POROSI NGA VARRI – poezi nga Albana Vokrri

0
2864

POROSI NGA VARRI

Kur të mbyll sytë një ditë
Dhe dheu të më mbulojë,
Mbaju! Mos e lësho veten!
Kur e gjithë bota të gjëmojë!

Lot, të lutëm, jo! Mos vajto!
Se do të lëviz poshtë pllakës me vështirësi,
Po dorën do të zgjas të të lëdhatoj,
Si dikur, kur pranë të kisha ty!

Do të më sjellësh ti zambakë,
Emrin do ta thërras me ëmbëlsi,
Aromë zambaku le të më mbulojë,
Do të përsëtitet e jona dashuri.

E në heshtje dhimbjen do ta mbaj,
Lotët do të dalin varg e varg,
Të lutem, afrohu dalëngadalë!
Buzët e thara moti ti m’i lag!


HESHTJE

Përse, vallë, heshtjen ma solle,
Zemrën me gurë ma rrethove,
Dhimbje në zemër sakaq mbolle,
Sytë me terr m’i shoqërove.

Porsi vullkan më erdhi papritur,
Në mendime thellë veten mbys,
Heshtja më rri thikë ngulitur,
Shigjeta lotësh më kthejnë përmbys.

Ngrirë heshtja rri përqafuar,
Gjethe vjeshte trupi shkund,
Ndoshta kurrë s’kam për ta kuptuar,
Pse heshtja në terr shpirtin tund.


E dua

E dua buzëqeshjen tënde kurorë
Se vetëm ajo më jep frymëzim
Kur shkoj gjithkund nëpër botë
Vetëm tek ti gjej shërim

E dua ngrohtësinë tënde si zjarr
Më shumë se zjarret nëpër vatra
Se ti më je jetë dhe margaritar
Më shumë se çeqet në banka

Të lutem, të lutem si të ishe ëngjëll
Mbushma jetën që është zbrazëti
Se gjithë qënia jote e shtrenjtë
Më asgjë s’krahasohet as në amëshim