njëjti produkt, me një paketim (mashtrim) të ri politik do të jetë ushqim i ligë për qytetarët, të cilët, vetëm kur të fillojnë ta hanë bukën e gatuar prej shumë ujemesh, do e ndjejnë njëkohësisht aromën e grurit, të misrit, të elbit, të thekrës,…por aomën e exhrës do ta ndjejnë vetëm kur t’u mbetet kafshata në fyt!

Mosvotimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike e vërteton atë që ceka më sipër, se politikanëve në përgjithësi u mungon dashuria për vendin dhe se deputetët në veçanti nuk i votojnë ligjet sipas interesave të qytetarëve por sipas intereseve partiake, klanore dhe personale.

Krizat e shkaktuara në Kuvendin e Kosovës janë të gjitha me prapavijë partiake dhe për qëllime elektorale duke e dëmtuar shtetin dhe interesin e qytetarëve.

Shkaktimi i krizave të njëpasnjëshme institucionale në vend janë produkt i kësaj klase politike, e cila asnjëherë nuk u muar seriozisht me problemet e qytetarëve, por vetëm për interesat e tyre personale.

Lufta për pushtet mes partive politike në skenën parlamentare është bërë aq e ashpër, primitive dhe turpshme, saqë partitë nuk dallojnë më për asgjë nga njëra-tjetra.

Ata që vrapojnë pas pushtetit nuk e mbajnë hallin e shtetit, kurse ata që e duan shtetin nuk vrapojnë pas privilegjeve të pushtetit. Mes partive politike po bëhet luftë për për pushtet dhe privilegje duke shpërfillur deri në skajshmëri interesin dhe të drejtat e qytetarëve.

Këndellja e qytetarëve, ndëshkim për klasën aktuale politike

Më e mira do të ishte, sikur të ndodhte reformimi i partive politike. Por, meqë një gjë e tillë nuk ka mundësi të ndodhë në rrethanat aktuale, shkaku i kapjes së tmerrshme nga grupet e interesit, shtrohet nevoja urgjente e lindjes së një alternative të re politike.

Në mometin që të këndellen qytetarët për votimin e një alternative të re politike, këto parti politike do të bien sikurse kullat prej letre, pasi asnjëra prej tyre nuk ka punuar në të mirën e qytetarëve, por vetëm e kanë marrë bekimin (votën) e tyre për të abuzuar me institucionet e vendit.

Me bekimin (votën) e qytetarëve, të njëjtat parti dhe të njëjtit politikan për 2 dekada e mbisunduan skenen politike duke u ngritur në karrierë politike përmes kauzave të rrejshme dhe duke u pasuruar mbi kurrizin e qytetarëve të varfër, mbi vuajtjet dhe sakrificat e panumërta të qytetarëve.

Është momenti i fundit që të ndodhë vetëdijësimi dhe ndërgjegjësimi qyterar për largimin e kësaj klase kusarësh nga skena politike. Nëse kjo nuk ndodhë shpejtë, me riciklimin e figurave politike i rrezikojmë t’i humbim edhe 2 dekata tjera nga mashtruesit e rinjë të ‘mullirit të vjetër’ politik.

Zgjidhja është në dorën e qytetarëve të vendit. Verdikti i tyre, i mirë apo i keq do të përcaktoj fatin tyre dhe të vendit në përgjithësi për 20 vjetët e ardhshme e ndoshta edhe për më gjatë!

Ata që tentojnë të vijnë dhunshem apo me mashtrime në pushtet, mos të harrojnë se në të njejtën mënyrë edhe do të largohen!.

Shpresa mbetet tek ngjizja e një alternative të re politike dhe tek vetëdijësimi i qytetarëve, me mosvotimin e politikanëve mashtrues si e vetmja mundësi për largimin e kësaj klase të papërgjegjshme nga skena politike.

Vetëm dalja në skenë e një force të re politike, do të mund ta kthejë shpresën e qytetarëve për jetë në këtë vend. Është domosdoshmëri e kohës që kjo të ndodhë sa më parë, në mënyrë që kasta aktuale politike të largohet nga skena dhe në vend të saj të vie një klasë e re politike e përgjegjshme, e pakorruptuar nga brenda dhe e pashantazhuar nga forcat e jashtme.

Ndryshimet substanciale në skenën politike dhe shoqërore të vendit tonë, mund të arrihen vetëm me bashkimin e mendjeve dhe zemrave, bashkimin e kapaciteteve intelektuale të qenjes sonë kombëtare, me bashkimin e të gjitha forcave progresive dhe të padjallëzuara njerëzore që jatojnë në vendin tonë dhe në Diasporë.