Porositë e epokës së perënduar nuk iu duhen shqiptarëve

0
87
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Tri deceniet e fundit nuk kan sjellur përparimin e duhur të shteteve të rajonit. Kemi pasur një jo stabilitet, jo shumë të larguar nga vitet te 90-ta, të shekullit të kaluar. Kemi procese të limituara të demokratizimit dhe zhvillim jo të duhur të rrjedhave ekonomike. Nuk janë arritur as për gjysëm normat të cilat i kërkon bota e civilizuar. Dihet së në këtë pjësë të botës ndodhën edhe luftërat, e cila solli shumë vdekje dhe shumë dëme tjera materjale vëtem, pse Serbia dëshironte të formonte Serbinë e Madhe. Kjo nuk ju lejua nga shqiptarët dhe nga bota demokratike, që na ndihmuan ta fitojmë luftën në vitin 1999.

Edhe pse u mbyll kaptina e luftës, nuk pamë transformime të duhura të proceseve dhe as largim të theksuar nga epoka e mbyllur e komunizmit. Pse shtetet e rajonit ende kan mbetur më logjikën e kaluar të sistemit komunist, shkaqet janë të shumta, por janë sigurisht të pa arsyeshme për shekullin në të cilin gjendemi. Më rënjën e komunizmit do të duhej të sigurohoshin të gjitha parametrat shoqërore dhe politike, të cilat do të siguronin progres dhe jetë kualitative së bashku më të drejtat fundamentale njerëzore. Këto edhe ishin motivet të cilat shkaktuan rënien e komunizmit. Kalimi nga një sistem në sistemin tjetër ende nuk ka përfunduar. Me shumë po simulohet demokratizimi së sa që në fakt e kemi.

Mediet dhe rrjetët e ndryshme sociale nuk i ndihmuan sa duhet progresin. Ato më shumë mbeten peng i regjimeve të pareformuara. Lojaliteti ndaj qarqeve të caktuara politike përfituese në Kosovë, ka bërë që të mbesim mbrapa në procesin e tranzicionit. Ne skenën politike erdhën njerëzit e pa pregatitur për sfidat e mëdha, të kalimit nga sistemi komunist në sistemin capitalist modern. Erdhën në pushtet njerëzit të cilët shkatërruar pronën shoqërore. Në këto kushte dhe rrethana politike u mbajten edhe zgjedhjet e pas luftës, të cilat nuk sollën ndryshimet e pritura. Nese u liruam nga traumat e okupimit dhe të luftës, nuk u liruam nga regjimet autoritare.

Nuk u fitua demokracia për të gjithë, nuk arritëm të bëjmë shtet normal dhe demokratik. Evoluimet shoqërore po janë të ngadalshme të cilat po bëhën pengesë drejte rrugës evropiane, si synim që e kemi. Vendi ka nevojë për njerëz shumë të mençur të politikës. Kosova ka nevojë për zhvillim në shkallë shumë më të lartë së sa e kemi. Porositë e epokës së perënduar nuk iu duhen shqiptarëve. Na duhet reformim i thellë i skenës politike, që është duke na shkaktuar dëme të mëdha në shtet ndërtim dhe mirëqenje. Për transformime pozitive duhen ide përparimtare, ide të kohës të modernitetit.

Akterët e skenës të deritashme politike nuk kan pasur ide dhe nuk janë larguar nga vitet e shekullit të kaluar. Vendit i duhen politika progresive, politika largpamëse shtetërore dhe nacionale. Kur jemi të plani kombëtar, aty nuk guxojmë të bëjmë compromise më Serbinë hegjemoniste. Nuk na duhen strukturat politike të cilat e dëshirojnë pushtetin më shumë së sa shtetin. Mjaftë gjatë na përcollën trendet negative shoqërore dhe politike, nga të cilat ka ardhur koha të lirohemi…!