Në Bulevardin e pashtruar të Roganës, anash rrugëve me ferra, kaça, thana, shtog, driza e kurumlia, u lind e u rrit poeti, Rrustem Geci. Libri “Dora e Atdheut” që po i jepet i plotësuar lexuesit tonë, është një përmbledhje dhe përzgjedhje e vet autorit. Ribotimi i librit me plotësime të reja,“Dora e Atdheut”, edhe për nga përbajtja, edhe për nga cilësia artistike lirisht mund ta quaj, Kryevepër të autorit.
Të gjitha kohët i dua në vendin e vet, shprehet poeti. Derada, kjo sot e përkohshme do të jetë edhe pas miliarda vjetësh. Në një ese të poetit lexoj; fryma dhe mendja janë lëng që pjekin drithërat, që lulëzojnë pemët, që zambakët i bëjnë me lule, e gurin e shndërrojnë në trëndëfil. Realja dhe imagjinarja në art s´puqen me njëra tjetrën. Lotët e ullirit i kam dhimbje të tokës, dhimbje të shpirtit, dhimbje të mbijetesës. E di që zemra mund të bëjë më shumë, por, Çamëria të gjithëve na thërret!…
O vëlla i gjakut tim
thyej muret e burgut
se një varr në Çamëri
e kam ëndërr të jetës…
Derada, nuk ka nevojë t´ia shtoj dy lëkura portokalli rrezes së diellit. Poezia në tërësi është krijim intelegjentë i mendjes, i shpirtit, i zemrës, i muzës dhe i dashurisë. Toka, kjo mbretëreshë e natyrës vazhdon të persekutohet vazhdimisht. Andaj, çfarë t´i japë të tashmes, shkruan Geci; pos dashurinë që e kam për Nënën e fshehur – Atdheun. Derada, edhe historisë, njëjtë sikurse individit i shkyhen këpucët, i vjetrohen rrobat, e kap mërzia e zbrazëtia, e godasin padrejtësitë nga më të ndëlikuarat. Unë kujtoj se poeti jetën duhet ta ndjej nëpër katër kohë: ndryshe vargu i tij do të jetë i kufizuar. Rrustem Geci fillesën në poezi e ka qysh në moshë të re. Jeta dhe muza në poezinë e Rrustem Gecit bashkohen dhe përbashkohen,- rrëfejnë njëra-tjetrën, e udhë marrin së bashku.
Fqinjëve të matanë kufirit u kam thënë, shkruan Geci! Atdheun e kam të tërin në zemër. Plagët e tij i kam në çdo pjesë të trupit. Derada, për Atdhe unë bëhem hero! Atdheun e dua, edhe kur ai s´më do, edhe kur ai më ndjek, edhe kur ai më arreston, edhe kur ai më fyen e poshtëron! Kjo do të ishte përgjigjja ime. për fqinjët me gojë të palarë!…
Në Kodër të Brijës në Roganë
një kaçubë më ka pas thënë:
jam e vogël, kam pakë shtat,
Vesë prej barit pij çdo natë!..
Derada, në çastet më me dashuri, na ndodhë që dashurisë fjalët si merren vesh, as kur zemra shok përqafon, as kur zemra shok ledhaton. Këto dhe mija vargje të tjera tregojnë për gjerësinë, lartësinë, e thellësinë në poezinë e Rrustem Gecit. Derada, nuk ka liri që shtypjen nuk e njeh, nuk ka të çliruar pa një të rënë të bukur. Në motivet me atdhé, Rrustem Geci është tamam poeti.
Historinë që e kam në shpinë
poshtëruar e kanë të mëdhenjtë
poshtëruar e kanë fqinjët, dhe
Poshtëruar e kanë edhe tanët…
Libri “Trokitje Çame”, dhe “Dora e Atdheut”, janë dy nga majat në poezinë bashkëkohore shqipe. Me rastin e promovimit të librit në Vlorë, “Trokitje Çame” poetët nga Vlora; Idajet Jahaj, Albert Habazaj, Prof. Dr. Bardhosh Gaçe, e Xhemil Lato, e Laureta Petoshani, poezinë e Rrustem Gecit e vlerësuan pasuri kombëtare. Lexues të nderuar; Rrustem Geci, bashkë me Festim Laton janë shpallësit e Republikës së Çamërisë. Në portretin e epokës së Rrustem Gecit, gjejmë formatimin poetik të kohës së tij.
Askush nga ne në këtë botë shkruan Geci nuk do ta gjej lumturinë pa Ribashkimin e të gjitha pjesëve të atdheut. Vetëm me bashkim të mendjes, të shpirtit, të gjuhës e duarve, do t´i shtyjmë kufijtë tanë kah guri në vend të vet. Çamëria, e bukura e Shqipërisë dhe e atdheut, s´është vetëm mesazh i poetit, po edhe mision. Libri “Dora e Atdheut” i plotëson të gjitha cilësimet dhe vlerësimet që janë thënë për poetin nga njohësit e poezisë së tij. Po e mbylli këtë reçencë për librin “Dora e Atdheut” me tekstin e Shpalljes së Pavarësisë së Çamërisë.
Ne, përfaqësuesit e popullit shqiptar çamë dhe arvanitë të trevave shqiptare të aneksuara nga Greqia, pasi analizuam gjendjen në të cilën ndodhemi mbi një shekull, të përndjekur nga vendi ynë, Përkatësisht të asimiluar dhe të diskriminuar në aspektin human, gjuhësor, kulturor, racor e politik, vendosëm që të mblidhemi në Kuvendin Gjithëpërfshirës Çamë, dhe Arvanitë, me qëllim të organizimit të institucioneve, parlamentit, qeverisë dhe ministrive përkatëse për udhëheqjen e procesit politik dhe ushtarak për realizimin e Pavarësisë së Çamërisë, dhe krijimin e Shtetit të Çamërisë. Të nderuar delegatë të Kuvendit Gjithpërfshirës Çam dhe Arvanit. Me propozimin e juaj, dhe timin, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Çamërisë zgjidhet, z. Ahmet Xhani. Urime z. Ahmet Xhani..
Rrustem Geci, Kryetar i Këshillit Nismëtar të
Kuvendit Gjithëpërshrës Çam dhe Arvanit
Hagë, 30 tetor, 2016, ora 14-të,Hoteli “Ambasador”
Shkruan, Derada Gashi
Frankfurt, Shkurt, 2018