PORDHA E “XHENAZES”

0
545
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ÇELIKU

E mora Veten në shpinë, dhe e nxorra matanë BregLumit Zajazit. Përtej, kaçakëve të Maleve. Bragut, dhe dhiareve kaçakëve Drenovës. Ngadalë, e shkarkova nën hije, Shelg Breglumi të Drinit Zi. Njerën dorë ia qita nën kokë si jastëk. Tjetrën, Penën me Dy tyta në brez të Babait. Struken e tij, ia hudha mbulesë mbi kokë. Tri netë, e Tri ditë fjeta nën Qiellin e hapur me yje dhe Hënë mbi Mal. Të Nesërmen, u ngrita dhe iu kacavjerra Rrapit me degë e gjethe në “Bit-Pazar” të Shkupit Shqiptar. Majëmali, e hoqa struken e Babait arnë përmbi arnë. Dhe, i futa edhe një sy gjumë mesdite, nën Rrap. Herët, kur u zgjova mes Ngjarjeve Historike Shqiptare, përsëri u shtriva nën hije Rrapi me degët mbi kokë, në “Bit-Pazar”: Një Ibrik me raki rrushi, dhe Dy shtama me verë të Mikes Di “hallall”, me ferexhenë e zezë hedhur krahëve.

Edhe, gjatë kësaj fushate parazgjedhore parlamentare për pushtet argati (kryemistër shqiptar):  I nxorra mbi tavolinë rraçet e Luftës heroike me vite kokë më kokë, dhe flakë më flakë, mes këmbëve. E shtrova në Sofrën Shqiptare, edhe një copë buke misëri nga janxhëku i lëkurës Ogiçit me arna maleve. Fyellin, e Bariut. “Nagëntin” e Babait, me nëntë fishekë në arkë, dhe një në gojë në rastë rreziku. Edhe, një copë djathi që ma kishin dhënë Çobanët e Sharrit Plak, ta kem rrugës Roje. E mbusha plotë barkun si lodër turku me tollumba. Mos, them: Edhe, me “shlihovicë” serbi, sipas Hoxhës Allahut.

Matanë rrugës, e pash Nusen me pashterkë të kuqe (Hojdodolen) me ringëla-xhingëla, sesi: Dikur, përmes Qytetit të Kërçovës, në kohën komuniste e tërhiqte veten zvarrë nëpër sokaqet e Qytettit të kaçakëve Malit. Sot,  mes “Bit-Pazarit”: Krah për krahu me Dexhallin me trurmbeta, në mes të Shkupit Shqiptar, heq vallen popullore me dajre. Ebu Xha Ferrin, nuk e kishte marrë me vete, Rrugës për në Baba Tomorr (Malin e Perëndive) mbi Çelvjollcë, me siguri e kishin rrokullisur në ndonjë shtrat partiak, në Shtëpinë Publike me “Din e Iman”. Nuk prish punë kjo, për këtë shpërblim publicistik në mjetet e informacionit partiake, po t’i  shohim Listat e partive politike me propozimet për “kryeministër shqiptar”, dhe deputetë të “popullit” për Ditën e Nesërme?! Shumica partizanë partiak, Dje: Të Partisë Komuniste, Sot të asaj Neokomuniste. Fundekrye, të shkolluar dhe punësuar nëpër institucione partiake kumuniste jugosllave. Shumicën, të shpërblyer edhe me Çmime partiake në Shtetin e “përbashkët”. Nuk prish punë, e kishte me vete Haxhicën e Facebookut (Hojdodolen). E tërhiqte pas vetes, ku ta di Unë në ndonjë xhami me flamuj turko-arab në minaret e xhamive shqiptare. Hoxha i Allahut, i priste para dere.

Ruana Zot. nëse je Shqiptar!… Amin!…

Hoxha i Allahut i priste para derës të xhamisë me “dezeninfektues” Qeveritar (jo raki rrusji), dhe Nuse të Re, në kohë Pandemie. Edhe, para kamerave televizive Ditën e ”Bajramit” tha, se: “Koronavirusi ka vdekur”. “Analistët” partiak, nga xhelozia iu sulën me reagime, jo për shkak të Koronavirusit që e shpalli të vdekur Hoxha i Allahut, por Nuses Re. E shkarkuan nga posti i Kryetarit të BFI -së. Punemadhe. Çka të duhet një post i tillë dhe i korruptuar partiak komunist me vite, kur në shtëpi e ke një Nuse  të re me Duvak mbi kokë nëpër Lëmë. Ferexhenë e zezë, hedhur krahëve nëpër “Bit-Pazar”. Shkupin Historik të Shqiptarëve.

Shpëtona, o Zot nga Dexhalli me trumbeta  nëpër “Bit-Pazar”! Shkup… Nëse, je Shqiptar me “Din e Iman”! Ose, kryq në Ballë. E, përqafe. Amen…

              Nana ime e ndjerë, rrëzë Çuke
              E zgjidhte Dashin me brirë:
             Hundën e madhe, na Rroçkodan.
             Thonte, se: Është mashkullor
             Për kopenë, nga soji: Pasardhës.
              Lindë qëngja: Dele, dhe Desh
              Me brirët: Vesh më vesh. Livadh.

             E, Unë, edhe Sot: Nën Rrap. Hije
             E kam vështirë ta zgjedh Nusen:
             Burrat, e partive politke. Argatë
             Që, m’i pjellë Buça në Lëmë
             Natën: Kopila, m’ i lë pas porte.

             Dhe, m’i ndërsen pas shpine:
            Lehin tinëz. Atdheut, në Katund…

– Eh, ore burrë ta dish sa të dua! Natën, shpeshëherë zgjohem  nga gjumi: Dhe, shoh ëndërr, a merr frymë ende në shtrat, apo ke vdekur?!

– Epo, mirё oj Grua! Edhe, Unë të dua!…
– E di. Ama, unë të dua më shumë…
– Dihet. Megjithatë, edhe Unë të dua!…

– Eh, si jeni edhe ju burrat e Çukës Ilire Dardane. Gurit Zi, mbi Katund?! Vështirë, u besoni Grave besnike me Dy shami lidhur për brezi.

– Jo, oj Grua besnike. Edhe, Unë jam si burrat tjerë të Katundit… E sidomos, si ata të Çukës Ilire. Aqmëpak, të Gurit Zi mbi Katund, ku e kalova fëmijërinë.

– Budallai. Mos do të thuash, se: Je, me brekë mbi pantollona?!

– Jo, gjithë jetën. Sot, jam pa brekë… Hi-hi-hiii… Qesha.

Burri i botës, për inatë: Nuk priti më, po u ngritë dhe e rrëzoi në kokërr të shpinës, qilimin me këmbë arushe të Nanës Zajazit, endur në Katund. E paloi sa gjërë gjatë, dhe e bëri bythekrye. E rrotulloi në një krah, edhe nga prapa duke u mbajtur me të dy duart, Dy shtamave me vegё (verë), që të mos rrëzohet në kokërr të shpinës, mes bereqetit Madh. Përçudi, si nuk i mbeti në dorë. Nesër, ta akuzojnë për krime lufte, përcjellin në Hagë. Edhe njëherë për inatë, e rrotulloi në krahun tjetër në shtratin e Babait: Dhe, e përmblodhi me gjithë bereqetin partiak nën zgjedhë, si bujku pllugun në arë, rrëzë Çukës Dardane. Atëherë, i hudhi hebet e malësorit në krah, donte ta flukë farën e misërit arave. Në dhomën me libra, ra tërmet.

Oh, ooh, oooh… më fortë… më foortë… më fooortë… Edhe pak… Edhe paak… Edhe paaak… Më pëshpëritë, në vesh… Oooh, ashtu… Ashtu… Ashtuuu… Dikur, Ajo (Hojdoloja) filloi t`i hajë çarshafët me dhëmbë… Përdridhet si bollë shullani… U çmendë…

Pasmesnate, e hipi para Gjokut Pullali Shqiptar, dhe fluturoi mbi Liqe. Matanë Drinit Zi, pas shtatë maleve me pak frymë, mezi e zbriti në tokë, si Meleqe të “Allahut”. Mos, them: Mes dallgëve të tërbuara, në liqe.  E kaluan Lumin e Drinit Zi, dhe pranë një burimi: U ulën nën Rrap. Hije. I nxorri Dy shtamat me verë të Mikes Di “hallall”. Dhe, pasi i shteri me fund, u shtri për një sy gjumë. Ditën e Nesërme. Liria, ende Larg.

Të Nesërmen, e vazhduan rrugën maleve Grykës Radikës. Nën një mal, mes disa dhiareve: Miken, e rrokën xhindet. Dhe, nuk e lëshuan Grykës të Radikës, mes lisave deri në Shkup. Përpak, mes maleve desh e la vetëm si qyqe… Volli, nga inati në mes të rrugës malore…

Edhe njëherë e shaluan me të katra Gjokun Pullali me shalë mes maleve. Dhe, dikur para Agimit: Kur, Qyteti i qyqeve, ende kotej në endërra parazgjedhore (“fitore”), mu në hyrje të “Sarajit” Shkupit, bënë Paqe. U dorëzua. E thirri edhe njëherë Natën e Madhe. U çmendë, mes maleve… E pushtuan Shkupin Shqiptar në gjumë.

O Imzot, pas Tri netëve të çmendura: U arratisë në një xhami turko-arabe. Dhe, që andej: Nga minarja e xhamisë fluturoi në Qiell. E di, se: Nuk do të më besoni, kur do t`ju them se një ditë do të kthehet nën Rrap me dy shtamba  verë “hallallall”, nё “Bit-Pazar”. Shkup. Përsëri, do të pinë me Dy shtama verë “hallall” nën Rrap. Dhe, do ta zbresin nga Rrapi Historik armën (Penën me Dy tyta) nga dega e Rrapit Historik. Shkrepin, pas Dexhallit me trumbeta nëpër “Bit-Pazr”. Fishekun do t`ia shti në gojë, dhe do t`i vë pusi Natës Madhe në Shkupin e Shqiptarëve:

              Të mjerët, Thonë: Se, Iku Mikja Di
              Nuk e dinë, se: Ende, është gjallë:
              Shtrat, me Mua. Edhe, përtej Vdekjes
             Shtëpisë publike, jeton mes Librave.

            Të mjerët.
            Thonë se, kam mbetur Vetëm
            E, nuk e dinë se Mua Natën:
            Më pëlqen Errësira. Vetmia…
           Dhe, Hëna kulaç mbi Rrap…

Eh, ore burrë ta dish sa të dua!… Edhe nata pa ty më duket e zbrazët…

– Mirë, oj grua… Mirë… Gëzohem… E di… Megjithatë!… Edhe, Unë të dua!…

– Jo! Jo, ti nuk më do sa të dua unë…

Burrit, më i erdhi deri në fyt kjo Dashuri e madhe. Vendosi ta provojë dashurinë e Gruas besnike. Një ditë, pasi priti në kojshi të bëhet dasëm me shtatë palë lodra (nuk e kam fjalën për fushatën parazgjedhore të Partive Politike Shqiptare: “Kryeminstër Shqiptar”), u shtri në shtrat.

– Oh, vdiqa… O burrë, vdiqa… Vdiqa…

Gruaja besnike, filloi të qajë… Derdhi lotë mbi shtrat…

– Aman, ore burrë, mos vdis kёtё ditё të zezë! Ç`do të bëj unë e mjera pa ty, kërcuna. Oh, qyqja unë e mjera ç`më gjeti, dhe filloi ta gërvish fytyrën me thonj… Shkuli flokët…

Dhe, burri i Gruas besnike, vdiq atë Natë…

Atë natë, siç u thashë edhe më lartë, në këtë shkrim publicistik: Në kojshi, bëhej një dasëm e madhe me shtatë palë lodra. Cingana. E, dajre. Gruaja si merakçije që ishte pas burrave të botës (vëllezërve), vendosi të shkojë në dasëm të kojshive, po kujt t`ia lente “xhenazen”?! Iu kujtua, e thirri një plakë dhe u bënë pazar për dy shtëllunga leshi…

Gruaja besnike, pasi u vesh mirë e mirë me këmishë mëndafshi, jelek me pare, dhe pashterkë të kuqe me pala, para se të shkojë në Dasëm: Vendosi, t’i vizitojë para kamerave televizive, edhe varret e parardhësve partiak të “vëllazërim-bashkimit”. Në këtë fushatë parazgjedhore: Një kurorë me lule, vëndosi mbi varrin e “Vëllait” Madh, dhe një tjetër mbi Rrufjanin. Edhe, atë: Përderisa, Plaka e ruante “xhenazen”. Dikur, Plakёs: Nuk e di sesi, i ikën sytë në tavan. E pa një pastërmë deleje. E mori një shkam, dhe hipi të pres me thikё një copë pastërma. Po, i rrëshqiti shkami dhe bythekrye u rrëzua mbi “xhenaze”.

Tëëërrt… Pordhi, “xhenazja”…

Plaka u trembë. Vallë, a pordhë “xhenazja”?! Patjetër, do të shkoj ta pyes Nusen me pashterkë të kuqe. Nusja, në atë moment e hiqte vallen popullore me shami, dhe këndonte këngë “patriotike” me dajre. Plaka, iu afrua ngadalë dhe i pëshpëriti në vesh:

– Nuse, a pordhë “xhenazja”?!

Nusja duke e hequr vallen me shami, pa e ndalë këngën “patriotike” iu përgjigjё:

             Pordhë, moj nane
              si nuk pordhe -ooo…

Plaka, pasi u sigurua nga premtimi, u kthye përsëri te “xhenazja”. E preu, edhe një copë pastërmë deleje. Kësaj radhe, nuk i rrëshqiti këmba nga shkami. Nuk pordhi, “xhenazja”. Dyshimi, përsëri iu ngatërrua në kokë  Nuk ishte e sigurtë me shtëllungat e leshit. Ndodhë, Nusja me pashterkë të kuqe të më mashtrojë, nuk do t`mi japë shtëllungat e leshit si shpërblim. Edhe njëherë, vendosi të shkojë ta pyesë Nusen mes grave në valle për shtëllungat e leshit.

Nusja, ende e hiqte vallen dhe këngën “patriotike”. Plaka, ngadalë i tha te veshi:

– Nuse, po shtëllungat e leshit, a do t`mi japёsh pas Dasmёs madhe në Katund?

Në t`i jape, moj nane
                Si s`ti jape -ooo…

Dasma mori fund, në Katund. Nusja u kthye në shtëpi te “xhenazja”. Plaka, i mori shtëllungat e leshit, shpërblimin e Nuses me pashterkë të kuqe. Po, “xhenazja” që pordhi?! Eh, “xhenazja” që pordhi: U ngritë nga shtrati me nëntë plagë si Gjergj Elez Alia, Motrën ta shpëtojë nga Bajlozi i Zi. Plagën e dhjetë, pritet ta marrë në këtë fushatë parazgjedhore. Dhe, e përqafoi Gruan besnike me të dyja duart përqafe. Edhe, e puthi Xhadinë plotë dashuri në të të dyjat faqet, edhe në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Hë, çka nuk e keni të qartë në këtë shkrim publicistik?! Xhadia, gjatë këtyre viteve martese me “Vëllain” e Madh: Vërtetë, e kishte dashur burrin?! E do, edhe sotekësajdite: Para fushatave parazgjedhore lokale dhe parlamentare për pushtet argati, në Shtëpinë Publike. Edhe ju, nëse nuk u besoni grave besnike, provoni të vdisni një ditë Dasme në Katund me dajre dhe shtatë palë lodra. Frikë keni, mos u shkojnë gratë e juaja besnike në dasëm, ë?! Punemadhe, le ta heqin vallen me dajre e lodra. Copё – copё le t’i bёjnё dajret. Gjithë natën e gjatë, le të këndojnë këngë “patriotike” me shqiponjën dykrenare “kuqezi” te bytha. Dimia.

“Xhenazet” tuaja, ndoshta: Nuk pordhin, në Katund… Hi-hii-hiii…