Popullin më të lashtë po e ngulfatë – jo uniteti!

0
458
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

A ka diçka më të bukur në jetë së dashuria, krenaria dhe lumturia, kur je i vetëdijshëm se i takon një entiteti, që je pjesë i një kolektivi që quhet popull. Kënaqësi e madhe është kur e ke tokën tënde, besimin, gjuhën, traditën dhe kulturën? Kur e ke të mundur të rrefehesh pa dro së je shqiptarë, dhe së vendi yt është Kosova? Sikur koha bashkëhore, preokupimet e përditshmërisë sonë, pastaj problemet e mëdha më të cilat po ballafaqohemi, kanë bërë që t’i harrojmë dhe t’i vlerësojmë të gjitha këto të mira që i kemi.Jemi pasardhësite e Ilirëve shumë të lashtë, në këto troje. Me shekujë po e shkelim tokën tonë, duke pasur përjetime të mira e të keqija.

Të keqija pse trojet tona u ndanë në shumë pjesë bashkë më ne. Armiqët serbosllavë na okupuan për shumë kohë më ndihmën e Fuqive të Mëdha të Kohës. Ende disa pjesë të trungut të lashtë ilirik janë të okupuara nga fqinjët tanë grabitqarë. Ju mbijetuam shumë luftërave dhe fortunave të kohës, duke luftuar më shpirt, më trup dhe më zemer, duke e ruajtur kështu gjakun arian dhe çenjën tonë kombëtare. Dhe, tash kur e kemi nevojën e madhe për unitet, ne sikur po e humbim fuqinë, sikur po e humbim vullnetin, duke ju lëshuar rrugë të ligave, duke ju lënë hapësirë ujqërive të pangopur serbo-rus për tna ricoptuar sërish pasi që i mundëm edhe ushtarakisht më ndihmën e miqëve tanë.

Po kemi zenka të ndërsjella, po i zhvillojnë stereotipet, po përhapim urrejtjën, po ndahemi dhe po largohemi sikur mos të ishim vëllezër të një gjaku. Ne, gjithë këtë agoni e cila fatkeqësisht është bërë e pranishme në shoqëri, dhe largimet që po e godasin vendin, deficitet demokrafike, korrupcioni përmës politikaneve oportunistë, nuk po janë të dinjitetshëm në prezentimin e shtetit të ri të Kosovës. Po e humbim gjithnjë e më shumë ndjenjen së vetëm të bashkuar mund të ecim sigurtë përpara.

Po e humbim ndijesinë e vërtetë për vlerat që na përbashkojnë, duke kërkuar një jetë më të mirë, krejtë diku tjetër më shumë imagjinare. Edhe mund të na duket diku tjetër më mirë. Por, kjo zgjatë shumë shkurt, atdheun nuk e zëvëndëson asnjë vend tjetër në botë. Këtë gjë secili e heton dhe e përjeton shumë shpejt në tokën e huaj.Ne mërgim gjithmonë je banorë i rendit të dytë, i abroguar nga shumë të drejta.

Vendi i huaj kurrë nuk ta ofron ngrohtësinë e vendlindjës, sado të zorshme që e kemi jetën. Edhe lindja e diellit në dhe të huaj, na duket më ndryshe, jo më atë bukurinë e vendit të origjinës. Ne shqiptarët sikur të tjerët i çmojnë kurse vetën nuk e vlërsojmë, shpejt harrojmë dhe falim, rregullisht ankohemi për çdo gjë. Jemi popull bujar, mikëpritës e intelegjent për çdo lëmi.

Këtë e tregojnë edhe sukseset e djemëve dhe vajzave tona në arenën ndërkombëtare në secilën fushë ku prezantohen. Besojë që do të gjejmë forcë, së do të kemi kurajo, për ta tejkaluar jo unitetin aktual, si dhe të gjitha dobësitë tona, që të ringritemi si Feniksi kur e kemi më së vështiri. E kemi trashëgeminë tonë të ndritur nga Rilindasitë dhe Luftetarët tanë për Atdhe dhe Komb…

Gjendjen aktuale shoqërore si shtete dhe si komb, nuk e kemi bash të mirë. Ti bashkojmë forcat njerëz për ti mposhtur të gjitha vështirësitë dhe egoizmat tona…?!