Rudi Berisha
Çdo ditë populli shqiptarë në Kosovë po varfërohet. Dëgjoj çdo ditë në lajme vetëm politikë ( Serbia, Vuçiçi, Beogradi, Evropa, numrat, qeveria, korrupsioni, pazari, shantazhe, patriotët, mashtruesit, ofendimet e njeri tjetrit, etj. etj ).
Por nuk po dëgjoj zgjidhje për punësim, nuk po shikoj rrugë-dalje për të fituar ne populli i thjesht, e që nuk kemi të afër krahë politikë të fort në institucione dhe në lartësi qeveri.
Nuk kemi dike që edhe ne të punësohemi diku, ne hallëgjit e kësaj toke, kërkojmë veç një copë bukë sa për të jetuar, kërkojmë një pagë të vogël sa për mbijetesë… Por ne jemi larg punësimit, se nuk jemi të nënshtruar politikës ditore dhe politikave përfituese në emër të popullit, ne nuk nështrohemi, se ne jemi vetë – populli…
Por më tregoni o lider, si do të kalojmë këtë krizë, si të jetojmë ne më mirë, të kemi mirëqenie më të mirë, si do ngritët arsimi, kultura dhe si do ngopemi bukë në, dhe kur do të ngopeni ju duke na vjedh e duke na mashtruar më fjalë populiste dhe më fjalë të veshura më rroba të bardha e që nuk zgjasin më shumë se sa një kohë fushate.
Na tregoni neve të rive shqiptarë të Kosovës, na tregoni se si në këtë kohë të pa kohë, në këtë jetë që ju disa “liderë” e keni vrarë më paditurinë tuaj të ardhmën tonë si të jetojmë, si të gjejmë një vend punë, si të fitojmë bukën e gojës, cila do jetë e ardhmja jonë. Ju duhet të na tregoni, ju jeni përgjegjës për ne, ju të paktën na tregoni një të vërtetë, pse na varfëruat deri në këtë mash, pse ?…
Ju flitni për politika të mëdha, keni harruar ekzistencën tonë, keni harruar varfërinë tonë, e harruat vet popullin shqiptar në Kosovë, harruat…
Më tregoni kur ne do dalim nga ky izolim që BE-ja po ja bënë popullit (viktimë) në Kosovë, kur do të lëvizim pa viza në Evropën e Bashkuar, na keni lodh, ju disa politikanë duke then:
“Kosova do shkoj drejtë BE-së, populli shqiptarë është evropian, ne jemi duke ecë kah Perëndimi, Kosova e ka vendin në familjen e madhe evropiane etj. etj.”
Sa duhet të vuaj ky popull i lar më gjak?
Sa duhet të vuaj ky popull pa bukë të jemi pjesë e Evropës?
Kosova nuk shkon askund, ligjet e Evropës po vinë në Kosovë, këto ligje janë të rënda, këto ligje të quajtura standarde janë vdekje për popullin shqiptarë në Kosovë, janë vdekje se janë standarde të dyfishta në një vend, në mesin e popullit të varfër siq jemi ne tani këtu në Kosovë…
Evropa po na mban të izoluar dhe na quan evropian. Populli shqiptarë na thonë: “Janë të dashur, mik-pritës, janë bujar dhe e kanë vendin në Evropë, populli shqiptarë është më Evropën”.
Ndërsa populli shqiptarë në Kosovë çdo ditë vuanë për bukë, është i izoluar si në kohët e errëta dhe çdo ditë Evropa na qet kushte dhe ka pretëndime të rritjës së varfërisë që të na sundoj ma leht, na qet kushte që të na copëtoj, më lehtë, se pak na ka copëtuar nëpër kohëra historike…
Populli shqiptarë në Kosovë është në mjerim, është në një krizë të thellë për kafshatën e bukës. Këtu ëndrrat e shumë të rinjëve i keni vra ju lider shqiptar bashkë më ca evropian.
Ëndrrat e shumë të rinjëve janë:
Si ti fitoj leje-qëndrimin diku në Evropë.
Si të ikë nga Kosova.
Kjo nuk është e drejtë, kjo është dhimbje-dhimbje- dhimbje o shqiptarët e mi të politikës, shikoni, dëgjoni dhe kthejuni më sinqeritet punës, punoni për këtë rini shqiptare në Kosovë, rinia po ikë, po tretët, po largohet nga dheu ku u rritën, nga nëna që i lindi, rinia po ikë…
Në fjalën e fundit në këtë shkrim, lutem që popullin të trajtoni më sinqeritet dhe të punoni për të larguar varfërin në këtë vend të mbushur gjak npër vite, populli është mëritor për liri, populli është meritor për të gjitha të mirat që i keni ju.
Kujdes më popullin, populli është barut, zjarr, dhimbje, martir, lartësi, dëshmorë, hero është populli shqiptarë…
Rudi Berisha
Prishtinë, 18 shtator 2017